Lajmet

Konjufca: Ka qenë befasi për mua që të lirohem tërësisht nga akuza

Ai të premten ka thënë se ka pritur që të dënohej me kusht ose me gjobë.

Published

on

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se është befasuar me vendimin e Gjykatës Themelore lidhur me akuzën për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e kryesisë më 18 gusht të vitit 2016. Ai të premten ka thënë se ka pritur që të dënohej me kusht ose me gjobë.

“Ky është një proces që është zvarritur se tepërmi. Nuk ka qenë proces gjyqësor me standarde të njëjta. Ka ndodhur dënime me kushte e me gjoba. Në momentin që nuk është vendosur përmes një kriteri të njëjtë, unë mendoj që qysh në atë kohë gjykata i ka ndërruar standardet dhe pastaj as unë vetë nuk e kam ditur çfarë dënimi do të më presë. Por, që lirohem krejt ka qenë befasi edhe për mua. Kam pritur që të jetë dënim ose me kusht ose me gjobë. Nuk do ta kisha problem që të jem i dënuar”, ka thënë Konjufca.

Lajmet

Ballkani shkon në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Published

on

Skuadra nga Suhareka, Ballkani ka siguruar raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Futbollistët e ekipit kanë luajtur si mysafirë ndaj skuadrës Floriana me rezultat 1:1. Vella solli maltezët në epërsi në minutën e 38-të, ndër sa Adetunji barazoi për Ballkanin në minutën e parë të kohës shtesë.

Në këtë mënyrë suharekasit siguruan pjesëmarrjen e në raundin e radhës, pasi në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” shënuan fitore me rezultat 4:2.

Continue Reading

Bota

​Trump shtyn për tre muaj tarifat ndaj Meksikës

Published

on

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se do të shtyjë vendosjen e tarifave ndaj Meksikës për tre muaj, për të arritur një marrëveshje tregtare, që do të thotë se tarifat më të larta të shpallura nuk do të hyjnë në fuqi për momentin.

Trump shkroi në Truth Social se diskutoi në telefon me presidenten meksikane Claudia Sheinbaum, duke e përshkruar bisedën si “shumë të suksesshme”.

Tarifat prej 25 për qind për shumicën e mallrave nga Meksika do të mbeten në fuqi ndërsa negociatat vazhdojnë. Trump kërcënoi të rriste tarifat në 30 për qind më parë këtë muaj.

Presidenti amerikan shkroi në Truth Social se tarifat për veturat do të mbeten 25 për qind dhe se tarifat prej 50 për qind për çelikun, aluminin dhe bakrin do të vazhdojnë të zbatohen.

Ndërsa Sheinbaum shkroi në X: “Ne shmangëm rritjen e tarifave të njoftuara për nesër dhe na u dhanë 90 ditë për të krijuar një marrëveshje afatgjatë përmes dialogut,”rtheksoi ajo.

Nesër, do të hyjnë në fuqi më shumë tarifa për shumë vende kur bëhet fjalë për importet në SHBA, ndërsa fillon faza tjetër e politikës tregtare të Trump.

Disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Japoninë, kanë arritur tashmë marrëveshje me qeverinë amerikane për të ulur tarifat. Pas muajsh negociatash, Bashkimi Evropian ra dakord për një marrëveshje tregtare me SHBA-në katër ditë më parë, sipas së cilës norma bazë e tarifës për eksportet e Bashkimit Evropian në SHBA do të jetë 15 për qind.

Continue Reading

Bota

​Policia u del në ndihmë 5 shtetasve që rrezikonin të mbyteshin në Durrës

Published

on

Shërbimet e Njësisë Policore Detare u kanë dalë në ndihmë pesë shtetasve që kërkonin ndihmë, pasi gomonia e tyre rrezikonte të fundosej për shkak të erërave të forta në afërsi të Gjirit të Durrësit.

Menjëherë pas konstatimit, efektivët e Njësisë, me mjete lundruese, ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg të qytetarëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia fton qytetarët apo turistët që ndodhet në vështirësi dhe kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë menjëherë Shërbimet e Njësisë Policore Detare.

Continue Reading

Aktualitet

​Gjendet pa shenja jete një 63-vjeçar në Jezerc

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një vilë private në Jezerc është gjetur pa shenja jete një person.

Kanun Veseli nga policia rajonale e Ferizajt, ka thënë se personi i moshës 63-vjeçare është gjetur pa shenja jete rreth orës 11:00, në garazh pranë veturës së tij.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve rajonale dhe ekipi i forenzikës. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Emergjente në Ferizaj”, ka thënë ai.

Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe ka udhëzuar që të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj.

Continue Reading

Të kërkuara