Lajmet

Konjufca ia shpreh shqetësimet homologes së tij sllovene për “tendencat destabilizuese të Serbisë”

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur shqetësimet e tij për “tendencat destabilizuese të Serbisë”, të cilat sipas tij kulmuan me ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë.

Pas takimit që ka mbajtur me homologen e tij sllovene, Konjufca ka shprehur falënderime për shtetin e saj në të gjitha etapat. Konjufca ka thënë se Sllovenia ka përkrahur Kosovën në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës e me përkrahjen për heqjen e vizave.

“Në kuadër të vazhdimit të marrëdhënieve shumë të mira dhe miqësore. Kjo është vizita e parë në nivel të kryetarëve. Ë zhvilluam një bisedë shumë miqësore. E njoftova kryetaren për përparimet që ka bërë Kosova në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik që ka arritur. E falënderova që Sllovenia që përkrahu heqjen e vizave. E shpreha mirënjohjen edhe për mbështetjen e madhe që na jep shteti slloven për në Këshillin e Evropës. Me homologen time i ndamë pikëpamjet për zhvillimet në rajon dhe në përgjithësi. Kosova dhe Slloveni janë të drejtuara në anën e Ukrainës. Kosova është ende në pritje të përgjigjes për kërkesës e saj për anëtarësim në BE duke qenë i vetmi vend në rajon që nuk e ka këtë status”, u shpreh Konjufca.

Ai tha se e ka njoftuar kryetaren edhe në lidhje me sulmin që shteti serb e ka shkaktuar në veri të Kosovës, ku mbeti i vrara rreshteri Afrim Bunjaku, duke thënë se nuk mund të ketë fqinjësi të mirë pa u dënuar kryesit e këtij krimi.

“Nuk mund të flasim për fqinjësi të mirë dhe paqe në rajon pa u dënuar kryesit e këtij krimi. Theksova që institucionet tona i kanë përmbushur kërkesat e BE-së, por masat ende vazhdojnë. Sllovenia e ka treguar aleancën e saj të fort me Kosovën”, u shpreh tutje Konjufca.

Vendi

Monodramë, Dokumentarë dhe Muzikë: Çfarë shënoi ditën e tretë të “Etno Fest”

Published

on

By

Dita e tretë e festivalit “Etno Fest” solli një gërshetim të arteve skenike, trashëgimisë kulturore dhe kujtesës kolektive, duke përfshirë shfaqje teatrale, demonstrime tradicionale, dokumentarë historikë dhe muzikë live.

Programi artistik nisi me monodramën “No Surprises”, me regji të Endrit Gashit dhe interpretim të Ergjan Mehmetit. Shfaqja u prezantua përmes një qasjeje skenike interesante, duke trajtuar përjetimet e individit, raportin e tij me realitetin bashkëkohor dhe dimensionin emocional të dashurisë.

Në kuadër të promovimit të trashëgimisë kulturore u prezantua etno-performanca “Zeje në zhdukje: Farkëtari”. Përmes demonstrimit praktik të mjeshtërisë së farkëtimit, performanca vuri në pah rëndësinë e ruajtjes dhe transmetimit të zanateve tradicionale.

Mbrëmja vazhdoi me shfaqjen e dy dokumentarëve me tematikë nga historia e Kosovës:

“Ferdonija” me autorë Gazmend Bajri dhe Shkurte Dauti: Një rrëfim për historinë dhe qëndresën e Ferdonije Qerkezit nga Gjakova, e cila jeton me kujtimin e bashkëshortit dhe katër djemve të saj të humbur gjatë luftës.

“Pesë lulet, një notë e humbur” me autor Fatlum Haziri: Dokumentar që trajton temën e helmimeve të nxënësve në shkollat e Kosovës gjatë viteve ’90, i ndërtuar mbi dëshmi, intervista dhe materiale arkivore.

Aktivitetet e ditës u përmbyllën me “Etno Nejën”, ku interpretoi grupi “Ardian Behrami CIPA & Band”, duke sjellë përpunime muzikore për publikun pranishëm. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Katër të lënduar në një aksident trafiku në aksin Gjilan-Koretishtë

Published

on

By

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mëngjesin e së premtes në aksin rrugor Gjilan-Koretishtë, ku janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00. Si pasojë e përplasjes, përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë.

“Të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, janë liruar për në shtëpi”, deklaroi Osmani.

Hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Gjilan kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti. /Ekonomia online/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Pejë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një grabitje të ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar në rrugën “Qamëria” në Pejë.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja kishte ndodhur më 20 dhjetor 2025, rreth orës 03:30, ku persona të dyshuar kishin hyrë në shtëpinë e viktimës dhe kishin vjedhur një sasi të konsiderueshme parash, stoli ari si dhe një telefon mobil.

Pas hetimeve intensive të Sektorit Rajonal për Hetime, më 6 gusht 2026 është arritur identifikimi dhe arrestimi i njërit prej të dyshuarve.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Sot mbushet afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa nga ky institucion nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojë seanca e ndërprerë për legjislaturën e 11-të.
Punimet e seancës konstituese u ndërprenë me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili kërkoi kohë shtesë për diskutime me përfaqësuesit e partive politike, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për çështjen e presidentit. Kjo kërkesë nxiti reagime nga ligjvënësit e Partisë Demokratike, mirëpo kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu punimet.
Para ndërprerjes, Kuvendi përmbylli dy pikat e para të rendit të ditës: formimin e komisionit për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve. Pasi u konstatua rregullsia e mandateve, ligjvënësit e zgjedhur dhanë betimin, përfshirë edhe deputetët e Listës Serbe. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara