Lajmet

Konjufca: Gjykata Speciale absolutiste, ka nevojë për mekanizëm kontrolli

Sipas Konjufcës, një mekanizëm kontrolli mbi Specialen nuk po shihet askund në horizont.

Published

on

Absolutiste dhe hermetikisht të mbyllur e ka quajtur Gjykatën Speciale kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Pas kthimit nga Haga ku ka takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kreu i legjislativit ka thënë se kjo gjykatë nuk i është dukur e Kosovës dhe ka deklaruar që institucionet e Kosovës duhet të koordinohen në mënyrë që të vijnë deri të një koncept për një mekanizëm demokratik të kontrollit mbi këtë gjykatë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Kransiqi e Rexhep Selimi mbesin me shëndet të mirë dhe të fortë me vullnet, ka thënë kështu Glauk Konjufca i cili ka shtuar se shqetësimi i tyre janë shkelet që pretendohet se po u bëhen atyre në Speciale.

Të gjithë që i pash janë mirë me shëndet, janë shumë të fortë me vullnet edhe janë shumë të qëndrueshëm, natyrisht shqetësimi i tyre, dhe i mbrojtjes së tyre, është që pretendohet për disa shkelje që po bëhen edhe nëpër procedura për të cilat absolutisht nuk po ka kurrfarë mekanizmi të ankesës dhe i cili i shqyrton këto shkelje kur po ndodhin. Kjo është pikërisht për shkak të asaj që unë e shpjegova, kjo gjykatë është absolutiste, kjo gjykatë nuk është në kontrollin e askujt, kjo gjykatë madje nuk kanë mekanizëm as shtetet të cilat e financojnë me para këtë gjykatë dhe prej të cilave i marrin rrogat gjyqtarët, prokurorët dhe stafi i gjykatës pra në këtë kuptim natyrisht ata janë të pakënaqur ashtu siç është i pakënaqur edhe krejt populli i Kosovës për arsye se aktakuza e cila rëndon mbi ta lë hapësirë për inkriminimin e UÇK-së si të tillë, të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ka qenë institucioni më i rëndësishëm i UÇK-së”, ka thënë Konjufca.

Por sipas Konjufcës, një mekanizëm kontrolli mbi Specialen nuk po shihet askund në horizont.

Mënyra se si po funksionon kjo gjykatë me thënë të drejtën është një gjykatë absolutiste, kjo gjykatë nuk i jep llogari kurrkujt, kështu nuk ka kurrkund në botë, mos me i dhënë llogari kurrkujt, ajo për të cilën mendoj që kjo gjykatë për të qenë e ndershme, për të qenë gjykatë në përputhje me drejtësinë, për të qenë gjykatë e drejtësisë e jo gjykatë e politikës, ka nevojë për një mekanizëm të kontrollit, ka nevojë për një mekanizëm të llogaridhënies e ky mekanizëm i llogaridhënies nuk po shihet askund në horizont, bashkësia ndërkombëtare nuk po e themelon këtë mekanizëm të kontrollit ndaj Gjykatës Speciale, Kosova nuk e ka kurrfarë mekanizmi që e kontrollon dhe ndaj të cilit jep llogari Gjykata Speciale por në anën tjetër Kuvendi është themelues i kësaj gjykate”, ka thënë Konjufca.

Sipas Konjufcës, institucionet e Kosovës duhet t’i bashkërendojnë të gjitha hapat në mënyrë që të mund të arrihet deri të një koncept se cili do të ishte një mekanizëm legjitim i kontrollit demokratik të kësaj gjykate.

Ne si institucione do t’i bashkërendojmë të gjitha hapat kështu që të mund të vijmë deri të një koncept se cili do të ishte një mekanizëm legjitim i kontrollit demokratik të kësaj gjykate, kurrkund në botë nuk ka gjykata të cilat janë institucione absolute të mbyllura, hermetike, të cilat bëjnë çka të duan, gjithkund në botë gjykatat i nënshtrohen një procesi, mekanizmi të kontrollit sa i përket të gjitha çështjeve, sa i përket mbarëvajtjes së punës aty, procedurave, pretendimeve për ndonjë shkelje eventuale, e vetmja është kjo gjykatë unë nuk kam parë rast të tillë e cila është një gjykatë në kuptimin absolutisht e pavarur por në kuptimin negativ të fjalës e pavarur, është aq e pavarur sa që më thënë të drejtën nuk mu duk fare e Kosovës që ishte”, ka thënë kryetari i Kuvendit.

Ai ka shtuar se institucionet duhet të japin kontrib8tin e tyre në sensibilizim ndërkombëtar për padrejtësinë në Gjykatën Speciale dhe të flasin publikisht që kjo gjykatë është e njëanshme që prej krijimit të saj.

Edhe ne duhet të jemi afër tyre dhe me vëmendje nga ky proces sepse mendoj që nëse ta zëmë, qoftëlarg, aktakuza konfirmohet dhe shtyhet deri në fund, atëherë mendoj që nuk është çështja e dënimit të individëve, mendoj që do të dëmtohet UÇK-ja dhe mendoj që dëmtohet vet bazat e mënyrës së shtet ndërtimit të Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Kreu i Kuvendit ka përmendur krimet dhe gjenocidin që Serbia e ka kryer në Kosovë dhe ka përsëritur se themelimi i një gjykatë të tillë është i padrejtë marrë parasysh të vërtetën historike në Kosovë.

Glauk Konjufca është zyrtari i parë i lartë shtetëror i cili është takuar me ish-krerët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Ata po përballen me akuza nën pretendimin për krime lufte dhe në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm.

Continue Reading

Lajmet

Kosova heq ndalesën e importit për kafshët e gjalla dhe shpezët nga Shqipëria

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe ËOAH, në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR – Mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1.

Sipas njoftimit, në bazë të Ligjit për Veterinarinë Nr. 2004/21, është marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit dhe lejohet importi i kafshëve të gjalla, dele dhe dhi dhe produkteve të tyre, si dhe i shpezëve të gjalla dhe produkteve të shpezëve, që vijnë nga Republika e Shqipërisë.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Continue Reading

Lajmet

Nga sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

By

Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit kanë nisur sot fushatën elektorale.

Gjatë 12 ditëve sa do të zgjasë fushata, hulumtues dhe monitorues të procesit zgjedhor nga organizata të ndryshme dhe shoqëria civile u kanë bërë thirrje subjekteve politike që gara të zhvillohet në mënyrë korrekte, të qetë dhe në përputhje me standardet demokratike.

Ndërkohë, për këto zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar gjithsej 283 vëzhgues.

Continue Reading

Lajmet

Kosova forcon ushtrinë, nënshkruan kontratë me AM General për artileri moderne

Published

on

By

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është nënshkruar një kontratë kornizë me kompaninë amerikane të industrisë ushtarake, AM General, për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me sisteme moderne të artilerisë mobile.

Sipas Maqedoncit, kontrata përfshin blerjen e sistemeve HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS), të cilat konsiderohen ndër mjetet më moderne të artilerisë mobile. Përveç tyre, marrëveshja përfshin edhe automjete moderne mbështetëse, pjesë rezervë, mirëmbajtje, si dhe trajnime për operimin dhe mirëmbajtjen e këtyre sistemeve.

Ai theksoi se me këtë blerje, ushtria e Kosovës po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke rritur ndjeshëm fuqinë e zjarrit dhe aftësinë për qitje në distanca të largëta.

Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta“, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, bashkëpunimi me një prodhues të njohur amerikan dëshmon orientimin strategjik të Kosovës dhe angazhimin për rritjen e sigurisë kombëtare, duke kontribuar njëkohësisht në stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj: Arrestohet një person për sulm fizik ndaj dy personave

Published

on

By

Një person është arrestuar pasditen e së martës në Skenderaj, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dy persona, një grua dhe një burrë, të dy shtetas kosovarë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30. Pas raportimit të rastit, zyrtarët policorë kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ka sulmuar fizikisht dy viktimat (një femër dhe një mashkull kosovar). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara