Lajmet

Konjufca: Demokracia mirëmbahet nëpërmjet angazhimit qytetar

Published

on

Me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”, të hënën Kuvendi i Kosovës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se shënimi i kësaj ditë është i rëndësishëm për ta theksuar rendësin e idealeve të lirisë, barazisë dhe drejtësisë, për ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse, krahas sulmeve dhe tendencave në rritje që ekzistojnë në kahen e kundërt për ta minuar dhe për ta sfiduar demokracinë. Ai po ashtu u shpreh se është e rëndësishme ta njohim progresin demokratik të deri tashëm, që sipas tij e e ka shënuar Kosova duke qëndruar paralelisht përkrah botës demokratike për ruajtjen e idealeve që përfaqëson demokracia sidomos në këtë kohë të sfidave të mëdha globale

“Kjo ditë është e caktuar nga Kombet e Bashkuara dhe ne si shtet synojmë që të jemi pjesë e këtij institucioni të rëndësishëm. Bëjmë mirë që të jemi pjesë e këtyre standardeve, duke vepruar kështu tregojmë pjekurin tonë shtetërore, pjekuri demokratike. Në një kohë ku në mbarë botë po merr hapësirë dezinformimi, tema globale është caktuar inteligjenca artificiale si një mjet për qeverisje të mirë. Kjo është një thirrje për vëmendje për institucionet tona që ta vene në funksion inteligjencën artificiale. Demokracia mirëmbahet nëpërmjet pjesëmarrjes së qytetarëve. Pa transparencë nuk ka demokraci. Asnjë sukses i Kuvendit nuk mund të jetë i plotë pa partneritetin me qytetarë, organizata të shoqërisë civile, organizatat ndërkombëtare e mediat”, ka thënë Konjufca.

Drejtoresha e Institutit Nacional Demokratik (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg, ka thënë se për 25-vjetorin që ky Institut është duke u angazhuar në Kosovë, janë zotuar që të krijoj një sistem qeverisë që është llogaridhënës.

“Një ditë që na përkujton përgjegjësen kolektive për të kultivuar vlerat demokratike. Ne jemi të zotuar ne 25 vjetorin këtu që të krijoj një sistem qeverisë që është llogaridhënës. Inteligjenca artificiale ka nisur që të transformojmë botën tonë, AI ofron mundësi të mëdha për progres. Kjo teknologji paraqet edhe sfida, ne Kosovës e kemi parë që mjete digjitale dhe AI mund të prek gratë. Kosova ka mundësi për standarde të lartë që të shfrytëzohen në të mirë të shoqërisë, mund të ndërtojmë institucione më të fuqishme”, tha ajo.

Kryetarja e Forumit për Transparencë Parlamentare, Arbëresha Kryeziu, ka thënë se falë bashkëpunimit me organizata e shoqërisë civile e organizatat ndërkombëtare, është rritur  demokracia, llogaridhënia dhe transparenca e Kuvendit të Kosovës.

“Kuvendi është një nga institucionet me demokratike. Kuvendi sot është më i hapur edhe më i qasshëm se asnjë herë më parë, për këtë ka më shumë llogaridhënie dhe transparencë”, ka thënë ajo.

E Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se në këtë ditë të demokracisë duhet që të flitet për cenimet që sipas saj qeveria aktuale i ka bërë demokracisë.

“Është një ditë e veçantë sot e para për të kujtuar prekjet shumë vjeçare të Kosovës për të konsoliduar demokracinë. Është bërë një punë e madhe. Sot dua të flasim edhe për gjendje e rënd që ju është bërë vlerave demokratike të Kosovës. Kemi pasur një qeveri jo demokratike. Kemi një kryeministër që në sesionin pranveror 36 herë nuk ju është përgjigjur kërkesave dhe pyetjeve parlamentare të deputetëve. Duhet të përmendim edhe cenimin e medias, organizatat ndërkombëtare kanë vënë në theks cenimin e medias të lirë. Qeveri duhet që të ketë qasje tjetër dhe ministrat të jenë qasshëm”, u shpreh ajo.

Në kuadër të kësaj ditë janë paraparë një sërë aktivitetesh që do të mbahen në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Lajmet

Murati: Depozitat e familjeve kosovare arrijnë rekord prej 4.69 miliardë euro

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar përmes një postimi se kursimet dhe depozitat e familjeve në Kosovë kanë arritur një nivel rekord. Sipas tij, në fund të muajit tetor, këto depozita në bankat komerciale kanë kapur vlerën prej 4.69 miliardë euro.

Murati theksoi se, bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, rritja e depozitave familjare në pesë vitet e fundit ka qenë e dukshme. Ato janë shtuar me 2.12 miliardë euro, që paraqet një rritje prej 82.5% krahasuar me tetorin e vitit 2019, kur vlera totale e tyre ishte 2.57 miliardë euro.

Sipas të dhënave zyrtare nga seritë kohore në faqen e BQK-së, depozitat dhe kursimet nëpër banka të familjeve në Kosovë kanë shënuar rekord me 4.69 miliardë euro.
Kjo përbën një rritje prej 2.12 miliardë euro, apo 82.5%, krahasuar me muajin tetor para 5 viteve kur depozitat dhe kursimet e familjeve në Kosovë ishin 2.57 miliardë euro.“, ka shkruar në postim Murati./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Milkoviqi dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Published

on

By

Lubisha Milkoviq është dënuar me dy vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për ngjarjet e 29 majit 2023 në Zveçan, ku ai akuzohej për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Milkoviq ka pranuar fajësinë pas arritjes së një marrëveshjeje me Prokurorinë Speciale, marrëveshje që përfshin veprat penale “sulm” dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale apo huliganizëm”.

Unë e pranoj fajësinë dhe e pranoj marrëveshjen për pranimin e fajësisë”, deklaroi i pandehuri gjatë seancës.

Avokati i tij, Milosh Deleviq, konfirmoi se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pas konsultimeve të mjaftueshme mes palëve. Ai propozoi që Milkoviq t’i mundësohet pagesa e gjobës me këste gjatë një periudhe dyvjeçare.

Prokurori Bekim Kodraliu sqaroi se marrëveshja parasheh dënim prej dy vjetësh burg, duke përfshirë kohën e kaluar në paraburgim, ndërsa gjashtë muaj të dënimit zëvendësohen me gjobën prej 14 mijë eurosh.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, konstatoi se kushtet ligjore për miratimin e marrëveshjes së fajësisë janë plotësuar dhe se ajo mbështetet në prova të mjaftueshme.

Aktgjykimi pritet të shpallet brenda pak kohësh./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Ditët e humbura shkaku i protestës, Trafiku Urban njofton se do të zgjatet për 9 ditë vlefshmëria e biletës

Published

on

By

Trafiku Urban ka njoftuar se të gjitha ditët e humbura gjatë periudhës së protestës do t’u kompensohen qytetarëve përmes zgjatjes automatike të vlefshmërisë së biletave mujore.

Ndërmarrja ka bërë të ditur se procesi i kompensimit realizohet vetëm pas vulosjes së biletës në njërën nga kioskat zyrtare.

Të nderuar qytetarë, kompensimi aplikohet vetëm pas vulosjes së biletës,” thekson ndërmarrja në njoftimin e saj zyrtar./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori gjerman nderon Rugovën: Një avokat për rezistencën paqësore

Published

on

By

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka nderuar sot figurën e Presidentit historik Ibrahim Rugova, duke rikujtuar rolin e tij si simbol i rezistencës paqësore dhe i zgjidhjes së konflikteve përmes dialogut.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada ka bërë të ditur se ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, ka vizituar varrin e presidentit të ndjerë, ku ka vendosur një kurorë me lule në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e Rugovës në shtetformimin e Kosovës.

Duke nderuar trashëgiminë e Presidentit Ibrahim Rugova, një avokat për rezistencën paqësore dhe zgjidhjen e konflikteve pa dhunë”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.

Fotografitë e publikuara shfaqin ambasadorin Rudolph pranë varrit të Rugovës gjatë ceremonisë së vendosjes së kurorës, duke reflektuar respektin e vazhdueshëm të Gjermanisë ndaj rolit të tij historik.

Continue Reading

Të kërkuara