Lajmet

Konjufca bënë homazhe në Lybeniq: Na mundon shumë fakti që edhe pas 26 vitesh nuk ka drejtësi

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në nderim të viktimave të masakrave të Lybeniqit, në të cilat forcat serbe vranë e masakruan mbi 80 civilë shqiptarë, sot bëri homazhe në kompleksin e varrezave në këtë fshat. 

Pas homazheve kryetari Konjufca tha se këto janë pjesë e shumë masakrave që kanë ndodhur gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë, të cilat e shprehin qëllimin gjenocidal të Serbisë për shfarosjen e popullit tonë, largimin e tij dhe spastrimin e Kosovës nga shqiptarët.

Kreu i Kuvendit rikujtoi se sikurse në shumë masakra të tjera të kryera anekënd Kosovës nga aparati shtetëror serb, as këtu Serbia nuk kurseu fëmijët, gratë e pleqtë, vetëm ngase ishin shqiptarë.

Na mundon shumë fakti që edhe 26 vjet pas kësaj masakre, shtoi kryetari Konjufca, nuk kishte asnjë proces të rëndësishëm ndërkombëtar të gjyqësisë e të drejtësisë, i cili u nevojitet familjeve dhe gjithë popullit tonë, sepse, siç tha kryetari i Kuvendit, pa drejtësi këto janë gjithmonë plagë të hapura në trupin e popullit tonë.

“Ne nuk do të lodhemi asnjëherë duke bërë thirrje për drejtësi nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, por edhe për drejtësinë vendore, sepse tash janë të mundshme të gjitha kushtet për hetime më profesionale dhe gjykime në mungesë, për të gjithë kriminelët serbë, për të gjithë ata mijëra ushtarë, oficerë të ushtrisë, policisë e paramilitarë, të cilët kanë marrë pjesë në këtë fushatë gjenocidale kundër popullit të Kosovës në vitet 1998-1999”, theksoi kryetari Konjufca.

Lajmet

“120 rroga, 0 përgjegjësi”, shoqëria civile sërish protestë para Kuvendit

Published

on

By

Organizatat e Shoqërisë joqeveritare po zhvillojnë sërish protestë para Kuvendit të Kosovës.

Ky aktivitet ka për qëllim shprehjen e pakënaqësisë ndaj bllokimit të procesit të konstituimit të këtij institucioni.

Ky aksion po zhvillohet me pankarta në duar me mbishkrimet “120 rroga, 0 përgjegjësi”.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: Nëse s’i marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem

Published

on

By

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se nëse nuk i merr 61-votat e nevojshme për kryekuvendare në votim të fshehtë ajo do të tërhiqet nga kandidatura për të paren e legjislativit.

Haxhiu në konferencë për media pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për krizën politike, ftoi partitë që deri tani ishin në opozitë të reflektojnë dhe të zgjidhin ngërçin në Kuvend.

Sipas saj, votimi i fshehtë nuk është anti-kushtetutes dhe kjo vërtetohet edhe pas aktgjykimit të kushtetueses.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzim të formimit të Komisionit për votim të fshehtë, të parashtruar nga Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.

Sipas këtij vendimi, brenda një muaji duke nisur nga sot deputetët e zgjedhur kanë 30 ditë të konstituojnë Kuvendin e ri të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit- zgjedhjen e kryetarit të ri dhe nënkryetarëve të rinj.

Vazhdimi i tridhjetetetë i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë do të mbahet sot nga ora 11:00,

Continue Reading

Lajmet

​Tërmet në Shqipëri

Published

on

By

Dy lëkundje tërmeti kanë goditur Shqipërinë ditën e sotme (27 qershor). Sipas Institutit të Gjeoshkencave, epiqendra e tërmetit me magnitudë 3.9 dhe 4 të shkallës Rihter ka qenë Fushë-Kruja.

Thellësia e lëkundjeve ka qenë 10 kilometër, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe nga qytetarët, transmeton RTSH.

Deri në këto momente nuk është raportuar për dëme. Këto lëkundje, pasojë tërmetin 4.2 të shkallës Rihter që ra tre ditë më parë në Fushë-Krujë dhe u pasua nga një sërë pasgoditjesh në Durrës, Pukë, Mal të Zi, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca: Gjykata Kushtetuese thekson përgjegjësinë e përbashkët për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, dhe kandidatja e kësaj partie për kryetar të Kuvendit, Albulena Haxhiu, mbajtën sot një konferencë për media, një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që detyron deputetët të përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh.

Konjufca theksoi se sipas interpretimit të VV-së, aktgjykimi i Gjykatës i jep të drejtë fituesit të zgjedhjeve për të propozuar kryetarin e Kuvendit. Megjithatë, kjo nuk u mirëprit nga partitë opozitare, të cilat kanë pasur një qasje bllokuese.

Ai shtoi se VV ka ndërmarrë disa hapa për të lehtësuar konstituimin e Kuvendit, përfshirë ftesën drejtuar kryetarëve të subjekteve politike për dialog.

“Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë dhe thekson se bllokada nuk mund të ndodhë vetëm në çështjen e kryetarit të Kuvendit, por është përgjegjësi e të gjithë deputetëve që ta konstituojnë Kuvendin pa vonesa,” tha Konjufca.

Ai përfundoi duke nënvizuar se konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithë deputetëve, jo vetëm e grupit parlamentar që ka dalë i pari në zgjedhje.

Continue Reading

Të kërkuara