Lajmet

Konjufca arsyeton Kurtin: Lajçak po kryen punën në mënyrë të papërgjegjshme

Sipas tij, është në përgjegjësinë e Kosovës që të gjejë formën e asociacionit.

Published

on

Kryeparlamentari Glauk Konjufca deklaroi se çelësi për avancimin e dialogut është asociacioni bashkë me njohjen. Sipas tij, është në përgjegjësinë e Kosovës që të gjejë formën e asociacionit, që është në përputhje me kushtetutën dhe që nuk cenon rendin juridik. Konjufca tha se deklarimet e kryeministrit Albin Kurti për të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk janë akuza por konstatime. Tutje, ai u shpreh se i njëjti po e kryen punën e tij në mënyrë të papërgjegjshme.

Para gazetarëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës deklaroi se dialogu nuk mund të ecë përpara pa njohjen e shtetësisë së Kosovës.

“Vetëm një çelës është i mundshëm për të ecur dialogu përpara, asociacioni bashkë me njohjen, përndryshe nuk ka avancim të dialogut, është problem… Serbia duhet që të pajtohet se kur ta kalon kufirin në Merdare është në një shtet tjetër. Duhet ta njoh, flamurin, simbolet nuk duhet që të na pengojë kur aplikojmë ne në organizata ndërkombëtare. Pastaj është në përgjegjësinë e Kosovës të gjejë një formë të asociacionit që është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk e cenon rendin juridik. Nëse mundoheni me shkatërrua ide atëherë jeni në favor të Serbisë. Është përfaqësim i pozicionit të Serbisë. Nuk është akuzë kjo, kjo është thjesht identifikim i një njeriu i cili po e kryen punë e vet goxha në mënyrë të papërgjegjshme”, tha ai.

Ai mohoi që ka pasur akuza ndaj Lajçak, veçse tha se shefi i ekzekutivit ka konstatuar mënyrën e punës së tij, ku siç tha Konjufca, “është pozicionim në krahun e Serbisë”.

“Së pari nuk mendoj që ato ishin akuza, ishin disa konstatime të mënyrës së punës së z. Lajcak. Është vërejtur me thënë të drejtën qysh në fillim që zotëri Lajcak më shumë qëndrimet të cilat i artikulon, më shumë janë le të themi ato marrje e pozicionit të Serbisë fillimisht, e pastaj përpjekje që përmes mekanizmave të ndryshëm edhe formulimeve që ai i vendos në zgjidhjet që i propozon, të mund të jenë pikënisje e pozicionit të Serbisë, qysh të mund të akomodojë në mënyrë sa më të përshtatshme pozicionimin e Serbisë. E cili është pozicionimi i Serbisë? Pozicionimi i Serbisë është që Kosova duhet ta bëjë një asociacion jashtë çdo ombrelle politike të procesit i cili e ka arrit këtë pikë ku jemi tash”, deklaroi Konjufca.

Konjufca u shpreh se Kosova nuk mund ta bëjë asociacionin, nëse nuk është në horizont njohja nga ana e Serbisë, për çka u shpreh se ka devijim nga ideja origjinale.

“Qasja origjinale ka qenë kjo që meqenëse Kosova nuk mund ta bëjë asociacionin, sepse përndryshe do ta kishte bërë prej 2013 do ta kishte bërë në qeverinë e Isa Mustafës, ose Hashim Thaçit, ose më të hershme tash me VV është më vështirë që të bëhet. Sepse ne e kemi marr një mandat goxha të fuqishëm politik me disa premtime tjera. Cilat kanë qenë ato premtime, ato kanë qenë se Kosova nuk mund të ecë as një hap përpara në procesin e dialogut nëse nuk e ka në horizont njohjen nga ana e Serbisë. Pikërisht duke pas këtë parasysh ekspertët që e kanë përpiluar marrëveshjen e Ohrit e kanë zgjeruar ombrellën. Zgjerimi i ombrellës është që aty të jetë njohja dhe asociacioni. Tash Lajçak po thotë që aty është vetëm asociacioni. Njohja i përket Serbisë kur don ajo, do të thotë ky është pozicion i Serbisë. Nëse Lajçak e artikulon atë dhe thotë që ky është pozicion i Serbisë. Nëse Lajçak e artikulon këtë dhe thotë që ky është pozicion i BE atëherë ne mund të themi që Lajçak paska kontribuar që ky pozicion zyrtar i BE-së të jetë kjo që e përfaqëson Serbia. Mua nuk më duket kjo e drejtpeshuar fare. Është devijim prej idesë origjinale”, shtoi më tej Konjufca.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano i ka quajtur të pabaza deklarimet e kryeministrit Albin Kurti drejtuar të dërguarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. Ai tha se shtetet anëtare të BE-së në vazhdimësi e kanë mbështetur për Lajçak dhe Borrel. Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se në takimin e 14 shtatorit, Lajçak ishte pozicionuar me Serbinë.

Magazinë

Lewis Hamilton viziton kufirin e Egjiptit me Gazën për të parë nga afër dërgimin e ndihmave

Published

on

By

Kampioni i shtatëfishtë i Formula 1, Lewis Hamilton, ka vizituar qytetin verior të Egjiptit, El Arish, i cili kufizohet me Gazën, për të parë nga afër përpjekjet që po bëhen për grumbullimin e ndihmave humanitare të destinuara për Rripin e Gazës.

Guvernatori i Sinait Verior, Khaled Megawer, priti pilotin britanik dhe i prezantoi atij magazinat e ndihmave të Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane. Në pamjet e publikuara nga zyra e guvernatorit, Hamilton shihet duke u përshëndetur me punonjësit e ndihmave dhe duke u interesuar për frekuencën e hyrjes së ndihmave në Gazë përmes pikës kufitare të Rafahut.

Vizita e pilotit 41-vjeçar vjen në një kohë kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për pasojat shkatërruese që shkaktojnë vonesat e përsëritura në dërgimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore për palestinezët. Hamilton njihet gjerësisht për angazhimin e tij në kauza humanitare dhe bamirëse, përfshirë themelimin e fondacionit “Mission 44” dhe donacionet e shumta financiare për ndihmë komuniteteve në nevojë. /Al Jaazera/

Continue Reading

lajme

Republikanët bllokojnë procedurën e shkarkimit ndaj Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth

Published

on

By

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë bllokuar përpjekjen për të nisur procedurën e shkarkimit ndaj Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Përmes një votimi të zhvilluar në Dhomën e Përfaqësuesve, rezoluta për shkarkimin e Hegsethit u dërgua për shqyrtim në komisionet përkatëse, duke u hequr nga rendi i ditës për votim në seancë plenare. Ky vendim e bën pothuajse të pamundur që nisma të arrijë votimin përfundimtar deri më 3 janar 2027, kur përfundon legjislatura aktuale e Kongresit amerikan.

Nisma për shkarkimin e Hegsethit u ndërmor nga kongresmeni republikan Thomas Massie, një kritik i njohur i presidentit Donald Trump. Bllokimi i kësaj nisme po cilësohet si një shfaqje uniteti brenda radhëve të republikanëve në Kongres, pavarësisht sfidave dhe mosmarrëveshjeve të fundit politike. /BBC/

Continue Reading

Vendi

Shtëpia e Bardhë nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të ri të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Shtëpia e Bardhë ka nominuar zyrtarisht Mikhail Bogachekun për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Emri i Bogachekut i është dërguar Senatit amerikan për procedurën e nevojshme të konfirmimit. Me origjinë nga Florida, ai gëzon një përvojë mbi 25-vjeçare në menaxhim dhe drejtim institucional, veçanërisht në sektorët e shëndetësisë dhe teknologjisë, si dhe ka shërbyer më parë si drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane.

Nëse konfirmohet nga Senati, Bogachek do të marrë drejtimin e misionit diplomatik amerikan në Prishtinë. Ambasadori i fundit i emëruar i SHBA-së në Kosovë ishte Jeffrey Hovenier, i cili përmbylli mandatin e tij trevjeçar në fund të dhjetorit të vitit 2024, ndërsa që nga ajo kohë misioni është udhëhequr nga e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova mposhtet nga Italia në futsall, synon vendin e dytë kundër Gjeorgjisë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbjen e dytë radhazi ndaj Italisë në kuadër të Grupit 10 të raundit kryesor kualifikues për Kupën e Botës 2028.

Pas disfatës me rezultat 4:3 në Prishtinë, “Dardanët” u mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Barletta me rezultat 3:0. Golat për nikoqirët u realizuan nga Gabriel Motta, Antonio Molaro dhe Maurizio Silvestri.

Përfaqësuesja kosovare mbetet në kuotën e tri pikëve të grumbulluara nga fitorja ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e parë.

Përballja e radhës dhe vendimtare për Kosovën do të zhvillohet më 24 shkurt, kur në shtëpi do të presë Gjeorgjinë, me synimin për të siguruar pozitën e dytë në grup dhe kalimin në fazën e play-off-it. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara