Lajmet

Konflikt fizik mes serbëve në Partesh, drejtori komunal tregon muskujt

Gjithçka ndodhi më 30 tetor në një kafene lokale.

Published

on

Drejtori për Shërbime Publike, Siguri dhe Situata emergjente në komunën e Parteshit, Novica Shoshiq, para banorëve ka sulmuar fizikisht me grushte vendasin e tij, Nikola Keriq nga Pasjani, i cili është punëtor teknik i shkollës.

Gjithçka ndodhi më 30 tetor në një kafene lokale. Keriq ishte ulur në një kafene, kur Shoshiq doli nga automjeti zyrtar, vrapoi në kafene dhe filloi ta godiste bashkëvendasin.

Më parë, Keriq kishte mosmarrëveshje në shkollë me drejtorin e tij, i cili përndryshe është “shok politik” me Shoshiqin, shkruan një faqe e komunitetit serb në Facebook. Keriq ka bërë të ditur se rastin e ka denoncuar në Polici.

“Nuk e di se cila ka qenë arsyeja, por dyshoj se konflikti i mendimeve me drejtorin e shkollës ka shkuar me larg. Më ka sulmuar dhe fyer para njerëzve. E kam denoncuar rastin në polici. Tani kemi frikë se mos vijnë në shtëpi të më rrahin, se çdo gjë është e pandëshkuar, dhe njeriu është qeveria”, ka thënë ai teksa ka shtuar se Shoqshiq gëzon mbrojtjen e kryetarit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën.

Derisa ka shtuar se ka frikë se mos e humb punën vet apo djali i tij, për të cilin thotë se ka një normë prej vetëm gjashtë orësh në shkollë me pagë minimale. Ai u ka bërë thirrje mediave që të mos neglizhojnë këtë lloj dhune. Derisa ka publikuar raportet mjekësore pas sulmit që pësoi nga Shoshiq.

Lajmet

Vrasje në tentativë me armë zjarri në Malishevë

Published

on

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje  rreth orës 12:06. Gjatë ndërhyrjes policore, nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një armë e tipit AK-47 me nëntë fishekë.

Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në QKUK personi që u rrëzua nga një pemë në Suharekë

Published

on

Një person ka humbur jetën pasi kishte pësuar lëndime të rënda nga rrëzimi prej një peme në Suharekë.

Sipas raportit policor, viktima mashkull kosovar ishte dërguar fillimisht për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi ishte lënduar duke u rrëzuar nga një pemë në lartësi prej rreth 5 deri në 6 metrash.

Rreth orës 21:15, Policia është njoftuar nga QKUK-ja se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Shtime, nis hetimi i vdekjes

Published

on

Një person është gjetur pa shenja jete në Shtime, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

Sipas raportit policor, rreth orës 09:55 është raportuar se një viktimë mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa është njoftuar edhe prokurori. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po vazhdon të trajtohet nga ekipet relevante policore, ndërsa shkaqet e vdekjes pritet të sqarohen pas hetimeve dhe rezultateve të obduksionit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “KFOR and Kosova +25” hapet sot në Bibliotekën Kombëtare

Published

on

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” hapet ekspozita fotodokumentare “KFOR and Kosova +25”.

E realizuar në bashkëpunim me organizatën Heartstone, ekspozita sjell përmes fotografive të dokumentaristit britanik Nick Sidle një rrëfim mbi Kosovën në vitet e para të pasluftës, duke pasqyruar angazhimin e KFOR-it, por edhe jetën, sfidat dhe shpresat e qytetarëve gjatë periudhës së rindërtimit.

Ekspozita ishte prezantuar fillimisht në vitin 2001 dhe rikthehet tani, 25 vjet më vonë, në një version të restauruar dhe të zgjeruar, me synimin për të nxitur kujtesën, reflektimin dhe dialogun mbi paqen dhe bashkëjetesën.

Hapja do të mbahet sot nga ora 16:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara