Kronikë e zezë

Konfiskohet mall i kontrabanduar në Jarinje

I dyshuari, me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Published

on

Policia e Kosovës në vazhdën e aktivitetit në luftën për parandalimin e kontrabandës, bazuar në analizën e informatave, sot, në pikën e kontrollit tek Ura e Bistricës, magjistralja Mitrovicë-Jarinje, kanë ndaluar një autobus, me vozitës mashkull kosovar serb, i cili ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Leposaviqit në drejtim të Mitrovicës.

Sipas Policisë, gjatë kontrollimit është vërejtur se në bagazhet e autobusit ka një sasi të madhe të mallit që dyshohet i kontrabanduar nga Serbia (laptop, monitor, pjesë kompjuterike, telefona, pjesë të telefonave mobilë, pjesë të automjeteve).

“Për të gjitha rrethanat e rastit është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti ‘kontrabandim me mall’. Malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për procedura të mëtutjeshme ligjore, ndërsa i dyshuari, me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kronikë e zezë

Pejë: Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur një armë zjarri.

Në mjetin e të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë konfiskuar një pistoletë dhe një karikator me 15 fishekë të kalibrit 9x19mm.

Pas përfundimit të procedurave të intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për posedim të paautorizuar të armës.

Continue Reading

Lajmet

Dëmtohet një kamion nga shpërthimi dhe digjet një shtëpi në rajonin e Mitrovicës

Published

on

By

Në raportin e fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar dy raste si – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë. Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Ajet Gërguri” në Vushtrri, ku menaxheri i një kompanie ka njoftuar policinë se një kamion i tyre ishte dëmtuar nga një mjet shpërthyes.

Pas ekzaminimit nga njësia e specializuar për deminim, zyrtarët policorë kanë konstatuar se dëmtimi në mjet nuk ishte i ri, por dyshohet se kishte ardhur si pasojë e shpërthimit të një granate dore në një kohë më të hershme.

Prokurori është njoftuar menjëherë për këtë rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, i cili tashmë po trajtohet.

Ndërkohë, një tjetër incident është raportuar pasditen e së hënës në zonën e Trepçës në Mitrovicën e Jugut, ku një shtëpi është përfshirë nga flakët.

Pronari i shtëpisë ka njoftuar menjëherë autoritetet, gjë që ka mundësuar ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të zjarrfikësve dhe njësive policore. Megjithëse zjarri u lokalizua dhe u fik plotësisht, dëmet materiale në objekt janë të konsiderueshme. Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar apo pasoja në njerëz. Edhe për këtë rast, Policia e Kosovës ka nisur hetimet.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Vushtrri për gjuajtje me armë zjarri

Published

on

By

Në raportin njëditorë të Policisë së Kosovës behët e ditur se është arrestuar një person në Vushtrri nën dyshimin se ka shkrepur me armë zjarri në ajër.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë konfiskuar katër gëzhoja dhe një revole me tetë fishekë.

Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet për veprën penale – Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një shtetas serb në Merdarë, iu gjetën materiale nxitëse në veturë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb në pikën kufitare në Merdarë, nën dyshimin se pas një kontrolli në veturën e tij janë gjetur materiale me mbishkrime nxitëse.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer mbrapsht në drejtim të Serbisë.

“Raportohet se në hyrje nga Serbia është ndaluar për kontroll vetura me targa serbe që drejtohej nga i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrim nxitës. Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer në drejtim të Serbisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara