Kronikë e zezë

Konfiskohen 100 paketime me barna në Vërmicë

Mallrat u konfiskuan.

Published

on

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me barna në pikën kufitare në Vërmicë.

Nga dogana përmes një njoftimi thonë se në një automjet me targa të Shqipërisë kanë hasur në rreth 100 paketime me barna me banderolla të Shqipërisë. Ata kanë njoftuar se të gjithë mallrat e gjetura janë konfiskuar.

“Me ketë rast ka shkaktuar kundërvajtje doganore, të gjitha mallrat janë konfiskuar”, thuhet në njoftim. 

Kronikë e zezë

Zhduket një e mitur në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të personit të zhdukur në kryeqytet.

Sipas raportit zyrtar 24-orësh, një vajzë e mitur është larguar nga shtëpia e saj dhe nuk është kthyer më.

Rasti është denoncuar nga babai i vajzës, i cili ka njoftuar në polici se vajza ka humbur kontaktet me familjen që nga orët e hershme të mëngjesit të datës 14 mars 2026, rreth orës 04:00.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer,” thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohen pesë persona për bixhoz në Malishevë

Published

on

By

Polica e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, njofton se janë arrestuar pesë persona në Malishevë, pasi janë kapur duke luajtur bixhoz.

Gjatë aksionit të policisë të zhvilluar rreth orës 20:55, brenda një lokali janë gjetur dhe sekuestruar edhe disa aparate të lojërave të fatit.

Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet si organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit brenda një lokali janë hasur duke luajtur bixhoz. Në lokal janë hasur edhe aparate të lojërave të fatit, te cilat me vendim të prokurorit janë sekuestruar , ndërsa te dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Në Prishtinë, Lipjan dhe Gjakovë gjatë ditës së djeshme janë raportuar tri raste për dhunë në familje, sipas raportit njëditor të Policisë së Kosovës.

Incidenti i parë u shënua në Prishtinë rreth mesditës, ku një grua ka raportuar se është viktimë e dhunës dhe kanosjes nga një i dyshuar mashkull, rast ky që pas intervistimit ka kaluar në procedurë të rregullt.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në Lipjan, ku pas një mosmarrëveshjeje mes një burri dhe një gruaje, policia ka iniciuar rastin në rrugë ligjore pa masa ndalimi.

Ndërkohë në Gjakovë gjatë orëve të vona të mbrëmjes, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy gra.

Viktimat në Gjakovë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sekuestrohen substanca narkotike në tri lokacione në Prishtinë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, Policia e Kosovës ka realizuar tri operacione të ndara që kanë rezultuar me arrestimin e tre personave për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Rasti i parë u regjistrua në rrugën “Enver Maloku”, ku rreth orës 11:15 gjatë kontrollit rutinë një të dyshuari iu gjetën 6 gramë substancë narkotike, ndërsa pak më vonë, në rrugën “Taulantia”, u shoqërua një tjetër person pasi iu sekuestruan mbi 7 gramë të njëjtës substancë.

Aksionet policore në kryeqytet vazhduan edhe në orët e mbrëmjes në rrugën “Metush Krasniqi”, ku u ndalua një person i tretë me një sasi prej 0.9 gramësh narkotikë.

Për të tria rastet është njoftuar prokurori kompetent, me vendim të të cilit të dyshuarit janë liruar, ndërsa procedurat ndaj tyre do të vazhdojnë në rregullt.

 

Continue Reading

Të kërkuara