Lajmet

Konfirmohet: “Squid Game” me sezon të dytë

“Universi i Squid Game sapo ka filluar”.

Published

on

“Universi i Squid Game sapo ka filluar”. Këto ishin fjalët e bashkëthemeluesit të Netflix, Ted Sarandos, gjatë një konference për media për të ardhurat e tremujorit të katërt me investitorët. Ai tha se absolutisht do të ketë një sezon të dytë të serialit të popullarizuar të Netflix.

“Absolutisht. Universi i ‘Squid Game’ sapo ka filluar”, zbuloi Sarandos, duke treguar se fansat mund të shohin shumë më tepër sesa thjesht një sezon të ri.

Regjisori Hwang Dong-hyuk foli rreth sezonit të dytë qysh prej kur drama distopike u bë seriali më i shikuar në Netflix, dhe madje ka ngjallur dyshime për një sezon të tretë. Hwang krijoi, shkroi dhe drejtoi nëntë pjesët e serialit, të cilat arritën në më shumë se 142 milionë familje dhe u transmetuan më shumë se 1.6 miliard orë.

“Squid Game” u shfaq premierë në Netflix në muajin shtator, dhe mori lavdata dhe kritika njëkohësisht.

Ngjarja zhvillohet rreth një grupi njerëzish të zhytur thellë në borxhe. Për shkak të dëshpërimit, ata pajtohen të luajnë një lojë misterioze me mundësinë për të fituar shuma të mëdha të të hollash, duke mos e ditur se këto lojëra do t’i vendosin në situatë jete a vdekje./UBTNews

Lajmet

​Kurti pas ndeshjes: Barazimi kundër një rivali si Zvicra është rezultat tepër pozitiv

Published

on

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas barazimit 1–1 ndaj Zvicrës në ndeshjen vendimtare të Grupit B, rezultat që i siguroi Kombëtares së Kosovës kualifikimin historik në fazën e playoff-it drejt Kupës së Botës 2026.

Kurti theksoi se barazimi kundër një rivali si Zvicra është rezultat tepër pozitiv dhe tregues i rritjes së madhe të futbollit kosovar.

“Rezultat pozitiv ndaj Zvicrës dhe arritje e jashtëzakonshme: kualifikimi për në fazën tjetër drejt Kupës së Botës 2026. Po luajmë futbollin më të bukur ndonjëherë, me disiplinë ndaj taktikave dhe planit të lojës, dhe pasion për stemën dhe vendin. Mezi i presim ndeshjet e radhës,”, ka shkruar ai.

Kosova e mbylli fazën e grupeve në vendin e dytë me 11 pikë, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në playoff-in e kualifikimeve për Botërorin, një moment historik për futbollin e vendit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve

Published

on

Komuna e Shtimes ka shpallur gjendje emergjente si pasojë e gjendjes së rënduar që u krijua pas reshjeve të pandërprera të shiut, ku kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu ka monitoruar dhe vlerësuar gjendjen edhe nga afër.

“Të nderuar qytetarë, reshjet e pandërprera të ditëve të fundit kanë shkaktuar vështirësi serioze në disa zona të komunës. Duke u bazuar në kompetencat dhe përgjegjësitë tona institucionale, kam marrë vendimin që në gjithë territorin e Komunës së Shtimes të shpallim gjendje emergjente, me qëllim që të reagojmë me efikasitet dhe të mbrojmë sigurinë e të gjithëve”, tha Aliu.

Sot pritet të mblidhet sërish Shtabi Emergjent, i cili në terren po zhvillon veprimet e nevojshme për menaxhimin e situatës.

Në njoftimin e komunës, mes tjerash, bëhet e ditur se në disa fshatra gjendja paraqitet më e rënduar, por ekipet dhe shërbimet komunale me makineri të specializuar janë duke ndërhyrë me kujdes për trajtimin e dëmeve të shkaktuara dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Tutje, Komuna e Shtimes u bën thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin njoftimet zyrtare deri në normalizimin e plotë të situatës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Në Kuvend sot zhvillohen dy seanca të jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re

Published

on

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot dy seanca të jashtëzakonshme plenare, ku pritet të trajtohen disa projektligje të rëndësishme dhe më pas të zhvillohet votimi për zgjedhjen e qeverisë së re.

Seanca e parë nis në orën 11:00, teksa Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në seancën e orës 11:00.

Seanca është thirrur me disa pika të rendit të ditës, si formimi i komisioneve parlamentare, shqyrtimi i parë i projektligjit për ndarjet buxhetore, miratimi i buxhetit për tri komuna të Kosovës (Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok), çështja e financimit të Radio Televizionit të Kosovës dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ndërsa seanca e Kuvendit për zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës do të nisë në orën 14:00.

Seanca për Qeverinë mbahet në ditën e fundit të mandatit kushtetues, pasi presidentja Vjosa Osmani, mandatoi më 4 nëntor Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje për formimin e ekzekutivit të ri.

Sipas praktikave, Konjufca pritet të paraqesë një ekspoze para 120 deputetëve dhe të prezantojë kabinetin e ri qeverisës, për votimin e të cilit kërkohen të paktën 61 vota.

Pas propozimit si mandatar nga LVV-ja, Konjufca tha se dëshiron bashkëpunim me partitë parlamentare, por jo edhe ndonjë marrëveshje koalicioni.

Ai tha se kërkon mbështetjen e deputetëve për Qeverinë e tij, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet parlamentare në dhjetor dhe që vendi të ketë ekzekutiv “së paku” deri në prill, kur duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Përvjetori i lindjes së rilindasit Jeronim de Rada

Published

on

Jeronim de Rada është një nga figurat më në zë te Rilindjes sonë Kombëtare, i cili lindi më 19 nëntor 1814 në Makia të Kalabrisë, e që sot shënohet 211 vjetori i lindjes së tij.

Mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Me 1834 shkoi për të studiuar drejtësi në Napoli, ku mori pjesë në lëvizjen politike dhe kulturore të kohës.

Në 1848 nxori gazetën e parë shqiptare “L’Albanese d’Italia”, në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës. Pas dështimit të revolucionit më 1818 e mbylli gazetën dhe u tërhoq në fshatin e tij të lindjes deri në fillim të viteve ’60 të shek. XIX.

Pas traktatit Parimet e estetikës (Principii di estetica, 1861) botoi veprat Lashtësia e kombit shqiptar (“Antichità della nazione albanase”, 1864) dhe Rapsodi të një poeme arbëreshe (“Rapsodie d’un poema albanese”, 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare.

Hyri në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirë të Shqipërisë si dhe ndoqi me interes ngjarjet në Shqipëri.

Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë.

Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare i dha edhe me revistën “Flamuri Arbrit” që e botoi në vitet 1883-1885./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara