Lajmet

Konfirmohet aktakuza për korrupsion ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve

Lajmin e ka bërë të ditur mbrojtësi i të akuzuarit Shasha, avokati Tahir Rrecaj.

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ish-sekretarit Kushtrim Cukaj dhe tre zyrtarëve, Fitim Mustafa, Demush Shasha e Nuhi Osmani.

Lajmin e ka bërë të ditur mbrojtësi i të akuzuarit Shasha, avokati Tahir Rrecaj. Ai ka thënë se kundër këtij vendimi brenda afatit ligjor ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

“Po, e kemi shfrytëzuar të drejtën e ankesës dhe brenda afatit ligjor prej 5 ditësh ne e kemi paraqitur ankesën në Gjykatën e Apelit”, tha avokati Rrecaj për “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e shqyrtimit fillestarë të mbajtur më 1 shtator të këtij viti. 

Ky rast gjykohet nga gjykatësi i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Arben Hoti.

Sipas aktakuzës së ngritur më 7 korrik 2021, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, Kushtrim Cukaj dhe Fitim Mustafa  po akuzohen se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kurse, Demush Shasha dhe Nuhi Osmani po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, paragrafi 2 të KPRK-së.

Në aktakuzë thuhet se Hoxha në cilësinë e ministres së MIE-së, kishe tejkaluar kompetencat e saj me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore personit tjetër, respektivisht operatorëve ekonomik “Majorelle PR & Events” dhe “Madison Strategies LLC”.

Siç thuhet në aktin akuzues, Hoxha më 11 maj 2018 kishte kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MIE-së, Demush Shasha nisjen e procedurave të prokurimit për aktivitetin e prokurimit “Shërbime të konsulencës për nevojat e MIE-së”, duke përcaktuar procedurën që duhej aplikuar dhe emrin e “Majorelle PR & Events”  me të cilin duhej lidhur kontrata.

Sipas aktakuzës, e njëjta e bëri këtë edhe pse e kishte ditur se sipas ligjit këto nuk ishin në kompetencë të ministrit, me ç’rast ata i kanë mundësuar këtij operatori lidhjen e kontratës në vlerë 180 mijë euro dhe si rrjedhojë edhe përfitimin e dobisë pasurore në këtë vlerë.

Më pas, në aktakuzë thuhet se më 21 shkurt 2019, Hoxha kishte kërkuar nga UD i Sekretarit të Përgjithshëm të MIE-së, Kushtrim Cukaj vazhdimin e kontratës së lartcekur në bazë të procedurës së njëjtë, me këtë rast iaa ka mundësuar “Majorelle PR & Events” që të vazhdojë kontratën në vlerë prej 168 mijë euro dhe përfitimin e dobisë pasurore në këtë vlerë.

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se Hoxha më 24 prill 2019, kishte kërkuar nga i akuzuari Cukaj që për aktivitetin e lartcekur të nis procedurat e prokurimit, duke përcaktuar procedurat që duhej aplikuar dhe emrin e operatorit ekonomik,  “Madison Strategies LLC”,  ku më 17 qershor 2019 është lidhur kontrata me këtë kompani në vlerë prej 152 mijë e 232 euro.

Mustafa akuzohet se në cilësinë e  drejtorit të Divizionit të Prokurimit në MIE, i ishte drejtuar me kërkesë të akuzuarve Cakaj dhe Shasha, me anë të së cilës kishte kërkuar që kërkesat e parashtruara nga Hoxha për miratimin apo vazhdimin e  këtyre kontratave të miratoheshin edhe pse i njëjti e dinte se janë në kundërshtim me ligjin.

Demush Shasha, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të MIE-së dhe Kushtrim Cukaj e Nuhi Osmani në cilësinë e UD-ve të kësaj pozite akuzohen nga PSRK-ja, se kishin aprovuar kërkesat e parashtruara nga i akuzuari Mustafa dhe kishin lejuar zbatimin e procedurës së prokurimit edhe pse e dinin se kërkesa e parashtruar ishte në kundërshtim me ligj.

lajme

Mbahet seanca në mungesë për vrasjen e Diana Kastratit

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë zhvillon sot seancën e shqyrtimit kryesor në mungesë ndaj të akuzuarit Adnon Jashari, i cili ngarkohet me vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati.

Procesi po zhvillohet pa praninë e të akuzuarit, meqë ai ndodhet në arrati që nga dita e kryerjes së krimit dhe mbetet ende i kërkuar nga Policia e Kosovës përmes urdhërarrestshmërisë publike.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti zyrtarisht aktakuzën ndaj Jasharit për veprën penale të vrasjes së rëndë më 22 tetor të këtij viti.

Tragjedia ndodhi më 18 maj të vitit 2011 në Prishtinë, kur 27-vjeçarja Diana Kastrati u qëllua për mort me armë zjarri teksa po shkonte në fakultet. Ngjarja pati nxitur reagime dhe protesta të shumta publike, pasi viktima kishte kërkuar më parë urdhër mbrojtës emergjent nga institucionet e drejtësisë, mirëpo mbrojtja nuk i ishte ofruar me kohë.

Zhvillimi i këtij shqyrtimi gjyqësor shënon një hap përpara në përpjekjen e organeve të drejtësisë për të vendosur përgjegjësinë penale 15 vjet pas vrasjes që tronditi vendin./Ekonomia online/

Continue Reading

Aktualitet

Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të Portit të Durrësit

Published

on

By

Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje nga detyra e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit, ndërsa në vend të tij është emëruar zëvendësdrejtori i deritanishëm i përgjithshëm, Andrea Shllaku.

Arsyet zyrtare të largimit të Aliut nuk janë bërë ende të ditura nga institucioni, mirëpo ky vendim vjen menjëherë pas thirrjeve të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për largimin e drejtorëve rajonalë nga postet e tyre drejtuese.

Aliu e kishte marrë drejtimin e Portit të Durrësit më 28 tetor të vitit të kaluar, pasi më parë kishte shërbyer si ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës deri në gusht të vitit 2025. /E.A/

Continue Reading

Live

Trump konfirmon se FBI po heton lidhjen e shefit të Nvidia-s me një spione të dyshuar kineze

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se Byroja Federale e Hetimit (FBI) po heton lidhjen mes drejtorit ekzekutiv të kompanisë Nvidia, Jensen Huang, dhe një femre të dyshuar si spione e Qeverisë Kineze.

Trump deklaroi se ka zhvilluar një bisedë me shefin e Nvidia-s rreth raportimeve se ai ishte cak i një fushate spiunazhi nga Pekini. Presidenti amerikan tha se e kishte pyetur drejtpërdrejt Huang se a kishte dijeni për aktivitetin e saj, ndërsa shto se i besonte deklaratës së tij se nuk dinte gjë.

Pekini zyrtar i ka hedhur poshtë pretendimet përmes Ministrisë së Jashtme, duke i cilësuar ato si të pabaza dhe me qëllim njollosjen e Kinës. Ndërkaq, kompania Nvidia e cila ka nisur një hetim të pavarur njoftoi se nuk ka asnjë indeks se sekretet e saj apo siguria kombëtare janë cenuar.

Pretendimet për këtë lidhje kanë shkaktuar menjëherë tronditje në tregjet financiare, ku vlera e Nvidia-s rëzoi me rreth 250 miliardë dollarë pas një rënieje prej më shumë se 4% të aksioneve.

Sipas raportimeve të medieve amerikane, inteligjenca dyshon se bëhet fjalë për Alice Huang, e cila nuk ka lidhje familjare me ekzekutivin e Nvidia-s dhe mban post drejtues në kompaninë me bazë në Singapor, Megaspeed. Paralajmërimet për këtë rast i ishin dërguar më parë zyrtarëve të lartë në Washington përmes një memorandumi nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio./ BBC/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot: Intervalet me diell dhe temperaturat deri në 14°C

Published

on

By

Dita e sotme në Kosovë pritet të karakterizohet nga një mot kryesisht i qëndrueshëm, me vranësira të shpërndara dhe me intervale të gjata me diell, sipas të dhënave nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale lëvizin ndërmjet 1°C dhe 5°C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 9°C deri në 14°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara