Lajmet

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së: Hapet thirrja për punime shkencore

Published

on

UBT ka nisur përgatitjet për edicionin e 13-të të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion. Kjo ngjarje shkencore, e cila mbahet në Kosovë, pritet të sjellë profesionistët më të mirë të botës akademike në fusha të ndryshme.

Konferenca synon të përforcojë rolin e UBT-së si një lider i arsimit të lartë në rajon, duke promovuar kërkimet intensive dhe transferimin e njohurive. Gjithashtu ofron një platformë unike për të ndarë përvoja dhe për të promovuar punën shkencore të talentuarëve nga të gjitha sfondet.

Gjatë kësaj konference, aktivitetet shkencore do të shtrihen në 25 fusha të ndryshme, duke përfshirë shkenca kompjuterike, biznes, inxhinieri, arkitekturë, shkenca politike, shkencat farmaceutike, mjekësi, gjuhë dhe kulturë, dhe shumë të tjera.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të prezantojnë punimet e tyre në këto fusha dhe të kontribuojnë në diskutimet e ndjeshme mbi temat e kërkimit të tyre. Gjithashtu, konferenca do të ofrojë mundësi për të njohurit e fundit në lëminë akademike dhe për të ndarë përvoja me kolegët nga komuniteti ndërkombëtar.

Punimet shkencore për konferencën janë të hapura për pranim. Hulumtuesit dhe praktikantët mund të aplikojnë duke vizituar faqen zyrtare të konferencës në conferences.ubt-uni.net/2024/ dhe të dërgojnë pyetje në emailin [email protected].

Ky aktivitet shkencor është një mundësi e shkëlqyer për të bërë njohje të reja, për të zhvilluar bashkëpunime dhe për të kontribuar në përparimin e dijes në nivel ndërkombëtar./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i kërkuari për falsifikim dokumentesh, në shtëpi i gjenden 45 fishekë

Published

on

Një person është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, në Leposaviq, pasi ishte i kërkuar lidhur me një rast të falsifikimit të dokumenteve.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi është bërë më 17 gusht, rreth orës 12:20. Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 45 fishekë, si dhe disa pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe një telefon me SIM-kartë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Hetim ndaj një personi në Gjakovë për bashkëjetesë me një 16-vjeçare

Published

on

Policia e Kosovës ka nisur hetimet ndaj një personi në Gjakovë, pasi dyshohet se prej disa muajsh ka bashkëjetuar me një vajzë 16-vjeçare.

Sipas raportit policor, më 17 gusht i dyshuari dhe vajza janë paraqitur së bashku në stacionin policor.

Pas konsultimit me prokurorin, rasti është iniciuar dhe do të trajtohet nga njësitë e hetimeve rajonale./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I ofroi policëve 50 euro që të mos e gjobisin, arrestohet i dyshuari

Published

on

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se u ka ofruar zyrtarëve policorë 50 euro ryshfet, në këmbim të mosshqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 gusht, rreth orës 03:20, në rrugën “Nënë Tereza”.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Punëtori gjendet pa shenja jete në vendin e punës në Obiliq

Published

on

Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në fshatin Shipitullë të Obiliqit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 16 gusht, rreth orës 21:00.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara