Lajmet nga UBT

Konferenca Ndërkombëtare e Shkencave Kompjuterike prezanton punime dhe hulumtime shkencore nga më të ndryshmet nga kjo fushë

U prezantuan gjetje dhe hulumtime të ndryshme.

Published

on

Në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion të UBT-së, sot ka zhvilluar aktivitetin e saj Konferenca e Shkencave Kompjuterike, ku u prezantuan gjetje dhe hulumtime të ndryshme.

Hulumtuesit vendorë dhe ndërkombëtarë, para pjesëmarrësve prezantuan rreth vendosjes së rrjetit 5G në UBT: Karakteristikat, aftësitë dhe sfidat, rastet e përdorimit dhe shembujt e simulimit të kodit të bllokut një herë (OTP) për transaksionet financiare elektronike, zbulimi i shenjave rrugore me aplikacione të fuqizuara nga AI, dhe tema të tjera të ngjashme.

Sesioni i parë

Chair: Edmond Jajaga

Co – Chair: Ramiz Hoxha

  • “Security and Privacy Requirement Analysis  of Blockchain-based e-Voting System”, Blerina Rrmoku, Edmond Jajaga, Edmond Hajrizi.
  • “Modeling Zero Energy Buildings using Fuzzy Cognitive Maps”, Lazaros Avgeris, Peter Groumpos.
  • “Application of Blockchain Technology in banking Transactions”, Hasan Metin, Valdrin Qerimi.
  • “Evaluation of Grad-CAM for explaining Deep Learning’s decisions on various medical imaging datasets”, Ifigeneia Athanasoula, Ioannis Apostolopoulos, Peter Groumpos.
  • “Application of Blockchain Technology in Healthcare: A review”, Lamir Shkurti, Faton Kabashi, Vehebi Sofiu, Besnik Qehaja.
  • “Solar Energy Forecasting in Vlora using Artificial Neural Networks and Open Data”, Dezdemona Gjylapi, Alketa Hyso, Eljona Proko, and Sokol Gjylapi.
  • “Healthcare Application for Blood Donation”, Greta Ahma, Elton Boshnjaku, Edmond Hajrizi.
  • “A systematic review of Domain Specific Languages in Supply Chain”, Tea Tavanxhiu, Kozeta Sevrani, Andrea Alberici.

Sesioni i dytë

Chair: Bertan Karahoda

Co – Chair: Xhelal Jashari

  • “Evaluating and comparing web scraping tools and techniques for data collection”, Vesa Morina, Shqipe Sejdiu.
  • “Fuzzy Cognitive Maps and Explainable Artificial Intelligence: a critical perspective”, Ifigeneia Athanasoula, Ioannis Apostolopoulos, Peter Groumpos.
  • “Machine Learning tools for Studying Unemployment in Albania”, Blerina Vika, Desara Rustemi, Kozeta Sevrani.
  • “CinemaVerse”, Euron Rmadani, Hizer Leka.
  • “Intelligent Modeling for the food chain using Fuzzy Cognitive Maps”, Ifigeneia Athanasoula, Ioannis Apostolopoulos, Peter Groumpos.
  • “Application of shortest path algorithms in OSM. Case study-Prishtina”, Mirlinda Reqica, Diellza Berisha, Bukurie Imeri, Blinera Zekaj, Azir Jusufi.
  • “Profit from integration of Big Data, Cloud Computing  and Internet of Things in Industry 4.0”, Eljona Proko, Alketa Hyso, Dezdemona Gjylapi.

Sesioni i tretë

Keynote Speakers

Edmond Hajrizi

Chair: Zhilbert Tafa

Co – Chair: Xhafer Krasniqi

  • “A Review on the Emerging Technologies for Air Pollution Monitoring and Management”, Zhilbert Tafa.
  • “Models for Load and Price Formation in Deregulated Electricity”, Valbona Karapici, Arsena Gjipali.
  • “Internal Security threats in Information System – threat protection at all stages of the chain”, Amet Shabani, Fatos Rushiti.
  • “Traffic light design through digital circuits and simulation through the Electronic WorkBench program’’, Bashkim Çerkini, Fakije Zejnullagu – Poster.
  • “The Evolution of Cybersecurity”, Egzon Kamberi, Besnik Qehaja, Edmond Hajrizi.
  • “Computational Data Analysis”, Lavdim Beqiri, Greta Ahma, Edmond Hajrizi.
  • “Using matrices in cryptography”, Faton Kabashi, Lamir Shkurti, Besnik Qehaja, Hizer Leka, Mirlinda Selimaj.
  • “Healthcare Information Privacy and Security”, Nita Qarri , Besnik Qehaja.
  • “Graphic presentation and statistical data analysis of the number of children in the families of 7th grade students in a lower secondary school in the Republic of Kosovo”, Nazmi Msini (Poster).
  • “Transformation of the modern radio signal in modeling the sensor transmission between concentric antennas for frequency integration”, Vehebi Sofiu, Faton Kabashi, Greta Ahma, Lamir Shkurti.
  • “Using polynomials over the GF(2) field for detecting and correcting errors in cyclic codes”, Mirlinda Reqica, Diellza Berisha, Bukurie Imeri, Blinera Zekaj, Azir Jusufi.

Lajmet

United Hospital avancon shërbimet e kirurgjisë kardiovaskulare, bypass-i koronar ndër ndërhyrjet kryesore për trajtimin e sëmundjeve të zemrës

Published

on

By

Prishtinë – United Hospital po promovon shërbimet e specializuara në fushën e kirurgjisë kardiovaskulare, duke vënë në pah rëndësinë e ekspertizës mjekësore, teknologjisë bashkëkohore dhe bashkëpunimit multidisiplinar në trajtimin e pacientëve me sëmundje të zemrës.

Në kuadër të këtyre shërbimeve, kirurgu kardiovaskular, PhDc. Dr. Raif Çavolli, prezanton mundësitë e trajtimit që ofrohen në këtë institucion shëndetësor, përfshirë bypass-in koronar (CABG), kirurgjinë e valvulave të zemrës, kirurgjinë e aortës dhe operacionet e kombinuara kardiake.

Bypass-i koronar, ndërhyrje për përmirësimin e qarkullimit të gjakut në zemër

Një ndër procedurat kryesore të kirurgjisë kardiovaskulare është bypass-i koronar, i cili realizohet për të krijuar rrugë alternative për qarkullimin e gjakut, duke anashkaluar arteriet koronare të ngushtuara ose të bllokuara.

Kjo ndërhyrje synon të përmirësojë furnizimin e muskulit të zemrës me gjak dhe oksigjen. Te pacientët e përzgjedhur sipas vlerësimit mjekësor, bypass-i koronar mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të gjoksit, përmirësimin e tolerancës ndaj aktivitetit fizik dhe rritjen e cilësisë së jetës.

Sipas materialeve informuese të publikuara nga United Hospital, procedurat CABG mbështeten edhe nga përdorimi i ekokardiografisë transesofageale (TEE), një metodë diagnostikuese që mundëson vlerësimin e strukturave dhe funksionit të zemrës gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

Përdorimi i kësaj teknologjie i ndihmon specialistët të monitorojnë gjendjen e zemrës në kohë reale dhe të marrin informacione të rëndësishme gjatë operacionit. Zgjedhja e metodës së trajtimit dhe e teknikave të monitorimit përcaktohet në bazë të gjendjes klinike dhe nevojave individuale të pacientit.

Ekipi multidisiplinar në qendër të trajtimit

Përveç ndërhyrjeve kirurgjikale, United Hospital thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet specialistëve për planifikimin dhe realizimin e trajtimit.

Në këtë proces, rol të rëndësishëm ka Heart Team (Ekipi i Zemrës), i cili përfshin kardiokirurgë, kirurgë vaskularë, kardiologë, radiologë, anesteziologë dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë, sipas nevojës së rastit.

Përmes këtij bashkëpunimi, synohet që secili pacient të vlerësohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të përcaktohet qasja më e përshtatshme e trajtimit, duke marrë parasysh diagnozën, gjendjen e përgjithshme shëndetësore dhe përfitimet e mundshme të ndërhyrjes.

Kujdesi për zemrën kërkon vlerësim të hershëm dhe trajtim të përshtatshëm

United Hospital u bën thirrje qytetarëve që të mos i neglizhojnë shqetësimet që lidhen me shëndetin e zemrës dhe të kërkojnë këshilla profesionale kur paraqiten simptoma apo faktorë rreziku për sëmundje kardiovaskulare.

Vlerësimi nga specialistët është i rëndësishëm për identifikimin e problemit dhe përcaktimin e trajtimit të nevojshëm. Jo çdo pacient me sëmundje të arterieve koronare ka nevojë për bypass, ndaj vendimi për ndërhyrje kirurgjikale merret pas ekzaminimeve përkatëse dhe vlerësimit të ekipit mjekësor.

Për konsultime kardio-kirurgjikale dhe informata rreth shërbimeve, të interesuarit mund të kontaktojnë United Hospital në numrat 038 60 70 70 dhe 046 60 70 70.

Spitali ndodhet në magjistralen M2 Prishtinë–Ferizaj, në kilometrin e shtatë, në Prishtinë.

Për konsultime kardio-kirurgjikale dhe informata shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë spitalin në numrat 038 60 70 70 dhe 046 60 70 70, ose ta vizitojnë në adresën M2, Prishtinë–Ferizaj, kilometri i 7-të, Prishtinë, Kosovë./rajonipress/

Continue Reading

lajme

Elita nga Kosova përzgjidhet ndër 10 mentorët më të mirë në botë në FIRST Global Challenge 2026

Published

on

By

Elita Hajrizi, mentore e ekipit First Kosova, është përzgjedhur ndër 10 mentorët më të mirë në botë në garën e mbajtur në Incheon të Koresë së Jugut, duke vënë në pah rëndësinë e mentorimit dhe përkushtimit në zhvillimin e talenteve të reja.

Ky vlerësim vjen pas një procesi përzgjedhës, në të cilin mentorët pjesëmarrës në garë u ftuan për intervista, ndërsa një juri përzgjodhi dhjetë mentorët që u dalluan për kontributin e tyre. Përzgjedhja e Elita Hajrizit në mesin e tyre përbën një mirënjohje për angazhimin e saj në mbështetjen dhe zhvillimin e të rinjve në fushën e shkencës, teknologjisë dhe robotikës.

Roli i mentorëve në FIRST Global Challenge shkon përtej përgatitjes teknike. Ata i udhëheqin të rinjtë në procesin e të nxënit, i mbështesin në zgjidhjen e problemeve dhe i motivojnë të punojnë si ekip, duke zhvilluar aftësi që u shërbejnë edhe përtej garës.

Përzgjedhja e Elita Hajrizit ndër dhjetë mentorët më të mirë vjen në një edicion ku ekipi First Kosova arriti një tjetër sukses të rëndësishëm, duke u renditur në vendin e katërt në botë bashkë me grupin me Greqinë, Poloninë dhe Meksikën.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Kosova e katërta në botë në FIRST Global Challenge 2026, përmes ekipit të përfaqësuar nga UBT

Published

on

By

Kosova renditet e katërta në botë në FIRST Global Challenge 2026, garën ndërkombëtare të robotikës që u mbajt në Incheon të Koresë së Jugut, ku ekipi First Kosova, i përfaqësuar nga UBT, arriti këtë sukses bashkë me grupin me Greqinë, Poloninë dhe Meksikën, në mesin e 191 shteteve pjesëmarrëse nga e gjithë bota.

Ekipi përfaqësues i Kosovës ka dëshmuar përgatitje të lartë teknologjike, aftësi në robotikë dhe programim, si dhe bashkëpunim të suksesshëm ndërkombëtar, duke arritur deri në fazën e play-off-it dhe duke konkurruar për pozitat më të larta të garës.

Gara e këtij viti kishte në fokus zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve të egra. Përmes robotëve dhe sfidave inxhinierike, ekipet pjesëmarrëse u angazhuan në zgjidhjen kreative të problemeve dhe aplikimin praktik të njohurive shkencore.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka vlerësuar lart këtë sukses, duke theksuar rëndësinë e investimit në edukimin teknologjik dhe në zhvillimin e talenteve të reja.

“Renditja e ekipit të Kosovës në vendin e katërt në botë është dëshmi e fuqishme e talentit, dijes dhe potencialit inovativ të të rinjve tanë. Ky sukses dëshmon se, kur të rinjtë kanë mundësi, mbështetje dhe qasje në teknologji e inovacion, ata mund të konkurrojnë denjësisht me ekipet më të mira në botë. UBT do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e gjeneratave të reja, duke i përgatitur për sfidat e së ardhmes dhe duke e përfaqësuar Kosovën me dinjitet në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Rektori Hajrizi.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT dhe Instituti Yunus Emre bashkojnë artin dhe komunikimin përmes filmit “The Colors of Nazar”

Published

on

By

Në bashkëpunim me Institutin Yunus Emre në Prishtinë, Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT organizoi shfaqjen e filmit “The Colors of Nazar” (“Ngjyrat e Mësyshit”), në Bibliotekën e Kampusit Inovativ të UBT-së. Në aktivitet mori pjesë edhe drejtori i Institutit Yunus Emre në Prishtinë, z. Ramadan Yilmaz.

Pas shfaqjes së filmit, aktiviteti vazhdoi me një panel diskutimi, ku ekipi realizues ndau me të pranishmit përvojat nga procesi i krijimit të dokumentarit, duke trajtuar aspektet artistike dhe teknike të produksionit. Panelistë ishin regjisori Dr. Fatih Diren, drejtori i fotografisë Evrim Inci, protagonistja kryesore Gizem Ozdemir dhe profesori Berk Kyqyk.

 

Në këtë aktivitet morën pjesë dekani dhe prodekani i Fakultetit Media dhe Komunikim, profesorë dhe studentë të UBT-së, të cilët patën mundësi të bashkëbisedojnë me ekipin realizues dhe të njihen më nga afër me përvojën e tyre profesionale në fushën e filmit dokumentar.

Ky aktivitet shënon një tjetër mundësi për bashkëpunim kulturor dhe akademik ndërmjet UBT-së dhe Institutit Yunus Emre, duke krijuar hapësirë për shkëmbim përvojash dhe përfshirjen e studentëve në diskutime me profesionistë të industrisë audiovizuale.

Continue Reading

Të kërkuara