Lajmet

Konferenca Ndërkombëtare e Mjekësisë në UBT thekson rolin e inovacionit dhe bashkëpunimit ndërdisiplinar në kujdesin shëndetësor

Published

on

Në kuadër të Konferencës së 14-të Ndërkombëtare Shkencore të UBT-së, u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare për Mjekësi, Infermieri dhe Shkenca Mjekësore Teknike (Radiologji, Anestezi dhe Biokimi), e cila mblodhi në UBT studiues, mjekë, infermierë, dhe ekspertë të fushës nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës.

Kjo konferencë u shndërrua në një platformë gjithëpërfshirëse për prezantimin e risive kërkimore, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe trajtimin e sfidave bashkëkohore që përballon sistemi shëndetësor, nga digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale deri te menaxhimi i stresit, sëmundjet kardiovaskulare, triazhimi emergjent dhe shëndeti mendor i profesionistëve shëndetësorë.

Ligjërata kryesore e konferencës u mbajt nga Gezim Bocari, i cili foli mbi temën: “Implementation of New Work Approaches in Healthcare: The Case of Human Resource Management in Hospital Nursing”, duke vënë theksin te nevoja për reforma strukturore dhe menaxheriale në kujdesin shëndetësor.

Gjatë konferencës, pjesëmarrësit ndanë studime shkencore të rëndësishme mbi përmirësimin e praktikave klinike, zhvillimet në mjekësi laboratorike, rolin e infermierisë forenzike, përdorimin e inteligjencës artificiale në MRI, si dhe ndikimin e digjitalizimit në shëndetësi.

Sesioni 1

Chair: Fitim Alidema
Co–Chair: Albina Fejza
Keynote Speaker: Gezim Bocari – Implementation of New Work Approaches in Healthcare: The Case of Human Resource Management in Hospital Nursing

International Speakers:

  • Blerim Hetemi, Julia Wiegand, Johanna Borger – “That wasn’t handed over” – Challenges of nursing handover in acute care hospitals
  • Demokrat Nuha et al. – Recent Advances in Analgesic Drug Discovery: Azole-Based Heterocycles as Key Scaffolds

Sesioni 2

Chair: Naser Rugova
Co–Chair: Mevlan Qafleshi

  • Fitim Alidema, Elona Sadiki – Assessment of the Approach and Use of Medicines among Minority Communities in Kosovo
  • Mevlan Qafleshi, Altin Grantolli – Artificial Intelligence in MRI: Modeling, Optimization, and Oncological Applications from a Physicist’s Perspective
  • Granit Bregaj, Skenderaj Telaku – Sociodemographic and Clinical Features of Patients with Acute Coronary Syndrome
  • Zafer Gashi et al. – Prenatal Screening for Down Syndrome: Sensitivity, Specificity, and Predictive Values
  • Andrita Kurhasku, Elisa Dermaku – Identifikimi i metodave të triazhimit tek rastet emergjente në komunën e Kamenicës
  • Xhevat Kurhasani et al. – Results of Active Case Finding among the Roma, Ashkali, Egyptians Minority Group in Peja Municipality

Sesioni 3

Chair: Hajrullah Fejza
Co–Chair: Blerim Hetemi

  • Naser Rugova et al. – Digitalization Challenges in the Healthcare Systems of Transition Countries: A Case Study of Kosovo
  • Edmond Islamaj et al. – Eosinophilic Esophagitis: A Rare Case of Dysphagia
  • Mimoza Telaku et al. – Endoscopic Findings in Patients with Dyspepsia at the Private Clinic “Gastromed AFM”, Pristina
  • Margarita Kuqali et al. – The Role of AI in Enhancing Public Awareness and Communication on Indoor Radon Risk
  • Migjena Tasholli, Njomza Shosholli – Stress in the Lives of Nurses and the Impact of Night Shifts on Their Psychophysical Condition
  • Njomza Shosholli et al. – Vaccination and Public Awareness: An Epidemiological-Descriptive Approach
  • Fisnik Laha, Nerxhivane Gërguri-Retkoceri – Evaluating Expanded Uncertainty in Medical Laboratory Measurements

Sesioni 4

Chair: Fisnik Laha
Co–Chair: Afrim Zeqiri

  • Arsim Gerxhaliu – Forensic Nurse – The Role of Forensic Nurse in Sexual Assault Cases
  • Ragip Hyseni et al. – Accreditation of Healthcare Institutions in Kosovo – Challenges and Opportunities
  • Zejnë Buja et al. – Reconstruction of the Lower Lip Defect with Nasolabial Flap
  • Hajrullah Fejza et al. – Sustainability of Public Health Services in Times of Crisis: Lessons from COVID-19
  • Hajrullah Fejza et al. – Promotion of Sexual Health as a Component of Health System Sustainability
  • Hajrullah Fejza et al. – Insights on the Sexual Health of the LGBTI+ Community in Kosovo
  • Drita Loshaj – The Impact of Nursing Education on the Prevention of Postnatal Depression
  • Zaim Gashi, Valon Hamza – Rare Case of Acute Haemorrhagic Rectal Ulcer – Case Report

Sesioni 5

Chair: Abdullah Gruda
Co–Chair: Andrita Kurhasku

  • Trendeline Pllana, Gresa Hasani – The Role of the Nurse in the Care of Children with High Fever
  • Hana Bejiqi et al. – The Role of Gynecologists in the Prevention of Breast and Ovarian Cancer
  • Lulzim Thaçi, Inesë Basha – Radon Concentration Measurements in Some Enclosed Environments in the Gjilan Region
  • Ardiana Hajdari, Arsim Hajdari – The Effectiveness of Treatments for Neck Pain: A Systematic Review
  • Dafina Ademi Islami et al. – Overview of Cancer Burden in Kosovo – Our Data
  • Dafinë Kastrati Bajçinca et al. – Phytotherapeutic Potential of Lawsonia inermis and Juglans regia in Dermatologic Care
  • Abdullah Gruda et al. – Nursing Leadership and Its Impact on Promoting Evidence-Based Practice: A Systematic Review

Poster Presentation

  • Valon Durguti et al. – The Difference Between the Total and Differential Leukocyte Counts in Patients with Symptoms of an Infection and Healthy Patients

Në përmbyllje të konferencës, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërdisiplinar në fushën e mjekësisë dhe integrimin e teknologjisë në përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor. Konferenca u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të kërkimit shkencor në Kosovë dhe rajon, duke reflektuar përkushtimin e UBT-së për avancimin e shkencave mjekësore në nivel ndërkombëtar.

Vendi

PDK: Përpjekjet për zgjedhjen e presidentit në mënyrë jokushtetuese janë shqetësuese

Published

on

By

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka deklaruar se përpjekjet për vazhdimin e procesit të zgjedhjes së presidentit në mënyrë jokushtetuese janë shqetësuese për opozitën, përfshirë edhe PDK-në, si dhe për përfaqësues të shoqërisë civile.

Sipas tij, zgjedhja e presidentit është çështje me interes të përgjithshëm dhe nuk është dashur të trajtohet në mënyrë të njëanshme.

“Tendenca që kemi parë për të vazhduar zgjedhjen e presidentit në mënyrë jokushtetuese ka qenë shqetësuese jo vetëm për ne si PDK, por edhe për të gjitha subjektet opozitare, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe qytetarët”, deklaroi Tahiri.

Ai theksoi se opozita ka pasur një qasje konstruktive gjatë gjithë procesit, duke filluar nga konstituimi i institucioneve deri te votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Nuk kemi dashur të jemi sonte në konferencë për këtë temë, por kjo ka qenë një situatë e imponuar, për të cilën kemi alarmuar vazhdimisht”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Berisha: Bashkimi i opozitës do të zgjidhte krizën politike

Published

on

By

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar në një konferencë për media se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e, siç e quajti ai, një procesi që po dëmton rendin kushtetues dhe po shndërrohet në një spektakël politik që ka zgjatur tash e katër muaj.

Sipas Tahirit, ky proces nuk përfaqëson një procedurë të mirëfilltë demokratike për zgjedhjen e presidentit, por një përpjekje për manipulim të opinionit publik. Ai theksoi se AAK-ja nuk do të marrë pjesë në atë që e cilësoi si “komplot ndaj shtetit”, në asnjë rrethanë.

Ndërkohë, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, u shpreh se nëse partia e tij do të kishte një rol më të madh në këtë proces, çështja do të mund të zgjidhej brenda një kohe shumë të shkurtër.

Berisha gjithashtu theksoi se bashkimi i opozitës do të ishte çelësi për tejkalimin e situatës aktuale. Sipas tij, kryeministri Albin Kurti po kontribuon në përçarje, ndërsa shtoi se ndalimi i kësaj përçarjeje do t’i hapte rrugë zhvillimit dhe përparimit të vendit.

Continue Reading

Vendi

Kurti fton LDK-në të propozojë kandidat, ofron mbështetje me nënshkrime; Hoxha gati të tërhiqet

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se janë të gatshëm t’i japin LDK-së edhe 15 nënshkrime për cilindo kandidat që kjo parti propozon. Ai bëri të ditur se ka zhvilluar bisedë edhe me Hatixhe Hoxhën, e cila ka shprehur gatishmëri të tërhiqet nga kandidatura nëse LDK-ja del me një emër të saj.

Sipas Kurtit, kjo do të mundësonte një garë mes një kandidateje nga shoqëria civile, Feride Rushiti, dhe një kandidati apo kandidateje të LDK-së.

“Kam biseduar me Hatixhe Hoxhën. Ajo është pajtuar të tërhiqet nëse LDK-ja i siguron 15 nënshkrime për kandidaten e saj. LVV-ja do t’i shtojë edhe 15 nënshkrime, duke krijuar kështu mundësinë për një përballje mes një kandidati të shoqërisë civile dhe një kandidati të LDK-së. Sonte mund ta zgjedhim presidentin/en e Kosovës. Unë jam në zyrën e LVV-së pranë Kuvendit, ku LDK-ja mund t’i dorëzojë nënshkrimet. Edhe nëse kanë vetëm 13 apo 14, ne i plotësojmë. Nuk kemi asnjë pengesë për cilindo kandidat që propozon LDK-ja”, ka thënë Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Tentimi i fundit për zgjedhjen e Presidentit sonte në orën 23:00

Published

on

By

Seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës është shtyrë për në orën 23:00, pak para skadimit të afatit kushtetues të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se deputetët do të mblidhen edhe një herë gjatë natës për një përpjekje të fundit për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Seanca e sotme, sikurse edhe ato paraprake, është karakterizuar nga mungesa e partive opozitare, të cilat kanë bojkotuar procesin. Pas rifillimit të shkurtër të punimeve, Haxhiu e ndërpreu sërish seancën për shkak të mungesës së kuorumit të plotë, duke bërë të ditur se ajo do të vazhdojë në orën 23:00.

Në seancën e së hënës, ku morën pjesë vetëm deputetët e shumicës, u hodhën në votim dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha nuk arriti të sigurojë asnjë votë; një votë rezultoi e pavlefshme.

Përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile kanë kundërshtuar procesin, duke vlerësuar se votimi pa pjesëmarrjen e plotë të deputetëve cenon rendin kushtetues.

Nëse Kuvendi dështon të zgjedhë presidentin deri në mesnatë, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të reja.

Continue Reading

Të kërkuara