Lajmet
Konferenca Ndërkombëtare e Gazetarisë sjell ide, kërkime dhe zbulime që formësojnë të ardhmen e medias
Published
6 months agoon
By
UBTNEWSKonferenca Ndërkombëtare e Gazetarisë shërbeu si një platformë e rëndësishme akademike dhe profesionale ku studiues, gazetarë dhe ekspertë të komunikimit medial nga vendi dhe rajoni prezantuan zbulime të reja shkencore mbi zhvillimet bashkëkohore në fushën e medias, gazetarisë dhe komunikimit publik. Ky edicion i konferencës vuri në qendër të debatit shkencor rolin e gazetarisë në shoqëritë post-konfliktuale, ndikimin e mediave online në proceset sociale dhe politike, sfidat e dezinformimit digjital, si dhe transformimin që po sjell inteligjenca artificiale në mënyrën e prodhimit dhe konsumimit të lajmit.
Në sesionin e parë të konferencës, studiues të ndryshëm sollën punime që trajtonin gazetarinë në kontekstet e pasluftës, ndikimin e mediave digjitale në migrim dhe shoqëri, si dhe mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me teknologjinë dhe informacionin në epokën digjitale.
Ndër temat e paraqitura ishin:
Sesioni i parë
Chair: Dr. Votim Hanoli
Co – Chair: Musa Sabedini
- “The Institutional Role of Journalism in Post-Conflict Societies: The Case of Kosovo”, Ferid Selimi;
- “The Role of Online Media in the Process of Population Emigration with a Focus on Albanians in the Presheva Valley”, Ilir Zylfiu;
- “Hedonism in the Digital Age: An Analysis of the Use of Social Networks as a Source of Pleasure”, Votim Hanoli, Elda Sinani;
- “Media Education as a Tool for Civic Empowerment: Critical Approaches of Youth in Kosovo Towards Online Disinformation”, Blerta Aliu;
- “Emotional Disinformation and Engagement Bait: AI-Generated Images on Facebook”, Hyrije Mehmeti;
- “Motivations of University Students in Kosova for Using ChatGPT: A Uses and Gratifications Approach”, Flora Hajdarmataj, Alaaddin F. Paksoy;
- “Investigative Journalism in Kosovo: Risks and Challenges”, Musa Sabedini;
- “The Role of the Independent Media Commission (IMC) in Ensuring the Legality of Audiovisual Media Services in the Republic of Kosovo”, Faruk Rexhaj, Naser Rugova.
Në sesionin e dytë, nën drejtimin e Dr. Xhevahire Milaku (Chair) dhe Dr. Ilir Zylfiu (Co-Chair), fokusi u zhvendos drejt çështjeve të digjitalizimit, inteligjencës artificiale, ndikimit të mediave sociale dhe etikës në komunikimin bashkëkohor.
Sesioni i dytë
Chair: Dr. Xhevahire Milaku
Co – Chair: Dr. Ilir Zylfiu
- “The Role of Digitalization and Artificial Intelligence in Media”, Xhevahire Millaku;
- “Reporting of Portals in Kosovo on Gender-Based Violence”, Arbana Mjekiqi, Votim Hanoli;
- “The Impact and Credibility of Opinion Makers and Influencers on Public Opinion in Kosova”, Ejup Gojnovci;
- “The Perspective of Journalists and Media Managers in Kosovo”, Blenda Agaj;
- “Sponsors and Their Influence on the Content of Self-Financed TV Shows”, Albina Zeneli;
- “The Impact of Podcasts on the Creation of Public Discourse in Kosova”, Driton Iseni;
- “The Impact of Social Media Effects on Women’s Rights in Kosovo”, Edona Sulejmani;
- “The Importance and Role of Online Media in Informing the Public During and After the COVID-19 Pandemic (2020–2023)”, Saranda Krasniqi;
- “War and the Media – A Simultaneous Major Change”, Safet Zejnullahu.

You may like
Vendi
UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij
Published
7 hours agoon
April 8, 2026By
ubtnews
UBT ka lansuar zyrtarisht konceptin më të ri inovativ në fushën e arsimit, Global Virtual Campus, një platformë që synon të transformojë mënyrën se si ofrohet edukimi në nivel global, përmes partneritetit strategjik me EON Reality.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se ky model është një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së arsimit gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë.
“Në këtë kontekst, Global Virtual Campus është një koncept dhe model i ri, modeli i së ardhmes, që mundëson ofrimin e të njëjtës përmbajtje dhe të njëjtës cilësi kudo në botë, me të njëjtin potencial dhe përvojë, pa humbur kohë dhe me kosto të përballueshme për të gjithë. Pra, kjo qasje e aksesueshmërisë dhe përballueshmërisë, kudo dhe në çdo kohë, është thelbi i Global Virtual Campus, të cilin po e ofrojmë përmes partneritetit tonë me EON”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Rektori Hajrizi deklaroi se UBT ka një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në arsimin e lartë, duke u renditur ndër institucionet më të vlerësuara globalisht në fusha kyçe si inovacioni, qëndrueshmëria, ndërmarrësia dhe shkenca.
Ai nënvizoi se institucioni njihet për standarde të larta cilësie dhe është i akredituar nga mekanizma ndërkombëtarë, përfshirë British Accreditation Council, si dhe gëzon një validim të fortë në raport me sistemin amerikan të arsimit.
“Ne besojmë fuqishëm në rëndësinë e kontaktit njerëzor dhe bashkëpunimit fizik, por në të njëjtën kohë duhet të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin që ofron inteligjenca artificiale për të rritur cilësinë dhe për të zgjeruar qasjen në arsim”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Një nga shtyllat kryesore të këtij transformimi është integrimi i inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara të vizualizimit në procesin mësimor. Sipas Hajrizi, përvoja e gjatë e partneritetit me platforma inovative si EON ka mundësuar ndërtimin e një sistemi që garanton cilësi të lartë të mësimdhënies, pavarësisht vendndodhjes së studentëve.
Global Virtual Campus synon të ofrojë përmbajtje dhe standard të njëjtë edukimi kudo në botë, duke eliminuar barrierat gjeografike dhe kohore, dhe duke hapur një epokë të re të arsimit global.
Lajmet
Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës
Published
12 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.
PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.
Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.
Vendi
Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë
Published
12 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.
Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.
Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.
“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.
Lajmet
Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar
Published
13 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.
Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.
Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij
Dukagjini dhe Ferizaj një hap larg finales së Kupës së Kosovës
Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës
Dy superndeshje sonte në Champions: Barcelona-Atletico dhe PSG-Liverpool
Kosova në kamp ndërkombëtar në Brazil para sfidës së “World Boxing Cup 2026”
Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë
Filmi “Nderi” me premiere ne Tiranë dhe Prishtinë.
Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar
Rezidenca verore e Benito Mussolinit shitet për 1.2 milionë euro
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
