Lajmet

Konferenca Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor mblodhi shumë arkitektë dhe hulumtues shkencorë

Published

on

Konferenca Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor bëri bashkë arkitektë dhe studiues për të diskutuar sfidat dhe trendet më të fundit në planifikimin urban, dizajnin e qëndrueshëm dhe teknologjitë inovative. 

Punimet e prezantuara trajtuan tematika që variojnë nga ndikimi i karakteristikave demografike në zhvillimin e vendbanimeve, politikat e banimit social dhe të përballueshëm, deri te përdorimi i inteligjencës artificiale në planifikimin dhe dizajnin urban. Konferenca krijoi një platformë për shkëmbimin e njohurive, promovimin e qëndrueshmërisë dhe avancimin e praktikave moderne në fushën e arkitekturës.

Sesioni i parë u fokusua në zhvillimin urban dhe menaxhimin e planifikimit hapësinor, duke diskutuar problematika komplekse urbane, hapësira rekreative, ndotjen akustike, dhe ndikimin e teknologjive inteligjente në dizajnin e qyteteve. Sesioni i dytë solli perspektiva mbi tipologjitë e ndërtimit, integrimin e kopshtave vertikale, minimizimin e urave termike, përdorimin adaptiv të hapësirave, ndikimin e inteligjencës artificiale në edukim, neuroarkitekturën dhe ruajtjen e trashëgimisë arkitekturore si burim inovacioni dhe qëndrueshmërie. Prezantimet reflektuan mbi lidhjen mes dizajnit, emocionit dhe mirëqenies së banorëve, duke ofruar shembuj konkretë të aplikimit të njohurive në praktikë.

Sesioni I:

Chair: Prof. Dr. Binak Beqaj

  • The Impact of Demographic Characteristics on the Development of Formal Settlements and Spatial Planning Management in KosovoDr. Sc. Venera Goxha
  • Reforming Policies for Diversifying Housing Programmes in Kosovo – Banush Shyqeriu, Merita Dalipi
  • Financing, and Management of Affordable and Social HousingMSc. Rame Hamzaj
  • Wicked Problems and Urban Regeneration: The Politics of the Tirana Riverside ProjectDr. Sc. Doriana Musaj
  • Spatial/Urban Planning Process in Kosovo and Its Challenges Prof. Dr. Binak Beqaj
  • Critical Observations on Effectiveness of Urban Planning Documents and Processes (2000–2025)Dr.Sc. Egzon Bajraktari, Prof. Dr. Binak Beqaj, PhD Cand. Shqiprim Ahmeti
  • Green and Recreational Spaces in Cities: A Comparative StudyNexhat Balaj, Vezir Januzi, Hyzer Rizani
  • Classifying the Unwritten City: Towards a Structured Historiography of Prishtina’s Urban DevelopmentRineta Jashari, Anita Ymeri, Shqiprim Ahmeti
  • Artificial Intelligence in Urban Planning and DesignPhD Cand. Gazmend Uka
  • Noise Pollution in Urban Environment – Comparison Between Czechia and Kosova and Lessons LearnedDr.Sc. Egzon Bajraktari
  • The Application of Pedestrian Overpasses – The Case of Road “B” (“Sunny Hill”)Anilë Shkodra, Bleona Ajeti Jashari, Nita Kryeziu, Dr.Sc. Visar Baxhuku
  • Bridging the Scale Gap in Climate Action Plans: From Ecocity Visions to Building-Scale Strategies Gizem Köprülü
  • Can Smart Homes Heal Cities? Rethinking Residential Wellbeing in South East EuropeBlerta Vula Rizvanolli
  • Review on Law on Protection from Environmental Noise and Its Implementation in KosovoElsa Buzhala, Eli Binxhija, Egzon Bajraktari

Sesioni II:

Chair: Dr.Sc. Bekim Çeko

  • Residential Development Trends and Building Typologies in Prishtina (2012–2025)Visar Shllaku, Kaltrina Veselaj Shllaku
  • Wall Beams in the Service of the Sustainability of Traditional HousesNexhat Çoçaj
  • Integrating Vertical Gardens in Habitable ApartmentsBard Bajçinovci
  • Minimization of Thermal Bridging in Sustainable Modular ArchitectureGuri Berisha, Kreshnik Muhaxheri
  • From Abandonment to Social Vibrancy: Adaptive Re-Use and Social Space Production in RunikAjhan Bajmaku, Bekim Çeko, Shqiprim Ahmeti, Verona Rrustemi
  • Lecture Notes in Architecture: The Impact of AI on EducationDefrim Hajdari, Bekim Çeko
  • Cross-Cultural Perspectives in Neuroarchitecture: Bridging Brains, Buildings, and BelongingDr. Sc. Dea Luma
  • Emotional Resonance of Space: Exploring the Role of Geometric Order in DesignVlerë Mulliqi
  • Interpreting Post-1960 Turkish Modernism through Architectural Journals: Pluralist ReflectionsAssoc. Prof. Dr. Luca Orlandi, Zeynep Sena Ekiz
  • Kosovo’s Architectural Heritage as a Source for Sustainability and Innovation in Contemporary ArchitectureProf. Ass. Dr. Pajazit Hajzeri
  • The Dialog of Light: Humanity, Spirituality, and Sacred SpacesShkurte Dalipi, Sanelina Sadiki, Shaindera Krasniqi

Vendi

UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij

Published

on

By

UBT ka lansuar zyrtarisht konceptin më të ri inovativ në fushën e arsimit, Global Virtual Campus, një platformë që synon të transformojë mënyrën se si ofrohet edukimi në nivel global, përmes partneritetit strategjik me EON Reality.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se ky model është një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së arsimit gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë.

Në këtë kontekst, Global Virtual Campus është një koncept dhe model i ri, modeli i së ardhmes, që mundëson ofrimin e të njëjtës përmbajtje dhe të njëjtës cilësi kudo në botë, me të njëjtin potencial dhe përvojë, pa humbur kohë dhe me kosto të përballueshme për të gjithë. Pra, kjo qasje e aksesueshmërisë dhe përballueshmërisë, kudo dhe në çdo kohë, është thelbi i Global Virtual Campus, të cilin po e ofrojmë përmes partneritetit tonë me EON”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Rektori Hajrizi deklaroi se UBT ka një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në arsimin e lartë, duke u renditur ndër institucionet më të vlerësuara globalisht në fusha kyçe si inovacioni, qëndrueshmëria, ndërmarrësia dhe shkenca.

Ai nënvizoi se institucioni njihet për standarde të larta cilësie dhe është i akredituar nga mekanizma ndërkombëtarë, përfshirë British Accreditation Council, si dhe gëzon një validim të fortë në raport me sistemin amerikan të arsimit.

“Ne besojmë fuqishëm në rëndësinë e kontaktit njerëzor dhe bashkëpunimit fizik, por në të njëjtën kohë duhet të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin që ofron inteligjenca artificiale për të rritur cilësinë dhe për të zgjeruar qasjen në arsim”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Një nga shtyllat kryesore të këtij transformimi është integrimi i inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara të vizualizimit në procesin mësimor. Sipas Hajrizi, përvoja e gjatë e partneritetit me platforma inovative si EON ka mundësuar ndërtimin e një sistemi që garanton cilësi të lartë të mësimdhënies, pavarësisht vendndodhjes së studentëve.

Global Virtual Campus synon të ofrojë përmbajtje dhe standard të njëjtë edukimi kudo në botë, duke eliminuar barrierat gjeografike dhe kohore, dhe duke hapur një epokë të re të arsimit global.

Video e plotë

Continue Reading

Lajmet

Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës

Published

on

By

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.

PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.

Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.

Continue Reading

Lajmet

Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.

Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.

 

Continue Reading

Lajmet

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Të kërkuara