Kulturë

Konferenca e Londrës: Si ndërtohej Shqipëria e re 111 vjet më parë?

Published

on

Më 29 korrik 1913, Konferenca e Ambasadorëve në Londër nënshkroi Traktatin e Londrës, i cili përfaqësonte një moment kyç në historinë e Shqipërisë. Ky traktat, i cili ishte një përfundim i Konferencës së Ambasadorëve të zhvilluar gjatë viteve 1912-1913, jo vetëm që konfirmoi pavarësinë e Shqipërisë, por gjithashtu vendosi kufijtë përfundimtarë të shtetit shqiptar.

Konferenca e Ambasadorëve u mbajt si pasojë e ndryshimeve të ekuilibrit të forcave në Ballkan pas luftërave ballkanike. Ajo përbënte një përpjekje për të stabilizuar rajonin dhe për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura lidhur me kufijtë dhe statusin e vendeve të reja të formuara.

Në këtë konferencë, përveç njohjes së pavarësisë së Shqipërisë, u zyrtarizuan edhe kufijtë e saj, ndonëse nuk ishin të plotë. Vendimet e Konferencës kishin për qëllim të frenonin përpjekjet shoviniste të fqinjëve të Shqipërisë për të ndarë dhe copëtuar territorin shqiptar. Megjithatë, Traktati i Londrës nuk arriti të parandalonte shkëputjen e disa pjesëve të rëndësishme të territoreve shqiptare.

Kështu, nga territori shqiptar u shkëputën Kosovës dhe territore të Shqipërisë Lindore, që sot përfshihen në Maqedoninë Perëndimore. Po ashtu, u diskutua edhe fati i Çamerisë në jug të Shqipërisë, i cili mbeti një çështje e hapur.

Konferenca e Ambasadorëve dhe Traktati i Londrës reflektuan realitetin e ndryshimeve politike dhe ushtarake në Ballkan, duke përfaqësuar një hartë të re që kishte për synim të stabilizonte rajonin pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane. Megjithatë, ky proces la pas vetes tensione dhe shqetësime të vazhdueshme, duke lënë rreth 40% të territorit të Shqipërisë jashtë këtij ridimensionimi.

Njohja ndërkombëtare e kufijve të Shqipërisë dhe krijimi i shtetit të saj të ri ishin hapa të rëndësishëm në historinë e kombit shqiptar, por pasojat e vendimeve të marra atë kohë kanë ndikuar në mënyrë të vazhdueshme në zhvillimet politike dhe territoriale të rajonit./UBTNews/

Lajmet

54 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Published

on

Sot shënohen 54 vjet nga hapja e punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i cili nisi më 20 nëntor 1972 në Tiranë, me pjesëmarrjen e albanologëve nga të gjitha trevat shqiptare.

Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë.

Qëllimi i këtij tubimi ishte përcaktimi i parimeve dhe drejtimeve kryesore për hartimin e një sistemi të njësuar të drejtshkrimit, me synimin e krijimit të një standardi të përbashkët të gjuhës shqipe.

Në këtë proces, rol të rëndësishëm luajti edhe delegacioni nga Prishtina. Kongresi u parapri nga një takim me rëndësi i mbajtur në Prishtinë, ku ishin diskutuar dhe përcaktuar disa nga standardet gjuhësore.

Kongresi i vitit 1972 shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e gjuhës shqipe dhe në përpjekjet për njësimin e saj në të gjitha trevat shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Reka dhe Çitaku diskutojnë promovimin e filmave kosovarë në garën për Oscar

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, ka pritur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Lum Çitakun, drejtor i Programeve në Qendrën Kinematografike të Kosovës. Në takim është diskutuar promovimi ndërkombëtar i kinematografisë kosovare.

Në fokus të takimit ishte filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, i cili po shfaqet këto ditë në Nju-Jork dhe është propozimi zyrtar i Kosovës për edicionin e 99-të të çmimeve Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Në të njëjtën kategori garon edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, i cili, sipas raportimit të Telegrafit, është kualifikuar drejtpërdrejt pas fitimit të çmimit kryesor të jurisë, World Cinema Grand Jury Prize, në Festivalin e Filmit Sundance në janar të këtij viti.

Gjatë takimit, Reka theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për krijimtarinë filmike dhe promovimin e kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai vlerësoi kinematografinë si një nga mënyrat e rëndësishme për përfaqësimin dhe afirmimin e vendit në botë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë, duke bërë të ditur se kjo hapësirë së shpejti do të jetë e gatshme për artistët dhe publikun.

Përmes një njoftimi, Bogujevci ka theksuar se rinovimi i teatrit ODA është pjesë e investimeve në infrastrukturën teatrore në vend.

Ajo ka përmendur edhe projektet e përfunduara, përfshirë rinovimin e teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë dhe të hapësirave teatrore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, si dhe ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Suharekë.

Sipas ministres, punimet po vazhdojnë edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në teatrin “Adriana” në Ferizaj, ndërsa Qendra për Arte në Rahovec ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Ndërkaq, Teatri i Operës dhe Baletit në Prishtinë është në fazën e fundit të projektimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Palimpsest”, projekt artistik që rikthen në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare

Published

on

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka prezantuar projektin artistik “Palimpsest”, i cili synon të rikthejë në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare të viteve ’30, ’40 dhe ’50.

Përmes krijimeve origjinale dhe përpunimeve të këngëve popullore, projekti sjell vepra të kompozitorëve Antonio Muçi, Karlo Pali, Muharrem Xhediku, Koço Uçi, Ramadan Sokoli dhe Çesk Zadeja.

Në këtë mbrëmje artistike do të interpretojnë Ardita Bufaj në piano, Armando Likaj në bariton dhe Maida Resulbegoviç në soprano, ndërsa e ftuar speciale do të jetë pianistja Norena Gaxha.

Koncepti artistik, hulumtimi arkivor dhe mbledhja e partiturave janë realizuar nga pedagogia Ardita Bufaj.

Projekti organizohet në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në kuadër të Festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, me synimin për të promovuar vlerat e trashëgimisë muzikore dhe për t’i përcjellë ato te brezat e rinj./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara