Lajmet

Konferenca e Gjuhës dhe Kulturës në UBT bëri bashkë ekspertë ndërkombëtarë dhe solli hulumtime nga fusha e gjuhës dhe kulturës

Published

on

Konferenca e Gjuhës dhe Kulturës bëri bashkë studiues, profesorë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar zhvillimet më të fundit në gjuhësi, edukim dhe kulturë. Pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin prezantime të ndryshme mbi kompetencat ndërkulturore, përdorimin e inteligjencës artificiale në mësimdhënie, si dhe transferimin e gjuhës dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Konferenca përfshiu gjithashtu sesione të dedikuara reformave arsimore në shoqëritë pas-konfliktuale, motivimin për të mësuar gjuhë të huaja, ndikimin e liderëve në ndryshimin e kurrikulës, dhe studime kontrastive të frazeologjisë dhe gramatikës në gjuhë të ndryshme. Një fokus i veçantë është dhënë përdorimit të inteligjencës artificiale dhe mediave digjitale në mësimdhënie, ndikimit të videove të shkurtra tek fëmijët parashkollorë, si dhe mënyrave inovative për të fuqizuar mësimin përfshirës të gjuhës angleze.

Sesioni i parë

Keynote Speaker: Christopher Allen
International Speaker: Lothar Tschapka

  • Peculiarities of Word Stress in English and Macedonian Language, Natka Jankova Alagjozovska
  • Intercultural Competence Through ELT, Mirsad Suhodolli

Sesioni i dytë

Chair: Trendeline Haliti-Sylaj
Co-Chair: Donjete Latifi

  • Reforming the Educational System in Post-Conflict Societies: The Case of Kosovo, Valdon Bytyçi
  • Motivation for English Language Learning Among Macedonian Academic Staff: Demographic Differences and Key Motivational DriversVesna Prodanovska
  • Leadership and Institutional Change and Their Impact on the Curriculum, Andi Koçi
  • Noun Phrases in English and Albanian Languages: A Contrastive ApproachEreza Rushiti
  • Cultural Aspects of Language Heritage Use and PreservationMigena Arllati

Sesioni i tretë

Chair: Alma Lama
Co-Chair: Kadri Krasniqi

  • The Inclusion of Kinship Terms in School Textbooks, Grades 1-9, Jehona Krasniqi
  • Integrating AI into Project-Based Learning in Mathematics & A Study of AI’s Role in Shaping High School Students’ Arithmetic Thinking, Duli Pllana
  • The Impact of the Cultural Aspect of Phraseology on the Comprehension of Secondary School EFL Students in Kosovo, Kadri Krasniqi
  • The Poet Marjorie Agosín: A Poet of Land, Home, and Dream,  Halil Bashota
  • A Corpus Study of Prepositions in English – with a Focus on “Above” and “Over”Senad Arifi
  • Spoken Language Transfer from Albanian into English and Lexical Anglicisms Used in Albanian Among 8th Grade Students at “Emin Duraku” Lower Secondary School in Prishtina – A Case Study,  Bekim Emini

Sesioni i katërt

Chair: Eglantina Bilalli
Co-Chair: Rina Sefiu

  • Spoken Language Transfer from Albanian into English and Lexical Anglicisms Used in Albanian Among 8th Grade Students at “Emin Duraku” Lower Secondary School in Prishtina – A Case Study, Bekim Emini
  • The Impact of Short-Form Videos on Preschool Children’s English Language Acquisition,  Donjete Latifaj, Arta Bytyqi
  • Digital Culture and Language Use: Generational Perceptions of AAVE Slang in Higher Education in Kosovo,  Rina Sefiu, Adea Mustafa
  • Integrating Drama-Based Approach to Practice Key Concepts in Stylistics, Luiza Zeqiri
  • Empowering Inclusive English Language Learning Through Artificial Intelligence,  Alma Lama, Duli Pllana
  • From Kahoot to ChatGPT,  Lisjeta Thaqi Jashari,  Asra Ramaxhiku
  • Classroom Management in the 21st Century: A Qualitative Review Across Higher Education Contexts, Trendeline Haliti-Sylaj

Vendi

LDK-ja mbështet zyrtarisht Bekim Sejdiun për President, u bën thirrje deputetëve për votim

Published

on

By

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur zyrtarisht të mbështesë kandidaturën e profesorit Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë, në përputhje me procedurat statutare dhe autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë.

Përmes një deklarate për media, LDK-ja bëri të ditur se marrëveshja e miratuar politike synon përmbylljen e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit dhe parandalimin e një krize të re institucionale në vend.

Subjekti opozitar vlerësoi se përvoja e gjatë e Sejdiut në fushën e së drejtës kushtetuese dhe në diplomaci e bën atë një kandidat të dinjitetshëm që garanton ushtrim të pavarur e të paanshëm të detyrës. Kryesia e LDK-së i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin këtë propozim gjatë votimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Edhe pak vende të lira në disa programe studimi Bachelor në UBT

Published

on

By

Për të gjithë maturantët që kanë marrë pjesë në afatin e dytë të Testit të Maturës dhe synojnë një arsim cilësor me standarde ndërkombëtare, zgjedhja e tyre e drejtë është UBT. Ata kanë mundësi të zgjedhin mes disa programeve studimore ku kanë mbetur edhe pak vende të lira për vitin e ri akademik.

Si institucioni arsimor lider në rajon për inovacion dhe teknologji, UBT ofron infrastrukturën më moderne dhe laboratorët më të avancuar për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes. Përmes kurrikulave moderne të ndërtuara në bashkëpunim me universitetet më të njohura botërore, studentët përfitojnë dije praktike që u garantojnë punësim të shpejtë në tregun e punës.

Ky është shansi i fundit për të siguruar një vend në komunitetin më të madh të dijes dhe për të marrë një diplomë të njohur ndërkombëtarisht. Regjistrimet po vazhdojnë në të gjitha kampuset e UBT-së, prandaj nxitoni të bëheni pjesë e suksesit dhe të ndërtoni karrierën tuaj të ëndrrave!

Continue Reading

Vendi

Skandali në BKS zgjerohet në 69 të pandehur: Ngrihen 35 prona dhe llogari bankare për dëmin mbi 1.2 milionë euro

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar zgjerimin e hetimeve lidhur me keqpërdorimet financiare në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Me veprimet e fundit të ndërmarra më 1 shtator 2026, numri i të pandehurve ka arritur në 69 persona, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar ndaj BKS-së tashmë llogaritet mbi 1.2 milionë euro.

Hetimet janë zgjeruar ndaj 21 zyrtarëve të rinj të BKS-së, të cilët dyshohen për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit në ndihmë”. Këta punonjës dyshohet se kanë mundësuar ose marrë pjesë në transferimin e mjeteve financiare pa mbulesë, në vlera nga 2,000 deri në 53,000 euro për person. Ky aktivitet i kundërligjshëm i ka shkaktuar BKS-së një dëm shtesë prej rreth 200,000 eurosh, duke iu shtuar shumës fillestare prej 1,043,000 eurosh të identifikuar në janar.

Të pandehurit janë intervistuar në Stacionin Policor në Prishtinë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në prani të drejtuesve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Paralelisht me procesin penal, me mbështetjen e Njësitit të Hetimeve të Integruara Financiare dhe Njësisë së Inteligjencës Financiare, janë ndërmarrë masa për ngrirjen e pasurisë së fituar nga kjo veprimtari:

35 prona të sekuestruara: Janë ngrirë parcela kadastrale, banesa dhe garazhe që lidhen me tre të pandehurit kryesorë.

21 llogari bankare të bllokuara: Është urdhëruar ngrirja e menjëhershme e llogarive bankare të personave të dyshuar.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës konfirmuan se hetimet po vazhdojnë me intensitet për zbardhjen e plotë të kësaj skeme të keqpërdorimit dhe vënien e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Islam Selmani i artë, medalja e 7-të për Kosovën

Published

on

By

Islam Selmani ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë dhe duke i sjellë Kosovës medaljen e shtatë në këto Lojëra.

Karateisti kosovar triumfoi në finale dhe u shpall kampion, duke shkruar një faqe të rëndësishme për karatenë e Kosovës.

Kjo është medalja e parë e artë për Kosovën në karate në “Taranto 2026” dhe medalja e shtatë e delegacionit kosovar.

Një paraqitje fantastike e Islam Selmanit, i cili tashmë është kampion i Lojërave Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara