Lajmet

Komunat të gatshme për fillimin e vitit shkollor

Duhet të respektohen masat antiCOVID.

Published

on

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka diskutuar sërish me Drejtoritë Komunale të Arsimit, lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, me prezencë fizike dhe orar të plotë në kushte pandemie.

“Kështu, Drejtorët Komunal edhe një herë shprehën angazhimin e tyre në marrjen e të gjitha masave përgatitore për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022, sipas protokolleve dhe rekomandimeve të institucioneve shëndetësorë për organizimin e mësimit në kushte të pandemisë. Gjatë takimit, Kryesuesi i Kolegjiumit të Arsimit, Besim Avdimetaj, në këtë takim tregoi që deri më tani, ka qenë një koordinim i mirë rreth procesit të fillimit të vitit shkollor, dhe se komunat janë të gatshme të fillojnë me çfarëdo vendimi rreth skenarëve të Ministrisë së Arsimit dhe që mësimi të jetë sa më mirë i organizuar kërkohet që të jetë një planifikim sa më i mirë”, thuhet në njoftim.

AKK ka theksuar se përkundër angazhimit maksimal për mbarëvajtjen e procesit mësimor, Kolegjiumi për Arsim spikati shqetësimet e tyre lidhur me sfidat e vazhdueshme në procesin e arsimit komunal mbesin të njëjta për të gjithë, ku në bashkëbisedim edhe një herë u përmendën një varg çështjesh të cilat janë pengesë në zhvillimin e mirëfilltë të procesit mësimor në komuna.

“Njëra ndër problematikat e evidentuara mbetet çështja e lehonave dhe mësimdhënësve me sëmundje kronike të cilët janë të liruar nga prezenca fizike në shkolla për shkak të pandemisë, andaj edhe paraqiten mungesa të theksuara në mbarëvajtjen e një procesi të rregullt mësimor në shkolla. Edhe pse një gjë e tillë është premtuar nga institucionet qendrore, gjegjësisht për lirimin e tyre nga obligimi për t’u paraqitur ne vende pune dhe për zëvendësimin, ende nuk ka një fond të caktuar për zëvendësimin e mësimdhënësve shtesë.

Po ashtu u potencua edhe çështja e udhëzuesit të rishikuar nga MASHTI për organizimin e mësimit në fillimin e vitit të ri shkollor, i cili nuk kishte konsultime paraprake me institucionet lokale. Andaj, kjo paraqet sfidë për shkak të kritereve të cilat do të jenë vështirë të zbatueshme sidomos në institucionet shkollore të cilat kanë një numër të madh të nxënësve”, thuhet në njoftimin për media.

AKK ka bërë të ditur se në respektim të masave dhe distancës së propozuar duhet të punohet në disa grupe, ku edhe shkakton probleme ne funksion të duhur të procesit mësimor, andaj MASHT-i duhet të këshillohet me DKA-të, në gjetjen e alternativave të duhura për një fillim të duhur të procesit arsimor.

“Kolegjiumi për Arsim shpreh bindjen se e vetmja zgjidhje mbetet vaksinimi në masë i qytetarëve, me mundësi rishikimi për vaksinimin e të rriturve por edhe të nxënësve në shkolla në ruajtjen e shëndetit të nxënësve, mësimdhënësve dhe të gjithë pjesëmarrësve të institucioneve edukativo-arsimore”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë

Published

on

By

Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.

“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.

Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Continue Reading

Të kërkuara