Lajmet

Komunat kanë plane për ruajtjen e trashëgimisë kulturore – OSBE e MKRS u dalin në ndihmë

Published

on

Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë organizuar konferencën njëditore me titullin “Planet e menaxhimit të trashëgimisë kulturore, mjet për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm e trashëgimisë kulturore”.

Ambasadori i OSBE-së, Michael Davenport, tha se suksesi i këtij projekti varet nga përfshirja e të gjithëve në këtë proces.

“Suksesi i planit varet nga përfshija e komuniteteve lokale për të siguruar që do të kemi mbrojtje që bazohet në të drejta të njeriut. Më vjen mirë që jam pjesë e  këtij lansimi të planeve të menaxhimit dhe ky instrument i planifikimit të trashëgimisë do të përbëjë misionin e fushës së trashëgimisë kulturore”.

Nora Arapi Krasniqi këshilltare në ministrinë e Kulturës, tha se institucionet obligohen për ruajtjen e trashëgimisë për brezat e ardhshëm.  

“Trashëgimia ndërlidhet me dinjitetin kulturor përmes të mirave materiale ne identifikojmë veten dhe në cilin drejtim mëtojmë të shkojmë. Rrjedhimisht ruajtja e diversiteti kulturor është obligim shtetëror”.

“Obligohemi në marrjen e masave për ruajtjen e brezave të rijnë. Menaxhimi i trashëgimisë duhet të sigurojë mbrojtje afatgjate. Por nuk duhet të jetë vetëm mbrojtja, por edhe qasja gjithëpërfshirëse për gjenerata të ardhshme”.

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri falënderoi OSBE-në për bashkëpunim në ruajtjen e trashëgimisë.

“Nisma e sotme është ndihmesë për ne. Dua t’iu siguroj për përkushtimin e Pejës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”.

Adrian Berisha, drejtor i kulturës në komunën e Prishtinës, tha se kanë plan konkret për ruajtjen e trashëgimisë, raporton EO.

“Trashëgimia kulturore është fusha kryesore, si e tillë duhet të mbrohet dhe promovohet. Si e tillë besojmë se mund të konkretizohet kur kemi plan menaxhues. Ne kemi bërë hap jo të duhur rreth hamamit të Prishtinës, por nuk kemi fut planin e menaxhimit”.

“Ne duhet të krijojmë planin memaxhues dhe të dimë se si duhet të funksionojnë ato hapësira në të ardhmen”.

Lajmet

​Kriza politike, Murati fajëson partitë tjera: Po ju konvenon kjo situatë

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka vazhduar akuzat ndaj partive parlamentare që deri tani ishin në opozitë për krizën politike në vend.

Ai pas dështimit për herë të 36-të të konstituimit të legjislaturës së nëntë, tha se Kosova po humbet para nga Banka Botërore si pasojë siç tha ai të qasjes bllokuese të partive që deri tani ishin në opozitë.

Murati shtoi nevojën që Gjykata Kushtetuese të dal më shpejt me një aktgjykim në lidhje me kushtetutshmërinë e votimit të fshehtë të kryeparlamentarit.

E dëgjuam pak më parë deputeten Bajrami më parë se tha se ky vakum ju konvenon keqbërëseve. Pyetja ime do të ishte se apo i bie që meqenëse opozita po e mundëson këtë bllokadë a janë ata keqbërësit. Atyre po iu konvenon kjo situatë. Ata që bllokojnë tentojnë të fajësojnë të tjerët për bllokada. Uroj dhe besoj se së shpejti të kemi një mendim apo aktgjykim nga Gjykata Kushtetuese që të rikonfirmohet se votimi i fshehtë ashtu siç është thënë në vitin 2014 të jetë një prej mënyrave që mund të përdoret nga deputetët. Po ashtu uroj dhe shpresoj që nuk do të ketë diktat dhe shkelje të kushtetutës dhe ligjeve nga kryetarët e partive që siç kemi dëgjuar kanë tendenca autoritare që të shfaqin votën e fshehtë në publik që do të ishte në shkelje të parimeve demokratike”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

​Dalja në treg të hapur të 1300 kompanive, PDK-ja nesër procedon në Gjykatë Themelore pezullimin e vendimit

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të kërkojë pezullimin e vendimit të ZRRE-së për daljen në treg të lirë të 1300 kompanive.

Deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri, tha se nesër do të procedojnë në Gjykatën Themelore të Prishtinës pezullimin e këtij vendimi, mirëpo paraprakisht vendosjen e një mase të përkohshme.

Sipas Tahirit, ZRRE-ja ka marrë vendim për qitjen në treg të hapur energjetik 1300 kompani në mënyrë të parregullt dhe pa përmbushur kriteret.

Nesër do të procedojmë në Gjykatën Themelore të Prishtinës pezullimin e vendimit. Do të kërkojmë masë të përkohshme në mënyrë që ky vendim të pezullohet dhe këto kompani të furnizohen me çmimin e njëjtë të energjisë elektrike, si para marrjes së këtij vendimi. Nuk janë përmbushur kushtet dhe nuk janë përmbushur as obligimet e ZRRE-së sa i përket daljes në treg të lirë dhe ka parregullsi në marrjen e këtij vendimi”, tha ai.

Këto komente Tahiri i bëri pas dështimit për herë të 36-të të konstituimit të Kuvendit.

Continue Reading

Lajmet

Sveçla: Arsenijeviq është në kërkim, në pronat e tij u gjetën jelek antiplumb dhe pajisje për kriptovaluta

Published

on

By

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq, i cili është i lidhur me armatimin e rëndë të gjetur dje në Zveçan, nuk ndodhet në Kosovë dhe se tashmë është në kërkim.  

Sveçla ka shtuar se, sipas informatave që ka, janë bastisur tri prona të tjera të Arsenijeviq dhe të familjes së tij, ku janë gjetur pajisje për kriptovaluta, një jelek antiplumb dhe elemente të tjera që sugjerojnë lidhje të forta me krimin.

Ai nuk ndodhet në Kosovë, organet e ndjekjes janë në kërkim, patjetër që po ai është në kërkim.  Sipas informatave që më janë dhënë, tri prona të tjera të tij dhe familjes së tij janë bastisur dje,  janë gjetur edhe pajisje për kriptovaluta, që është shkelje doganore, Një jelek antiplumb dhe disa gjëra tjera… gjë që tregon se ai ka qenë i kyçur në krim qe një kohë të gjatë”, ka deklaruar Sveçla.

Po ashtu, ministri i Brendshëm në detyrë e lidhte këtë bastisje me një operacion të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me AKI-në, Prokurorinë, nën monitorimin e KFOR-it dhe Eulex-it, ku është zbuluar armatim i rëndë në fshatin Vallaq të komunës së Zveçanit.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, situata në vend është e rëndë

Published

on

By

Pas dështimit të radhës në konstituimin e Kuvendit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij është në pritje të përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese pas adresimit që kanë bërë lidhur me procesin.

Edhe sot nuk ka ndryshim ne po shpresojmë që këto dite do të vie përgjigja e Gjykatës Kushtetuese me adresimin që e kemi bërë ne po presim këtë vendim dhe me pa si me vepruar më tutje. Jemi në ditët e fundit të përgjigjes po shpresojmë që na hap rrugë për te shkuar përpara po e shohim se gjendja është e keqe. Është e palogjikshme me pasur drejtë një kandidat dhjetra herë me kandidu nëse se merr votën, shpresoj që gjykata të reflektoj në këtë pjesë. Kosova po ndëshkohet e shihni si është gjendja me energji dhe plotë sfida të tjera është gjendja nuk është e mirë është e veshtirë”, shtoi Haradinaj.

Continue Reading

Të kërkuara