Lajmet

Komuna liron hapësirat publike të zëna nga kafenetë

Drejtoria e Inspekcionit në komunën e Prishtinës ka njoftuar se ka bërë lirimin e hapësirave të uzurpuara nga kafiteritë.

Published

on

Të dyja anët e rrugës “Rexhep Luci” afër Kino ABC, janë të mbushura me karrige dhe tarraca të kafeneve dhe restoranteve.

Duke zënë hapësirat publike, ka disa vjet që pronarët e lokaleve nuk paguajnë tatim për to, të cilët i kanë zgjeruar dhe kanë vendosur tarracat pa pasur ndonjë kriter. Por ka kohë që komuna e Prishtinës ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike.

Gjatë së martës, Drejtoria e Inspekcionit në komunën e Prishtinës ka njoftuar se ka bërë lirimin e hapësirave të uzurpuara nga kafiteritë.

Aktualitet

43 tentime, asnjë sukses – Kuvendi mbetet i bllokuar

Published

on

Procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, për të 43-tën herë, duke shtyrë edhe më tej formimin e institucioneve të reja të vendit.

Edhe në këtë tentativë, deputetët nuk arritën të formojnë Komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Nga 99 deputetë të pranishëm vetëm 55 prej tyre votuan pro, abstenim dhe kundër nuk pati pasi që pjesa tjetër nuk morën fare pjesë në votim.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të mërkurën më 9 korrik në ora 11:00.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lista Serbe dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA sërish nuk propozuan emrat për anëtarë të këtij komisioni.

Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti më i madh në Kuvend, ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare, duke insistuar që votimi të zhvillohet përmes një procesi të fshehtë.

Ky rekord i dështimeve reflekton mosmarrëveshjet e thella politike dhe mungesën e konsensusit mes partive kryesore.

Analistët dhe njohësit e çështjeve politike kanë paralajmëruar se vazhdimi i kësaj bllokade serioze mund të ndikojë negativisht në stabilitetin politik dhe zhvillimin demokratik të Kosovës.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e nxori më 26 qershor një aktgjykim i cili i detyron deputetët që brenda 30 ditëve ta konstituojnë Kuvendin, por nuk dha hollësi se çfarë do të ishin pasojat në rast se afati nuk respektohet. /Telegrafi/

Continue Reading

Bota

Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet që mbështesin BRICS-in

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se vendet që mbështesin politikat e aleancës BRICS që shkojnë kundër interesave të SHBA-së do të goditen me një tarifë shtesë prej 10%.

Trump e ka kritikuar prej kohësh BRICS-in, një organizatë anëtarët e së cilës përfshijnë Kinën, Rusinë dhe Indinë, e cila është krijuar për të rritur pozicionin ndërkombëtar të vendeve dhe për të sfiduar SHBA-në dhe Evropën Perëndimore, shkruan BBC.

“Çdo vend që përputhet me politikat anti-amerikane të BRICS-it, do t’i ngarkohet një tarifë SHTESË prej 10%. Nuk do të ketë përjashtime nga kjo politikë”, shkroi Trump në mediat sociale.

Një afat për vendet që të bien dakord për një marrëveshje tarifore me SHBA-në ishte caktuar për 9 korrik, por zyrtarët amerikanë tani thonë se ato do të fillojnë më 1 gusht.

Deri më tani, SHBA-të kanë arritur marrëveshje tregtare vetëm me Mbretërinë e Bashkuar dhe Vietnamin. Megjithatë, Britania dhe Amerika ende nuk kanë arritur një marrëveshje mbi taksat për çelikun britanik të importuar nga SHBA-të.

Që nga marrja e detyrës në janar, Trump ka njoftuar një sërë taksash importi për mallrat nga vendet e tjera – duke argumentuar se ato do të nxisin prodhimin amerikan dhe do të mbrojnë vendet e punës.

Në prill, në atë që ai e quajti “Dita e Çlirimit”, ai njoftoi një valë taksash të reja për mallrat nga vendet e botës, megjithëse shpejt pezulloi planet e tij më agresive për të lejuar tre muaj bisedime deri më 9 korrik.

I pyetur nëse taksat do të ndryshonin më 9 korrik apo 1 gusht, Trump tha të dielën: “Do të jenë tarifa, tarifat do të jenë tarifa.”

Ai shtoi se midis 10 dhe 15 letra do t’u dërgoheshin vendeve të hënën duke i këshilluar ato se cila do të jetë norma e re e tarifave nëse nuk do të ishte arritur një marrëveshje.

Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, Howard Lutnick, sqaroi se taksat do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Të dielën, Sekretari i Thesarit Scott Bessent i tha CNN: “Presidenti Trump do t’u dërgojë letra disa prej partnerëve tanë tregtarë duke u thënë se nëse nuk i lëvizni gjërat përpara, atëherë më 1 gusht do të ktheheni në nivelin tuaj tarifor të 2 prillit”.

Kërcënimi i Trump ndaj vendeve që punojnë me vendet e BRICS u shfaq pasi anëtarët kritikuan politikat tarifore të SHBA-së, si dhe propozuan reforma për Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe mënyrën se si vlerësohen valutat kryesore.

Vitin e kaluar, lista e anëtarëve të BRICS u zgjerua përtej Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut për të përfshirë Egjiptin, Etiopinë, Indonezinë, Iranin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vendet në bllok përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë së botës./kosovapress/

Continue Reading

Lajmet

Sulmoi tre persona, arrestohet i dyshuari në kryeqytet

Published

on

By

Një person është arrestuar dje në Prishtinë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar tre qytetarë.

Sipas policisë së Kosovës, për këtë rast me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 06.07.2025 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar tre viktimat meshkuj kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Një rast tjetër sipas raportit të fundit të policisë, në Podujevë është arrestuar një i dyshuari për shkak se tek i njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.5 gramë substancë e dyshuar narkotike marihuanë dhe një cigare e mbushur me narkotik të gatshme për shitje.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Qarkullim i lehtë në kufi – pa pritje të gjata

Published

on

By

Me fillimin e pushimeve verore, bashkatdhetarët kanë nisur të kthehen në Kosovë, duke shkaktuar një rritje të lehtë të qarkullimit në pikat kufitare.

Sipas të dhënave nga Qendra për Menaxhim Kufitar, deri mëngjesin e së dielës nuk është shënuar ndonjë fluks i madh të automjeteve në hyrje apo dalje të vendit. Në orën 06:55, pritjet në të gjitha pikat kufitare ishin të vogla – nga 3 deri në 5 minuta.

Autoritetet nuk raportojnë për kolona të gjata, por presin që fluksi të rritet në ditët në vazhdim me intensifikimin e ardhjeve nga diaspora. Qytetarët këshillohen të ndjekin informatat zyrtare për të udhëtuar më lirshëm dhe pa vonesa.

Continue Reading

Të kërkuara