Lajmet

​Komuna e Rahovecit me seancë përkujtimore për gjenocidin serb në Kosovë

Latifi tha se qytetarët e Rahovecit e kanë përjetuar në lëkurën e tyre dhunën dhe represionin serb.

Published

on

Me rastin e 25-vjetorit të gjenocidit serb në Kosovë është mbajtur seanca përkujtimore në Kuvendin Komunal të Rahovecit. Në këtë seancë u kujtuan krimet e luftës dhe masakrat që shkaktuan serbët ndaj luftës në Kosovë.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha se qytetarët e Rahovecit e kanë përjetuar në lëkurën e tyre dhunën dhe represionin serb, të cilët bënë krime kundër njerëzimit.

“Vitet 1998-1999 ishin vitet e vrasjeve dhe të masakrimeve të qindra e mijëra qytetarëve të pafajshëm e të pambrojtur, vite të vrasjeve dhe masakrimeve edhe të fëmijëve, grave e pleqve, të zhdukjes së mijërave shqiptarëve, të një populli të tërë. Faktet dëshmuan se pikërisht këtë e parasheh faza e fundit e skenarit të çmendur serb, kundër shqiptarëve të Kosovës. Në Kosovë pushtuesi serb bëri krime kundër njerëzimit, të cilët ishin të përmasave aq të mëdha saqë ka të bëjë me elemente të pastërta të gjenocidit. Populli i Rahovecit, e kanë përjetuar në lëkurë të vet dhunën dhe represionin serb”, tha Latifi.

Asambleisti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Hasan Perboqi shtoi se populli shqiptar ende kërkon drejtësinë e vonuar, ku padrejtësisht çlirimtarët e Kosovës që sollën lirinë po përballen me procese të padrejta dhe të montuara.

“Sot plagët e familjarëve ende kullojnë gjak, ende ju mungojnë më të dashurit e tyre. Sot ende mungon drejtësia për masakrat barbare të parapara deri atëherë për botën mbarë. Sot populli shqiptarë vazhdon të kërkoj drejtësinë e vonuar, por siç e thotë populli vet “ më mirë vonë, se kurrë “, edhe pse mungon drejtësia për krimet serbe, padrejtësisht, çlirimtarët tanë që na sollën lirinë, përballen me procese të padrejta dhe të montuara”, shtoi ai.

Ndërsa, i mbijetuari i luftës në Masakrën e Krushës së Madhe në Rahovec, Selami Elshani rrëfeu tregimin e tij se si ka mbijetuar nga plumbat dhe zjarri që kaploi dhomën që ai ishte në të.

“Në mëngjesin e 25-tit të 99-tës qohem në mëngjes dhe shohim magjistralen Prizren-Gjakovë ishte e stërmbushur me polici e ushtri të Serbisë. Në mes të natës ushtria e Serbisë na vjen mbi kokë dhe kërkojnë dorëzimin tonë para tyre, dikush prej neve kishte ngritur një shenjë të bardhë, dhe dorëzohemi dhe të gjithëve na futën në shtëpi njëkatëshe, në mëngjes dolëm përjashta dhe na ndajnë burra e gra veç, na ulën neve burrave në pesë rende dhe në mes lënë një rrugë këmbësore me qëllim që të na digjnin për së gjalli, e në atë korridor kanë lënë hapësirën që të na shohin gratë. Prej mëngjesit e deri në mbasdite serbët janë sillur me neve siç kanë dashur, në çdo lloj mënyre, maltretimi. Për fatin tim një police shkrep një plumb pa urdhër, ku ka rrokë dikë por mu jo, dhe më erdh ideja jam përplasur për dheu dhe kanë filluar kallashët deri kur i kanë rrëzuar të gjithë në tokë, dhe pastaj dhe nga një plumb në tokë se mendonin se ka të gjallë, dhe mu më prek në shpatull plumbi por jo në trup, pastaj dhënë urdhër që të vendosin benzinë përmbi ne dhe u larguan. Duke menduar me vete thosha se “a digjet njeriu për së gjalli” dhe ju luta Zotit e vendosa të dalë dhe mu kthye vetëdija dhe forca”, rrëfeu Elshani.

Po ashtu Selami Hoti, përfaqësuesi i këshillit të personave të pagjetur i familjeve në Komunën e Rahovecit shtoi se kjo datë duhet të shënohet në kalendarin e datave historike, për shkaqe që t’i shërbejë shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, që t’i përdorin dhe dokumentojnë të gjitha krimet që kanë ndodhur nga serbët.

“Kjo datë të shënohet në kalendarin e datave historike, në një ndër më të veçantat për faktin se kjo datë duhet të ju shërbej shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë që t’i përdorin dhe dokumentojnë të gjitha krimet që kanë ndodhur në vazhdimësi”, vijoi Hoti.

Më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara