Lajmet

Komuna e Prizrenit shpreh pakënaqësitë për mënyrën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

Published

on

Komuna e Prizrenit ka shprehur pakënaqësitë e saj për mënyrën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, teksa i gjithë procesi ka përfunduar për kompletim të librave. Kështu ka thënë drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Luljeta Veselaj-Gutaj.

Gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, Veselaj Gutaj ka thënë se Prizreni nuk ka bërë shpërndarje të teksteve, e po ashtu ka thënë se ka nxënës të shkollave që kanë mbetur pa libra.

“Drejtoria e Komunës nuk ka bërë shpërndarjen e teksteve, pasi kemi përcjell fazën e dytë ka dalë me një komunikatë dhe ne jemi informuar përmes mediave se do bëhet subvencionimi, ne nuk kemi pas vështirësi me shpërndarje sepse është bërë subvencionimi.  Nëse flasim në total ne kemi pas nxënës që nuk ka pas libra fare, këtu unë kam sjellë disa dëshmi që do i përcjell te administrata me emër e mbiemër e cila klasë. Kemi fëmijë që është kujdes shkolla. Ka pas shumë sfida, shumë fëmijë që kanë mbet pa u subvencionuar me libra”, ka thënë Gutaj, teksa përmendi edhe nxënësit e shkollave që nuk janë pajisura me tekste shkollore.

“Shkolla ‘Lekë Dukagjini’, shkolla ‘Faik Berisha’, ‘Ibrahim Fehmiu’, prindërit i kanë blerë librat sepse nuk janë subvencionuar”, ka thënë tutje ajo.

Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, shtroi disa pyetje për drejtoreshën lidhur me subvencionimin me libra në këtë komunë.

“Cilat janë problemet që i keni has si Drejtori e Arsimit lidhur me shpërndarjen e teksteve, kur është bërë kompletimi i literaturës me nxënësit, sa nxënës nën moshën 6-vjeçare kanë mbetur pa tekste”, ka thënë Dreshaj.

Deputetja nga Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka kërkuar nga drejtoresha numrin e saktë të nxënësve që nuk janë rimbursuar me libra dhe arsyen që kanë hasur në vështirësi për të aplikuar.

“Numri i saktë i nxënësve të komunës së Luljeta Veselaj Gutaj, Prizrenit që nuk janë rimbursuar. Pse nuk janë rimbursuar, a ka qenë problemi te aplikimi, apo te prindërit. Ministrja ka prezantuar një mobilizim të organizatave që iu kanë dalë në ndihmë këtyre grupeve, një vendim të datës 14, a ka Drejtoria Komunale e Prizrenit raport për asgjësim të këtyre stoqeve. A ka pas vështirësi konkrete komuna e Prizrenit për subvencionim, a ka ndonjë raport komuna lidhur me dëmtimin e teksteve”, ka pyetur Fejza.

Drejtoresha Gutaj, ka thënë se për secilin problem janë adresuar tek MASHTI, ndërsa, veçoi edhe disa probleme me të theksuara që i kanë pas si komunë gjatë subvencionimit.

“Për secilën kërkesë dhe ankesë ne i kemi dërguar që të adresojmë problemet në dikasterin përkatës që është marrë me subvencionim. Ka pas probleme ne e-Kosova për me u qas, ne si DKA kemi marrë iniciativën që të kërkojmë nga organizatat. Arsyet se pse nuk janë rimbursu, problemet kanë qenë te qasja në e-Kosova. Prej vitit 2022 ne nuk kemi pas stoqe. Klasa e 6-9, ka pas shumë probleme, ka pas libra të dëmtuara, dhe ajo më e rëndësishme kanë qenë librat e plotësuar dhe neve këto na bëjnë nxënës kopjues. Çdo ankesë e kemi përcjell në MAShT, MAShT-i, nuk është as e Vetëvendosjes as e PDK-së, ka për obligim që t’i shërbejë qytetarët”, ka thënë Gutaj.

“A e ka kërkuar katalogun e teksteve komuna e Prizrenit, cilat kanë qenë vështirësitë dhe problemet reale pasi që është anuluar procedura e blerjes së teksteve shkollore dhe është vendosur një procedura tjetër, ajo e subvencionimit. A keni raport zyrtar nga shkollat cilat kanë qenë mungesa me libra nga klasa e 5-6 dhe e 6-9, dhe këtë raport a e keni përcjell në Ministri, a ka pas përllogaritje sa kanë kushtuar librat, a mendoni se kanë pas çmim të njëjtë apo ka dallu çmimi për klasën e 5, 6, 7, 8, 9. A kanë arrit të gjithë nxënësit të pajisen me libra. A ka pas raste në Prizren kur nxënësit nuk janë pajisur me libra”, ka pyetur drejtoreshën e komunës së Prizrenit, deputeti nga PDK-ja, Bekim Haxhiu.

Drejtoresha Gutaj, ka thënë se MAShT-i e ka dërguar katalogun në tri faza, vështirësitë dhe problemet reale kanë qenë kur është ndërpre qasja në E-Kosova, pastaj rimbursimi.

“Ne kemi konsideru për një kohë më të gjatë, ne kemi kërkuar nga shkollat që të formojnë ekipet për të iu dalë në ndihmë. Ka pas vështirësi në fazën e rimbursimit, ne kemi pas një komision për tekstet shkollore, çdo e-mail, çdo kërkesë unë e kam adresuar. E-mail i fundit që na ka ardh si duket ka qenë fundi i dhjetorit, që na ka ardh nga divizioni, mungesa e librave raport zyrtar 1-5, 6-9, ne marrim raportin, nga drejtoritë që ata e marrin nga mësuesit”, ka thënë Veselaj-Gutaj.

Gjithashtu ka shtuar se ka pas nxënës që deri në fund të vitit nuk kanë pas tekste shkollore.

E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, pyeti nëse e di saktë shumën e shpenzuar në vitet paraprake për libra.

“Është përgjegjësi e Ministrisë, kur bëhem ministre e Arsimit ta jap përgjigjen”, u përgjigj Veselaj-Gutaj.

“Në rast se nuk ke informacione të sakta mos të përgjigjeni”, ka thënë Muja.

Vendi

Disa të arrestuar e në kërkim për dhunë në familje në Gjilan, Pejë, Gjakovë e Rahovec

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime në disa raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të vendit, ku disa persona janë dërguar në mbajtje e një tjetër ndodhet në arrati.

Në Gjilan, policia ka arrestuar një burrë i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Ndërkaq, në Pejë është hapur një rast hetimor pasi një grua ka raportuar se është kanosur nga ish-burri i saj, i cili hëpërhë ndodhet në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.

Situatë e ngjashme është regjistruar edhe në Gjakovë, ku janë identifikuar dy raste të ndara. Në njrin prej tyre, një burrë është arrestuar pasi ka kërcënuar dhe sulmuar fizikisht gruan me të cilën bashkëjetonte e cila ka refuzuar ndihmën mjekësore, ndërsa i dyshuari është liruar më pas në procedurë të rregullt.

Kurse në rastin tjetër në këtë qytet, një burrë është dërguar në mbajtje pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, me ç’rast viktimës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Po ashtu, lidhur me një rast të mëparshëm të dhunës në familje të ndodhur në Rahovec, policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar po ashtu në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Raportohet e zhdukur një e mitur në Prizren, policia nis hetimet

Published

on

By

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur nga familjarët e saj në fshatin Piranë të Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, prindi i të miturës ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Njësitet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe lokalizimin e vendndodhjes së saj. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohen tre persona për posedim narkotikësh në Ferizaj dhe Shtime

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në dy raste të ndara në rajonin e Ferizajt dhe Shtimes, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Në rastin e parë, në fshatin Bibaj të Ferizajt, policia ka ndaluar dy persona gjatë kontrollit të veturës së tyre. Me këtë rast, janë gjetur dhe sekuestruar 59.3 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 6,455 euro me para në dorë, dy telefona celularë, dy shufra metalike si dhe vetura me të cilën po udhëtonin. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në rrugën “De Rada” në Shtime, është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit policia i ka gjetur dhe sekuestruar 3.15 gramë hashash. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës

Published

on

By

Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka kryer një proces zhvarrosjeje në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të urdhëresës përkatëse nga gjykata.

Gjatë gërmimeve në terren janë gjetur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së viteve 1998–1999.

Policia e Kosovës njofton se mbetjet e gjetura janë tërhequr nga vendngjarja dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme mjekësoro-ligjore dhe identifikim.

Continue Reading

Të kërkuara