Lajmet

Kompanitë funerale shtyjnë protestën për dhjetë ditë pas takimit me Ramën

Protesta është shtyrë pas takimit që kanë pasur me kabinetin e kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Published

on

Kompanitë funerale kanë njoftuar se kanë shtyrë protestën e paralajmëruar për ditën e hënë, në një afat prej 10 ditësh.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se protesta është shtyrë pas takimit që kanë pasur me kabinetin e kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Ju njoftojmë se pas një takimi me kabinetin e kryetarit të Komunës, Përparim Rama, ne vendosëm që protestën ta shtyjmë për një afat prej dhjetë ditësh. Si përfaqësues i kompanive, shpresoj që komuna do t’i merr parasysh kërkesat tona”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kompanitë funerale kishin paralajmëruar protestë ndaj vendimit të komunës së Prishtinës për t’i dhënë Bashkësisë Islame leje për kryerjen e shërbimeve funerale.

Përmes një komunikatë, kompanitë funerale kanë kërkuar shfuqizimin e marrëveshjes, pasi thonë se BIK nuk ka të drejtë të kryejë shërbime funerale në komunën e Prishtinës, pasi që ekzistojnë 15 kompani privat të cilat kanë të drejtë ligjore me licencë për kryerjen e këtyre shërbimeve.

Lajmet

Vetaksident fatal në Fushë-Kosovë, dy të vdekura

Published

on

By

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:11, kur një veturë që po drejtohej nga një femër ka dalë nga rruga. Si shoferja, ashtu edhe pasagjerja e veturës, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.

Trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet përkatëse.

Continue Reading

Lajmet

Kurti takoi Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini e uroi për detyrën e re

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim mirëseardhës Ambasadorin e ri e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Në këtë takim të parë, ai e uroi ambasadorin për detyrën e re, teksa vlerësoi lartë kontributin e vazhdueshëm të Italisë për vendin tonë.

Gjatë bisedës u nënvizua partneriteti i fortë ndërmjet dy vendeve, veçanërisht roli i rëndësishëm i Italisë në mbështetjen e paqes dhe sigurisë përmes kontributit të saj në misionin e NATO-s, KFOR. U diskutua gjithashtu për nevojën dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, me fokus në fushën e ekonomisë, sigurisë e mbrojtjes dhe shkëmbimeve kulturore.

Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Italisë në integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Një foshnje e porsalindur gjendet në qese mbeturinash në Prishtinë, nisin hetimet

Published

on

By

Një foshnje e porsalindur është gjetur brenda një qeseje të zezë në Prishtinë, pranë një deponie të mbeturinave.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.

Continue Reading

Lajmet

Bajrami reagon ndaj kërkesës së Vetëvendosjes: As 10 minuta s’do të duhej të ndërpriteshin seancat

Published

on

By

Vetëvendosja ka propozuar që vazhdimi i seancave konstitutive të bëhej një herë në javë e jo çdo të dytë ditë, siç parashihet me Rregullore të Kuvendit.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se për Vetëvendosjen nuk përbën problem se vendi ka mbetur pa institucione – por “orari i seancave”.

Në situatën në të cilën gjendemi seanca konstituive nuk do të duhej të ndërprehej më të gjatë se 10 minuta deri në konstituim”, tha Bajrami.

Postimi i plotë:

LVV e ka reduktu paaftësinë për konstituimin e Kuvendit në një problem teknik: “mbledhja e deputetëve çdo 48 orë”

Fakti që Rregullorja e Kuvnedit përcakton se “Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë mentë gjata se 48 orë” është aty në funksion të përshpejtimit të konstituimit të Kuvendit.

Për LVV-në, ky është problem, dmth. problem që deputetëve po ju duhet të vijnë në Kuvend çdo 48 orë. Pra, për ata nuk është problem fakti që vendi është pa Kuvend funksional, pa Qeveri legjitime, pa institucione që u përgjigjen sfidave të qytetarëve, me projekte të bllokuara dhe qindra miliona euro donacione të humbura, problemi për LVV-në është orari i seancave.

Në situatën në të cilën gjendemi seanca konstituive nuk do të duhej të ndërprehej më të gjatë se 10 minuta deri në konstituim.

LVV, si partia e parë nuk ka obligim ndaj parive të tjera, por ka një obligim madhor: t’u japë qytetarëve institucionet ose të deklarohet që nuk janë të aftë as për bashkpunim dhe as për qeverisje dhe t’i hapin rrugë alternativave tjera.

Ata kanë ikur nga përgjegjësia gjatë gjithë mandatit të kaluar dhe sot po vazhdojnë të bllokojnë çdo mundësi për stabilitet në vend. Kjo është papërgjegjësi, jo politikë.

Continue Reading

Të kërkuara