Lajmet

Komiteti izraelit diskuton ligjin e dënimit me vdekje për luftëtarët palestinezë

Publikuar

Komiteti izraelit i Sigurisë Kombëtare është mbledhur për të diskutuar një projektligj për futjen e dënimit me vdekje kundër luftëtarëve palestinezë.

Propozimi u propozua nga partia e ministrit të Sigurisë Kombëtare të ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir.

“Ligji i dënimit me vdekje për terroristët nuk është më një çështje e majtë dhe e djathtë … [është] një ligj moral dhe thelbësor për Shtetin e Izraelit”, tha Ben-Gvir në X.

Propozimi u prit me shqetësim të madh nga anëtarët e familjeve të atyre që u kapën rob gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Në një fjalim prekës, Gil Dilkma, kushëri i njërit prej rreth 240 robërve, iu lut ministrit të hiqte legjislacionin që mund të rrezikonte jetën e atyre që u kapën robër në Gaza.

“Hiqni këtë ligj, nëse keni zemër”, tha ai duke mbajtur lotët.

Duke dhënë një shënim të ngjashëm, Forumi i Familjeve të Zhdukura tha në një deklaratë se një diskutim i tillë “vë në rrezik jetën e të dashurve tanë, pa promovuar ndonjë qëllim publik”./UBTNews/

Lajmet

Gjysmëhëna e kuqe: Mbi 15 mijë fëmijë janë vrarë në Gaza

Publikuar

nga

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës njoftoi se mbi 15 mijë fëmijë janë vrarë në Gaza.

Që nga 7 tetori, më shumë se 35 mijë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza. Po ashtu rreth 500 palestinezë janë vrarë në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve në të gjithë Bregun Perëndimor./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

O’Brien: Është vitale për Ballkanin Perëndimor përmbushja e potencialeve të veta

Publikuar

nga

Sekretari amerikan për Rajonin, James O’Brien, në Samitin e Ballkanit Perëndimor të BE-së, që po mbahet në Kotor të Malit të Zi, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin planin zhvillimor që ka të bëjë me 18 milionë njerëz për një të ardhme më të mirë për qytetarët e vendeve të tyre.

O’Brien theksoi po ashtu se kjo është diçka që SHBA-ja beson se është vitale për t’u ndihmuar të gjithëve në këtë rajon për t’i përmbushur potencialet e veta.

“SHBA-ja e mbështet Planin Zhvillimor, por kjo ka të bëjë me 18 milionë njerëz që krijojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët e tyre dhe vendet e tyre. Kjo ka të bëjë me lirinë, sigurinë, me lirinë klasike të Bashkimit Evropian për shërbime dhe kapitale për të lëvizur nëpër kufij. Këtë vit, vendet që i përmbushin këto reforma do t’i bashkohen tregut unik evropian me çmime më të ulëta, ndoshta në 7 për qind. Secilën herë dikush që dërgon para përmes bankës do të ketë shpenzime më të vogla të huazimit. Kjo ka të bëjë me përfitime për qytetarët e rajonit dhe bashkimin me tregun unik evropian, diçka që Shtetet e Bashkua të Amerikës besojnë që është vitale për t’u ndihmuar të gjithë në këtë rajon dhe për t’I përmbushur potencialet e veta”, tha O’Brien.

Më tej tha se ndjehet i ngazëllyer ta shohë edhe lansimin zyrtar të kësaj nisme dhe mundësinë e vendeve për të filluar të afrojnë liri për gjithë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Gashi: Letra e Gërvallës e çuditshme, i është drejtuar personit të gabuar

Publikuar

nga

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi e ka quajtur të çuditshme nga kuptimi përmbajtjesor dhe procedural letrën e dërguar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është në përgatitje të draft-statutit për Asociacionin.

Sipas Gashit, kjo letër i është dërguar personit të gabuar, ngase sipas tij Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ka kryer punën e vet.

“Çështja e dytë me rëndësi pulitke është letra që sot ka qarkulluar. Nië letër e çuditshme nga kuptimi përmbajtjesor dhe procedural. Kjo letër dërgohet mbasi që Kosova ka mbetur jashtë procesit për anëtarësimin në KiE… Kjo letër shfaq, të paktën kjo që ka dalur publike i drejtohet personit të gabuar. Ajo që ka dalur publike është letra që i drejtohet kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ka kryer punën e saj dhe nuk ka pse t’i thotë asgjë atij për asociacionin, sepse asociacioni nuk është e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës…Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nuk parasheh kërkesën për themelimin e asociacionit për komunat me shumicë serbe”, tha Gashi.

Si çështje problematike, Gashi e ka nënvizuar deklarimin se do të formohet asociacioni dhe do të dërgohet në Kushtetuese. Sipas tij, ky veprim është politikisht the taktikisht i gabuar, që do të ndikojë negativisht në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Çështja e tretë problematike, deklarimi se do të formohet asociacioni do të dërgohet në Kushtetuese vendimi për formimin e asociacionit për komunat me shumicë serbe deri në fund të muajit. Pse është lenë deri në fund të muajit? Është ditur qe 6 muaj se mbledhja e Komitetit të ministrave do të jetë me datat 16-17… Mendoj se është veprim politikisht dhe taktikisht i gabuar dhe humbje për Kosovën. Sepse Kosova tashmë e ka humbur mundësinë që në këtë mbledhje të Komitetit të Ministrave të merret vendim pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, theksoi Gashi.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, i ka drejtuar një letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, në të cilën ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft për krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas saj, një draft i tillë i shërben në njërën anë synimit të qeverisë për të integruar komunitetet joshumicë dhe zbatimit të ligjeve të Republikës së Kosovës në të gjitha komunat.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Seanca e Kuvendit fillon me një minutë heshtje për Ukshin Hotin

Publikuar

nga

Me një minutë heshtje ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës për të kujtuar 25-vjetorin e zhdukjes me dhunë të intelektualit dhe patriotit të shquar, Ukshin Hoti.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje drejtësisë ndërkombëtare, por edhe asaj vendore që të merret me rastin e Ukshin Hotit, por edhe shumë intelektualeve e patrioteve të zhdukur me dhunë nga Serbia.

“Sot është 25-vjetori i zhdukjes me dhunë të intelektualit tonë të madh dhe patriotit tonë të shquar, Ukshin Hoti. Përgjegjëse padyshim për zhdukjen e tij me dhunë është shteti i Serbisë me mekanizmat e tij. Sapo kinse u lirua nga Burgu i Dubraves po e priste një veturë aty, e organizuar nga shteti serb dhe çkado që do t’i ketë ndodhur intelektualit Hoti, përgjegjësinë pa dyshim se e mban shteti okupator serb…Me këtë rast i bëjmë edhe thirrje drejtësisë ndërkombëtare, por edhe drejtësisë vendore që të merret me rastin e Ukshin Hotit, me vrasjen e Fehmi Aganit, të Bardhyl Qaushit e të shumë intelektualeve e patrioteve gjatë luftës, dhe me të gjithë të zhdukurit me dhunë nga Serbia, dhe me gjitha krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë”, tha Konjufca.

Në rend dite sipas njoftimit të Kuvendit janë votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe i disa projektligjeve.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara