Lajmet

Komisioni për Legjislacion miraton në parim dy projektligje

Published

on

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka miratuar në parim Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit dhe Projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj.

Dy projektligjet u mbështetën nga pozita dhe opozita, teksa u konsideruan të rëndësishme për sistemin juridik të vendit. Ndërkohë, komisioni nuk mbështeti raportin me amendamente për Projektligjin për rishikimin e buxhet.

Për t’i arsyetuar projektligjet, para komisionit raportoi, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili tha se të njëjtat kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës ligjore.

Ai shtoi se me plotësim-ndryshimet në Agjencinë për parandalimin e korrupsionit, forcohet e njëjta dhe i shtohet kompetencat drejtorit të agjencisë.

“Ky projektligj ka paraparë masa që synojnë parandalimin e korrupsionit, forcimin e integritetit dhe transparencës së institucioneve të Kosovës. Gjithashtu risi në këtë projektligj është se përcaktohet që agjencia ka të drejtë për shqyrtimin e masave dhe sanksioneve lidhje me mosrespektimin e ligjit në fuqi”, tha ai.

Këtë fakt e mirëpriti, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila tha se mbështesin miratimin në parim të këtij projektligji.

“Si PDK e përkrahim Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit. Na inkurajon fakti që janë rritur kompetencat e drejtorit ose udhëheqësit të Agjencisë”, tha ajo.

Mëdyshje rreth këtij projektligji paraqiti, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili tha se fokusi i tij është parandalimi i korrupsionit, e jo luftimin e tij.

“Çka ky projektligj ka qëllim, duket që krejt fokusi është në parandalimin e korrupsionit, e jo në luftimin e korrupsionit. Edhe në qëllim nuk e keni shti fjalën luftim i korrupsionit”, tha ai.

Duke arsyetuar edhe Projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj, zëvendësministri Sallahu tha se përmes tij shtetasit e BE-së do të kenë të drejtë të kenë prona në Kosovë.

Sipas tij, ky është edhe në kuadër të zbatimit të MSA-së, derisa do të përdorin parimin e reciprociteti për shtetet e treta që s’janë pjesë e BE-së.

Megjithatë, për këtë projektligj ngriti dyshime, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri i cili kërkoi të qartësohen mundësitë për keqpërdorime që mund të bëhen në kuadër të tij.

“Shtrohet pyetja tek prejardhja e parasë, këtu është problemi. Ne kemi raste të panumërta në Kosovë që për këto 20 vjet ka pasur investime të dyshimta që kanë ardhur me gojën plotë investime, kanë blerë dhe në fund s’ka ndodhur asgjë”, tha ai.

Ndryshe, mbledhja e këtij komisioni nisi me një minutë heshtje, në nderim të bashkatdhetarëve që humben jetën dje, si pasojë aksidentit në Kroaci.

Lajmet

Izraeli thotë se do të rikthehet në armëpushim pas sulmeve në Gaza

Published

on

Ushtria izraelite ka thënë se do të rifillojë zbatimin e armëpushimit në Gaza, pasi nisi sulmet ajrore të dielën në përgjigje të asaj që e quajti shkelje flagrante të marrëveshjes nga Hamasi.

Sulmet filluan në Gazën jugore pasi ushtria izraelite tha se terroristët qëlluan një raketë antitank dhe të shtëna drejt trupave të saj në Rafah, duke vrarë dy ushtarë.

Hamasi tha se nuk ishte në dijeni për ndonjë përleshje në zonën nën kontrollin izraelit.

Në mbrëmje, Izraeli tha se kishte goditur objektiva të Hamasit në të gjithë Gazën, me burime spitalore që thanë se 44 persona u vranë.

Hamasi kishte thënë se ishte i përkushtuar ndaj armëpushimit, por akuzoi Izraelin për shkelje dhe paralajmëroi se sulmet mund ta shtynin situatën drejt një kolapsi total./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

​Modric për Leaon: Një nga më të mirët në botë

Published

on

Luka Modric ka dhënë vlerësime të mëdha për Rafael Leaon pas fitores së Milanit ndaj Fiorentinës, ndeshje në të cilën portugezi shënoi dy gola vendimtarë.

“Rafa është vërtet fantastik. Fatkeqësisht u lëndua herët, por tani është rikthyer dhe ky është Leao që na duhet. Ai është një nga më të mirët në botë dhe mund të përmirësohet ende. Shpresoj që këto dy gola ta ndihmojnë të fitojë më shumë vetëbesim, sepse është shumë i rëndësishëm për ne,” tha Modric.

Leao gjithashtu u shpreh i lumtur për bashkëpunimin me kroatin duke thënë se të luash me lojtarë si Modric të bën të rritesh.

“Kur mbërriti në Milanello më përqafoi dhe më tha se donte të më ndihmonte. Të luash me lojtarë si Modric të bën të rritesh. Jam shumë i lumtur dhe besoj se do të më japë shumë asiste për ta çuar Milanin përpara”, tha Leao.

“E dinim që do të ishte e vështirë. Fiorentina ka lojtarë cilësorë, por ne bëmë punë të mirë si grup. Dy golat e mi ia dedikoj familjes dhe shokëve të ekipit pas një muaji e gjysmë mungesë për shkak dëmtimi”, vazhdoi ai.

Në fund, Modric theksoi se skuadra duhet të vazhdojë me qetësi sepse po rriten si ekip dhe kjo është rruga e duhur për ata./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kushtetuesja po e shqyrton ankesën e Listës Serbe

Published

on

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se është duke e shqyrtuar ankesën e Listës Serbe lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e pakicës serbe.

Vendimi pritet të merret pasi të shqyrtohen të gjitha pretendimet, pasi që ankesa e Listës Serbe thotë se me pretendimin e zgjedhjes së Nenad Rashiqit si nënkryetar, janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe aktgjykimi i mëparshëm i Kushtetueses mbi të njëjtën çështje.

Nga Kushtetuesja nuk ka qartësim nëse janë duke e konsideruar vendosjen e një mase të tillë.

Një ankesë tjetër të Listës Serbe, po për çështjen e nënkryetarëve Kushtetuesja e trajtoi në fillim të shtatorit, në kohën kur kryekuvendari Dimal Basha e pati shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb. Më 5 shtator, Gjykata Kushtetuese, mbi bazë të ankesës së Listës Serbe e pezulloi punën e Kuvendit për 25 ditë duke nxjerrë vendim për masë të përkohshme.

Sipas aktgjykimit të plotë, Kuvendi nuk ishte i konstituuar, kështu që Gjykata u kërkoi deputetëve të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, me qëllim që të hapej rruga për formimin e Qeverisë.

Në vendimin e Kushtetueses u nënvizua se propozimi për nënkryetarin nga radhët e komuniteteve joshumicë duhet të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, por nuk ka lejuar veto bllokuese.

Pasi Lista Serbe i shteroi kandidaturat, kryeparlamentari Dimal Basha u kërkoi atyre ta bëjnë edhe propozimin e deputetit që nuk i takon grupit parlamentar të Listës. Meqë subjekti që mbështetet nga Beogradi zyrtar refuzoi ta bëjë këtë, në votim u hodh kandidatura e Nenad Rashiqit, i cili mori votat e domosdoshme për nënkryetar të Kuvendit.

Legjislatura e nëntë u shpall e konstituuar më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga radhët e pakicës serbe, i cili u zgjodh pasi u shteruan nëntë kandidaturat e Listës Serbe, me nga tri votime radhazi.

Presidentja Vjosa Osmani, një ditë pasi Kuvendi u llogarit i konstituuar, e mandatoi udhëheqësin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re. Ai i ka edhe tetë ditë afat për t’ia prezantuar Kuvendit përbërjen dhe programin e qeverisë së re.

Për zgjedhjen e Qeverisë duhen 61 vota të deputetëve. Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Vetëvendosje, fitoi 48 ulëse në Parlamentin me 120 deputetë.

Nëse Kurti nuk arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme deri më 26 tetor, atëherë Osmani, sipas ligjeve, është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandatarin tjetër, nëse ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë.

Edhe mandatari i ardhshëm duhet t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë presidentja i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Dy të vdekur pasi një aeroplan mallrash rrëshqiti në det

Published

on

Dy persona kanë vdekur kur një aeroplan mallrash rrëshqiti nga një pistë në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut dhe u ul në det herët këtë të hënë.

Fluturimi EK9788 i Emirates po mbërrinte nga Dubai rreth orës 03:50 sipas orës lokale (19:50 GMT) kur doli nga pista dhe u përplas me një automjet patrullimi të aeroportit, shkruan BBC.

Dy personat brenda automjetit vdiqën, ndërsa katër anëtarët e ekuipazhit në bord të aeroplanit i mbijetuan rrëzimit.

Kjo shënon një nga incidentet më vdekjeprurëse të aviacionit në Hong Kong prej vitesh – aeroporti ndërkombëtar i qytetit ka pasur një rekord të mirë sigurie./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara