Sport

Komisioni Disiplinor inicion procedurë disiplinore ndaj Munishit dhe Duros

Published

on

Në xhiron e 18-të në Superligën e Kosovës në futboll ka pasur kundërthënie të ndryshme lidhur me reagimet për ndarjen e drejtësisë në ndeshje të caktuara.

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur të martën (15.12.2020) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 12-13.12.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore ka sjellë vendimet.

Ndaj trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishi, është iniciuar procedurë disiplinore për mosrespektimin e kodit të sjelljes lidhur me deklaratat pas ndeshjes ndaj Prishtinës.

ISMET MUNISHI; kryetrajner i klubit të futbollit BALLKANI me numër të ID kartelës ; 009766M74 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mosrespektimin e kodit të sjelljes (shkelje e dispozitave të kodit të sjelljes) në ndeshjen e javës së; XVIII të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – BALLKANI e zhvilluar me datë 13.12.2020 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë. Raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar (pas përfundimit të ndeshjes për media dhe rrjete sociale përdor fjalor të pa përshtatshëm, ofendues., linçues, fyes, banal, nënçmues dhe degradues ndaj personaliteteve sportive, që është në kundërshtim me etikën, edukatën dhe kodin e sjelljes së punëtorëve sportiv – trajnerit të futbollit). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore (në mungesë të deklaratës) ; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Ismet Munishi lidhur me rastin. Afati datë 21.12.2020.

Edhe ndaj trajnerit të Feronikelit, Klodian Duro, është iniciuar procedurë disiplinore për mosrespektim të kodit të mirësjelljes sportive në media pas përfundimit të ndeshjes ndaj Llapit.

KLODIAN DURO; kryetrajner i klubit të futbollit FERONIKELI nga Drenasi me numër të ID kartelës; 022478M77 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për mosrespektim të kodit të mirësjelljes sportive në media pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; XVIII të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – FERONIKELI e zhvilluar me datë 12.12.2020 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë. Raportet zyrtare (prononcimi për media në studio televizive ku deklaron se; Ekipi që është në vend të parë është i favorizuar nga gjyqtarët, me këtë prononcim ka dëmtuar imazhin e organeve të FFK-së e që janë shpifje, fyerje dhe ofenduese dhe në kundërshtim me etikën sportive). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 (në mungesë të deklaratës); I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Klodian Duro lidhur me rastin. Afati datë 21.12.2020.

Procedurë disiplinore është nisur edhe ndaj klubit Prishtina “për lëshime në organizimin e ndeshjes” kundër Ballkanit.

FC PRISHTINA; nga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XVIII të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – BALLKANI e zhvilluar me datë 13.12.2020 në stadium “Fadil Vokrri“ në Prishtinë. Raportet zyrtare (minuta e 15 e takimit; loja ndalet për 5 minuta ngase një numër i spektatorëve ishte futur në tribunat e stadiumit në kundërshtim me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK-së dhe FFK-së). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 I Rregullores disiplinore (në mungesë të raportit plotësues të klubit); I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raporti plotësuese nga klubi futbollistik Prishtina nga Prishtina – zyrtari për siguri nga ajo ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 21.12.2020.

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Sport

Anglia triumfon ndaj Kroacisë dhe mban hapin me Spanjën

Published

on

By

Anglia ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 kundër Kroacisë, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ndërhyrje të sistemit VAR.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të me anë të Morgan Rogers.

Kroacia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të përmes Petar Sucic.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, të cilën kapiteni Harry Kane e shndërroi në gol në minutën e 64-t për 2-1. Në fund, anglezëve iu anulua edhe një gol i James Garner për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e dytë të Grupit 3 me 12 pikë, duke ndjekur nga afër lideren Spanja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara