Sport

Komenti vulgar i trajnerit italian ndaj gjyqtares kapet nga kamerat

Published

on

Trajneri i Italisë, Andrea Soncin, u ndëshkua me karton të verdhë pas një shpërthimi ndaj gjyqtares në gjysmëfinalen dramatike të Euro 2025, Anglia përmbysi rezultatin në minutat e fundit për të siguruar finalen në kampionatin e femrave që po zhvillohet në Zvicër.

Italia ishte në epërsi deri në fund pas golit të Barbara Bonansea në pjesën e parë, por Michelle Agyemang, e futur si zëvendësuese për Anglinë, shënoi golin e barazimit në minutën e 96-të, duke e çuar ndeshjen në kohë shtesë. Rasti kontrovers erdhi në minutën e 117-të, kur Ivana Martincic akordoi një penallti për Anglinë, duke ndëshkuar Emma Severini për një mbajtje të lehtë ndaj Beth Mead brenda zonës.

Pas shqyrtimit me VAR, vendimi u konfirmua dhe Chloe Kelly u përball me portieren Laura Giuliani. Gjuajtja u ndal, por Kelly reagoi e para dhe shënoi në topin e kthyer, duke siguruar kalimin në finale për Anglinë. Soncin, i cili ishte paralajmëruar më herët për protestë ndaj vonesave të Giulianit në minutën e 74-të, shpërtheu në mënyrë vulgare pas akordimit të penalltisë, sipas sport.virgilio.it, bërtiti “f* you”**, një moment që u kap nga kamerat e transmetimit live.

Pas takimit, Soncin e kontestoi vendimin për penallti, duke thënë se bëhej fjalë për  “mbajtje të lehtë dhe të ndërsjellë” dhe se kishte diskutuar me zyrtarët e ndeshjes për këtë incident.

“E pashë shpejt. Fola me asistentët që po e shqyrtonin. Po mbaheshin të dyja palët. Do të doja të pyesja… a do të ishte dhënë një penallti e tillë në anën tjetër të fushës, në atë moment të ndeshjes? Nuk e di,” – tha Soncin.

“Është një penallti që mund të jepej, por edhe të mos jepej, sepse mbajtja ishte shumë e lehtë dhe reciproke.”

Kapitenia Cristiana Girelli gjithashtu kritikoi nivelin e ndarjes së drejtësisë.

“Kur ndeshja arrin këtë nivel, duhet edhe gjykim i nivelit të lartë. Kur merr një vendim kaq të rëndësishëm, duhet të jesh i ftohtë. Dhe nëse akordon një penallti të tillë, të paktën shko dhe shikoje vetë.”

Megjithatë, Girelli shtoi se Italia mund të kishte siguruar rezultatin:

“Kjo nuk është një justifikim. Mund të kishim shënuar golin e dytë në fund dhe ndeshja do të kishte mbaruar. Jam krenare për atë që bëmë. Këto janë lot trishtimi dhe krenarie.”

Anglia do të përballet në finalen e Euro 2025 ndaj fitueses së ndeshjes Gjermani – Spanjë, me takimin që do të luhet të dielën në orën 17:00, në St-Jakob’s Park në Basel. Kjo është finalja e tretë radhazi për Anglinë nën drejtimin e Sarina Wiegman.

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Sport

Dardanët rikthehen në stërvitje në Debrecen, fokusi te Izraeli

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve në Debrecen, duke nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit.

Pas përballjes së mbrëmshme me Austrinë, futbollistët që nuk u aktivizuan si titullarë zhvilluan seancën e plotë stërvitore në fushë.

Ndërkohë, lojtarët që e nisën ndeshjen ndaj Austrisë nga minuta e parë iu nënshtruan programit të rigjenerimit në palestër.

“Dardanët” tashmë e kanë kthyer fokusin te sfida e radhës, ku të enjten në Hungari do të përballen me Izraelin.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara