Sport

Kombëtarja e Kosovës U21 nis kampin dhjetëditor në Antalia

Published

on

Kombëtarja U21 e Kosovës ka nisur përgatitjet në Antalia të Turqisë, ku do të zhvillojë një kamp stërvitor dhjetëditor si pjesë e përgatitjeve për ciklin e ardhshëm kualifikues.

Gjatë këtij kampi, ekipi do të kryejë dy seanca stërvitore në ditët e para, ndërsa më pas do të vazhdojë me nga një seancë në ditë.

Krahas stërvitjeve, do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore kundër Turqisë U21 dhe Moldavisë U21, në mënyrë që përzgjedhësi Afrim Toverlani të vlerësojë formën e lojtarëve të grumbulluar.

Në këtë grumbullim janë ftuar për herë të parë në Kombëtaren U21 edhe dhjetë futbollistë të rinj: Laurent Seji, Sead Ahmeti, Drini Miftari, Elvaris Suplja, Hamza Muqaj, Adem Imeri, Faton Ademi, Medin Gashi, Eurolind Avdimetaj dhe Arlind Maloku.

Ndeshja e parë miqësore kundër Turqisë U21 do të zhvillohet më 21 mars 2025, në Alanya, me fillim nga ora 20:30 (ora lokale), derisa më 25 mars, në Belek Dardanët U21 do të luajnë kundër Moldavisë.

Lajmet

​U dëmtua kundër Interit, sulmuesi italian mbyll para kohe sezonin

Published

on

Një lajm jo i mirë për Cagliarin nis kur Andrea Belotti doli nga fusha pothuajse i përlotur në pushimin e ndeshjes të së shtunës në shtëpi kundër Interit.

Testet që iu nënshtrua sulmuesi zbuluan një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior në gjurin e tij të majtë, sipas një deklarate nga klubi sard.

“Lojtari do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme dhe vizitave të specialistëve në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.

Për “gjelin”, sezoni praktikisht ka mbaruar, dhe kujtojmë se Belotti iu bashkua Cagliarit në fund të merkatos të verës dhe luajti tre ndeshje në kampionat për kuqeblutë, duke shënuar dy gola në një fitore 2-1 ndaj Leçes.

Continue Reading

Lajmet

​Gjykata spanjolle liron Dani Alves-in

Published

on

Gjykata e Lartë e Katalonjës ka rrëzuar të premten dënimin për përdhunim ndaj ish-futbollistit brazilian Dani Alves, duke arsyetuar se çështja kishte mospërputhje dhe kontradikta në dëshmitë e paraqitura.

Alves, 41 vjeç, ishte dënuar vitin e kaluar me katër vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një gruaje në një klub nate në Barcelonë në vitin 2022. Megjithatë, gjykata e apelit vendosi se dëshmia e akuzueses nuk kishte besueshmëri të mjaftueshme, duke theksuar se mungonin prova të qarta për të mbështetur akuzën.

“Dani Alves është shumë i lumtur. Ai është i pafajshëm, kjo është demonstruar. Drejtësia ka folur,” deklaroi avokatja e tij, Ines Guardiola.

Ndërkohë, avokatja e akuzueses, Ester Garcia, paralajmëroi se do ta çojë çështjen në Gjykatën Supreme të Spanjës, proces që mund të zgjasë deri në një vit./S.K/KP/Morung Express/

 

Continue Reading

Lajmet

Caktohet data, Pogba rikthehet në fushë

Published

on

Paul Pogba është shumë pranë rikthimit në futboll pas një periudhe të gjatë mungese tha trajneri i Monacos, Adi Hütter. Ai zyrtarisht ka konfirmuar se mesfushori francez po përparon ndjeshëm.

“Fizikisht dhe mendërisht po shkon mirë. Është stërvitur për tre muaj dhe është afër kthimit në skuadër,” deklaroi Hütter.

Sipas mediave franceze, Pogba pritet të jetë i disponueshëm më 5 tetor, në ndeshjen e Ligue 1 kundër Nice në Stade Louis II.

Ndërkohë, rikthimi në sfidën e së shtunës kundër Lorient shihet më pak i mundshëm.

Ish-mesfushori i Juventusit nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që prej 3 shtatorit 2023, kur u aktivizua ndaj Empolit.

Pak javë më vonë, ai u pezullua për doping dhe u dënua fillimisht me katër vite jashtë fushave. Megjithatë, në tetor 2024, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv uli ndalimin në 18 muaj, që skadoi më 11 mars 2025.

Pas ndarjes me Juventusin, Pogba refuzoi një transferim në MLS dhe verën e kaluar nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Monacon, e vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Klubi monegask e ka regjistruar 31-vjeçarin edhe për Ligën e Kampionëve, ku pritet të rikthehet në tetor.

Ky rikthim do të shënojë një moment të rëndësishëm për kampionin e botës 2018, i cili synon të rifitojë formën dhe të lërë pas periudhën më të vështirë të karrierës së tij./S.K/KP/CNN/

Continue Reading

Lajmet

​Legjenda e Barcelonës njofton pensionimin nga futbolli

Published

on

Mesfushori i Inter Miami, Sergio Busquets, ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund një karriere gati 20-vjeçare.

37-vjeçari e bëri njoftimin përmes një videoje në Instagram, ku falënderoi Barcelonën, kombëtaren spanjolle, Inter Miamin, shokët e skuadrës, tifozët dhe familjen e tij.

“Ndjej se ka ardhur koha t’i them lamtumirë karrierës sime si futbollist profesionist. “Kanë kaluar pothuajse 20 vjet duke shijuar këtë histori të pabesueshme për të cilën gjithmonë kam ëndërruar”, tha Busquets.

Busquets ishte një figurë kyçe te Barcelona për 14 vite, me mbi 700 paraqitje dhe 32 trofe të fituar, përfshirë 9 tituj të La Ligës dhe 3 Liga të Kampionëve.

Me Spanjën, ai regjistroi 143 ndeshje dhe fitoi Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012.

“Nuk e di se sa gjatë do të luajë Busi, por mendoj se ai është një nga mesfushorët më të mirë në histori… Shpresojmë që ai do të na ndihmojë në fazën eliminatore sepse është një lojtar kyç”, tha trajneri i Inter Miami, Javier Mascherano.

Busquets, i njohur për inteligjencën taktike dhe pasimet e sakta, është aktualisht lojtari me më shumë minuta të luajtura për Inter Miami këtë sezon./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara