Lajmet

Kombet myslimane dënojnë djegien e Kuranit në Suedi

Incidenti ndodhi kur myslimanët në mbarë botën filluan të shënonin festën e Kurban Bajramit.

Published

on

Nën një prani të madhe policore, Salwan Momika, një 37-vjeçar i cili u arratis në Suedi disa vite më parë, të mërkurën shkeli Kuranin përpara se të vinte disa faqe përpara xhamisë më të madhe të Stokholmit.

Policia në kryeqytetin suedez i kishte dhënë atij një leje për protestën në përputhje me mbrojtjen e fjalës së lirë, por tha më vonë se kishin hapur një hetim ndaj burrit për “agjitacion”.

Incidenti ndodhi kur myslimanët në mbarë botën filluan të shënonin festën e Kurban Bajramit dhe teksa pelegrinazhi vjetor i haxhit në Mekë në Arabinë Saudite po i afrohej fundit.

Iraku dënoi vendimin e autoriteteve suedeze për të dhënë një leje “ekstremiste” për të djegur Kuranin.

“Këto ngjarje ndezin ndjenjat e muslimanëve në mbarë botën dhe përfaqësojnë një provokim të rrezikshëm për ta”, tha ministria e jashtme në Bagdad.

Kleriku shiit me ndikim i Irakut, Moqtada Sadr, bëri thirrje për një demonstratë jashtë ambasadës suedeze në Bagdad për të kërkuar largimin e ambasadorit, duke akuzuar se shteti i tij është “armiqësor ndaj Islamit”.

Irani iu bashkua dënimit, duke e quajtur djegien e Kuranit “provokative, të pamenduar dhe të papranueshme”.

“Qeveria dhe populli i Republikës Islamike të Iranit… nuk e tolerojnë një fyerje të tillë dhe e dënojnë ashpër atë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanani.

Arabia Saudite, e cila priti rreth 1.8 milionë pelegrinë myslimanë për haxhin që përfundoi të mërkurën, denoncoi gjithashtu djegien e Kuranit.

“Këto akte të urrejtjes dhe të përsëritura nuk mund të pranohen me asnjë justifikim”, tha ministria e jashtme saudite.

Egjipti, vendi më i populluar në botën arabe, e quajti djegien e Kuranit një “akt të turpshëm që provokon ndjenjat e muslimanëve” ndërsa ata shënojnë festën e Kurban Bajramit.

Lidhja Arabe me bazë në Kajro e quajti atë një “sulm mbi thelbin e besimit tonë islamik”.

Këshilltari presidencial i Emirateve të Bashkuara Arabe, Anwar Gargash, shkroi në Twitter se Perëndimi “duhet të kuptojë se sistemi i tij i vlerave… nuk mund t’i imponohet botës”.

Kuvajti bëri thirrje që autorët e këtyre “akteve armiqësore” të sillen para drejtësisë dhe “të parandalohen nga përdorimi i parimit të lirive si një dredhi për të justifikuar armiqësinë kundër Islamit ose çdo besimi të shenjtë”.

Djegia e Kuranit u dënua gjithashtu nga Këshilli gjashtë-anëtarësh i Bashkëpunimit të Gjirit dhe nga Maroku, i cili tërhoqi ambasadorin e tij në Stokholm.

Qeveria e Sirisë dënoi “aktin e turpshëm” në një nga ditët më të shenjta për myslimanët “nga një ekstremist me lejen dhe pëlqimin e qeverisë suedeze”.

Organizata e Bashkëpunimit Islamik prej 57 anëtarësh bëri thirrje për “masa efektive për të parandaluar një përsëritje”.

Lëvizja e fuqishme libaneze e mbështetur nga Irani, Hezbollah, akuzoi autoritetet suedeze se ishin “bashkëpunëtorë në krim”.

Ministria e Jashtme palestineze dënoi atë që tha se ishte një “sulm flagrant ndaj të drejtave të njeriut, vlerave të tolerancës, pranimit të të tjerëve, demokracisë dhe bashkëjetesës paqësore midis pasuesve të të gjitha feve”.

Më tej, qeveria talibane e Afganistanit reagoi gjithashtu me zemërim, duke e quajtur këtë një akt të “përçmimit të plotë ndaj kësaj feje fisnike”.

Në janar, një ekstremist i krahut të djathtë suedez-danez dogji një kopje të Kuranit pranë ambasadës turke në Stokholm, duke shkaktuar gjithashtu zemërim në botën myslimane./UBTNews/

Lajmet

Termokos njofton konsumatorët: Për shkak të rënies së Bllokut 1, furnizimi me ngrohje me kapacitet të kufizuar

Published

on

By

NP “Termokos” SH.A. njofton konsumatorët se, për shkak të rënies nga funksioni të Bllokut 1 të Termocentralit Kosova B, furnizimi me energji termike, aktualisht, po realizohet me kapacitet të kufizuar.

Kjo situatë ka ndikuar në uljen e cilësisë ngrohjes për disa objekte banesore në lagjet “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit”.

Por, sipas paralajmërimeve nga KEK-u, Blloku 1 pritet të rikthehet në funksion gjatë ditës së nesërme, gjë që do të mundësojë furnizimin me energji termike me kapacitet maksimal, përkatësisht përmirësimin e plotë të furnizimit me ngrohje.

“Deri në stabilizimin e plotë të furnizimit me ngrohje, NP “Termokos” kërkon mirëkuptimin e gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

Published

on

By

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar të martën me ministrin në Detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për rolin e qeverisjes vendore të fortë dhe të përgjegjshme në zbatimin e reformave.

Zgjedhjet e fundit në Kosovë tregojnë se si demokracia vendore angazhon njerëzit dhe formëson politikat që pasqyrojnë nevojat e komunitetit përmes vendimmarrjes pranë tyre”, ka thënë Orav.

Continue Reading

Aktualitet

Studentët e vitit të parë të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT trajnohen në QuickBooks nga ekspert i fushës

Published

on

By

Studentët e vitit të parë, në kuadër të lëndës Hyrje në Kontabilitetin Financiar në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, nën udhëheqjen e profesorit Mic Ukaj realizuan një ligjëratë praktike mbi aplikimin e softuerëve të kontabilitetit, me ligjërues mysafir Taulant Murati, kontabilist i certifikuar me përvojë shumëvjeçare në fushën e kontabilitetit, financave dhe auditimit.

Përmes softuerit Quickbooks, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset kryesore të përdorimit të softuerëve te kontabilitetit, duke filluar nga krijimi i politikave kontabël, regjistrimi i klientëve dhe furnitorëve, evidentimi i blerjeve dhe shitjeve, e deri te reflektimi i këtyre transaksioneve në pasqyrat financiare. Ligjërata u karakterizua nga një qasje shumë interaktive, me përfshirje aktive të studentëve në përdorimin praktik të softuerit.

UBT mbetet e përkushtuar në vazhdimin e misionit të saj për të ndërthurur dijen teorike me përvojën praktike, duke u ofruar studentëve mundësi konkrete për të zhvilluar kompetenca profesionale që përputhen me kërkesat e tregut të punës.

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Prof. Dr. Kujtim Thaçi, ka publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare shumë prestigjioze Frontiers in Immunology, e cila renditet në Q1, me Impact Factor 5.9 dhe CiteScore 10.6, si dhe është e indeksuar në Web of Science dhe Scopus.

Artikulli është realizuar në bashkëpunim me Qendrën për Imunologji dhe Sëmundje Inflamatore të Spitalit të Massachusettsit dhe Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Harvardit. Ky bashkëpunim shënon herën e parë të një bashkëpunimi shkencor ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Harvardit dhe UBT-së, duke përfaqësuar një arritje të rëndësishme për UBT-në dhe komunitetin akademik në Kosovë.

Në këtë artikull shkencor, autorët theksojnë se funksioni i IgE-së dhe efekti i saj sinjalizues përmes receptorëve FcεR shtrihet përtej sëmundjeve klasike atopike, duke luajtur rol të rëndësishëm edhe në shumë mjedise inflamatore jo-atopike dhe në sëmundjet e ndërmjetësuara nga imuniteti. Një fokus i veçantë i studimit është ndryshimi i glikozilimit në vende specifike të molekulës së IgE-së, ndryshime që mund të ndihmojnë në karakterizimin molekular të sëmundjeve, në stratifikimin e pacientëve dhe në identifikimin e mundësive të reja terapeutike.

Ky hulumtim ka rëndësi të veçantë, pasi shumë strategji imunomoduluese dështojnë për shkak se pacientët, pavarësisht dallimeve molekulare, trajtohen si një grup homogjen. Zgjerimi i kuptimit të biologjisë së IgE-së përtej atopisë kontribuon në riformulimin e konceptit të sëmundjeve inflamatore dhe hap rrugë për ndërhyrje klinike më të targetuara dhe më efektive.

Artikulli i plotë mund të lexohet në linkun zyrtar të revistës Frontiers in Immunology.

Continue Reading

Të kërkuara