Lajmet

Kolona në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, pritjet deri në një orë

Published

on

Në vendkalimet kufitare bashkatdhetarët që po kthehen nga pushimet në Kosovë, po përballen me pritje më të gjata sot.

Në raportin e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të përditësuar në ora 08:50, bëhet e ditur se në vendkalimin kufitare në Merdar po pritet deri në 60 minuta për të dalë nga Kosova.

Pritje gati një orë për të dalë nga Kosova ka edhe te Dheu i Bardhë.

Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më ta gjata se 03-05 minuta për të hyrë dhe dalë nga Kosova./UBTNews/

Lajmet

Tahiri: Humbësi i këtyre zgjedhjeve është Vetëvendosje

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Secili deputet e ka përgjegjësi kushtetuese të jetë në seancën e Kuvendit dhe t’i japë drejtim formimit të organeve të Kuvendit të Kosovës, si kryesia dhe kryetari. Këtu nuk jemi duke bllokuar nga partitë e tjera, por jemi të bllokuar nga partia e parë. Duke qenë se është në të drejtën e saj për të bërë propozime dhe duke pasur parasysh që nuk ka shumicë parlamentare këta kanë vendosur ta bllokojnë situatën. Asnjë parti nuk mund ta bllokojë, përpos partisë së parë.” , tha Tahiri.

Continue Reading

Lajmet

​Berisha: Duhet të lejohet debati parlamentar në seancën konstituive

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Bekë Berisha ka kërkuar lejimin e debatit në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Duke hyrë në objektin e Kuvendit për përpjekjen e 36-të të konstituimit të legjislaturës së nëntë, Berisha tha se i ka humbur kuptimi vazhdimit të seancës pa arritur një zgjidhje.

Ai tha se duhet të shkelet rregullorja e Kuvendit dhe të mundësohet debati gjatë seancës konstituive dhe të bëhen përpjekje për gjetjen e një rrugëdalje nga kriza politike.

Ka humbur kuptimi gjithçka. Ne jemi mbetur peng dhe po thirremi në ligj. Këtyre po iu themi po e shkelni Kushtetutën dhe jemi mbetur peng i një rregulli që nuk bën me marrë fjalën. Në parlamentarizëm duhet me fol dhe zgjidh problemet. Duhet me bërë përpjekje me prish një rregull dhe me nisë me komuniku. Forma si jemi ne se 35 herë se kush është për dhe me shku e me ardh pas 48 orëve me të vërtet i ka humbur kuptimi. Ndoshta pasi të provojnë me mirëkuptim prej të gjitha partive politike me u mbledh dhe me këqyrë sesi me pas rrugëdalje ndoshta edhe t’u e shkel një rregull”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës edhe pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit nuk po arrin të konstituohet.

Continue Reading

Lajmet

Albulena Haxhiu paraqitet në gjykatë, shtyhet seanca gjyqësore për gaz lotsjellës në Kuvend

Published

on

By

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u paraqit këtë paradite në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku po mbahet seanca gjyqësore lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016. Por, seanca u shty për shkak të mungesës së të akuzuarve të tjerë.

Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi e Pal Lekaj akuzohen se në shkurt të 2016-tës kanë futur bombola të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, duke e kryer veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Aktakuza lidhet me periudhën kur partitë atëherë në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, kundërshtonin marrëveshjen Kosovë-Mali i Zi për demarkacionin e kufirit dhe marrëveshjen Kosovë-Serbi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit

Published

on

By

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë dhe Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në Prishtinë janë shënuar tri raste të dhunës në familje. Në njërin prej tyre, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dy persona.

Prishtinë / 22.06.2025 – 10:50.Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht dy viktimat kosovarë të cilët kanë pranuar tretman mjeksorë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me konsultim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Në rastin e dytë në Prishtinë,një grua ka raportuar se u sulmua fizkisht nga një burrë.

Prishtinë 22.06.2025, 11:00-17:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin po zhvillohen hetime”, njofton Policia.

Kurse, në rastin e tretë në Prishtinë, dy persona u arrestuan nën dyshimin se janë rrahur mes vete.

Prishtinë 22.06.2025, 20:45.Janë arrestuar dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kurse, në Lipjan një person u shoqërua në Polici për intervistim nën dyshimin për dhunë ndaj një gruaje.

“Lipjan 22.06.2025, 14:00. Është shoqëruar për intervistim i dyshuari mashkull kosovar, pasiqë i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Të kërkuara