Lajmet

Kolera bën namin në shtetin afrikan, të paktën 540 viktima

Published

on

Epidemia e kolerës në Sudan ka marrë një tollovi tragjike, me numrin e viktimave që ka arritur në 545, ndërsa më shumë se 18,000 persona janë infektuar. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë e vendit, e cila theksoi se vala e infeksioneve shpërtheu në muajin gusht, pas reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve që krijuan kushte ideale për përhapjen e sëmundjes përmes ujërave të ndotura.

Epidemia ka goditur veçanërisht tri shtete: Khartoum, Nili i Bardhë dhe Shteti Verior, ku numri i infeksioneve është në rritje alarmante. Qeveria sudaneze, së bashku me organizatat ndërkombëtare, po përpiqet të përballojë këtë situatë kritike, duke ofruar ndihmë mjekësore dhe duke përmirësuar kushtet e higjienës në komunitetet e prekura.

Kolera, e cila përhapet kryesisht përmes ujit të ndotur dhe kushteve higjienike të dobëta, është një sëmundje që mund të jetë vdekjeprurëse nëse nuk trajtohet menjëherë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për masat e domosdoshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të infeksionit, duke kërkuar mbështetje nga organizatat ndërkombëtare dhe komuniteti global.

Epidemia ka ngjallur shqetësime të mëdha në mesin e popullatës, e cila po përballet me një krizë shëndetësore dhe sociale, duke rritur nevojën për ndërhyrje të menjëhershme dhe të qëndrueshme për të siguruar shëndetin e qytetarëve. Situata aktuale tregon nevojën për investime në infrastrukturën e shëndetësisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të tilla në të ardhmen./UBTNews/

 

 

Lajmet

Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë

Published

on

By

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka konstatuar se seanca konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i mos zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 (Zgjedhja dhe mandati) dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 (Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata ka urdhëruar që seanca konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të mbetur prej 12 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi.

Kushtetuesja ka urdhëruar të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Në pritje të aktgjykimit të plotë, Ambasada gjermane bën thirrje për zbatimin e vendimeve Kushtetueses

Published

on

By

I ngarkuari me Punë në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher, është takuar të mërkurën me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi.

Ambasada bënë të ditur se Böttcher ka vlerësuar punën e gjykatës dhe rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Gjermanisë për punën e gjykatës, teksa ka bërë thirrje për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetueses.

Ambasada Gjermane kërkon nga të gjithë aktorët politikë të zbatojnë vendimet e Gjykatës, pasi siç thuhet ky është një detyrim kushtetues për deputetët, për konstituimin e Kuvendit.

Të gjithë aktorët politikë duhet të zbatojnë vendimet e Gjykatës – ky është një detyrim kushtetues për deputetët. Mosveprimi jo vetëm që zgjat, por edhe thellon krizën politike, duke dëmtuar vendin. Siç u tha më parë: Është koha e duhur për ta vënë vendin në vend të parë, jo politikën partiake”, thuhet në njoftim.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në pritje të publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me seancën konstituive.

Kushtetuesja më 30 shtator ka dalë me një njoftim ku ka thënë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, që ka nisur më 15 prill, nuk ka përfunduar, pasi që nuk është zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb.

Vendimi i Kushtetueses ka ardhur pas ankesës së Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, lidhur me votimin ndaras të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Kushtetuesja ka urdhëruar deputetët e Kuvendit të konstituojnë legjislaturën e nëntë brenda afatit 12-ditor prej publikimit të aktgjykimit të plotë, por pa specifikuar pasojat juridike në rast se nuk kompletohen trupat e legjislativit./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Gërvalla merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit

Published

on

By

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, që zhvillohet më 8 dhe 9 tetor në Belfast të Irlandës së Veriut, me pjesëmarrjen edhe të sekretares së Shtetit për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, Yvette Cooper.

Takimi bashkon ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të shteteve pjesëmarrëse në këtë proces.

Në fokus të diskutimeve të këtij viti janë temat e sigurisë dhe zhvillimit rajonal si dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit përballë sfidave dhe kërcënimeve të përbashkëta në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme, raporton KosovaPress.

Gjatë punimeve të këtij procesi, Gërvalla do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me homologë dhe përfaqësues të lartë të vendeve pjesëmarrëse.

Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014, mbetet nisma qendrore për bashkëpunim politik, ekonomik dhe shoqëror mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerëve evropianë./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Përurohet rruga që lidh zonën e dytë ekonomike të Gllavicës me magjistralen mes Shtimes dhe Ferizajt

Published

on

By

Në komunën e Shtimes sot është përuruar rruga që lidh Zonën e dytë Ekonomike të Gllavicës me rrugën magjistrale mes Shtimes dhe Ferizajt, investim ky që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të komunës dhe më gjerë.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, tha se kjo rrugë është një hap i rëndësishëm drejt funksionalizimit të zonës ekonomike.

Jemi në përurimin e rrugës që të dërgon te zona e dytë ekonomike në Gllavicë, rrugë e cila këtë zonë ekonomike e lidh me rrugën magjistrale mes Shtimës dhe Ferizajt. Është investim mbi 600 mijë euro, rrugë me gjerësi shtatë metra, me kanale kulluese, kanalizim atmosferik për ujëra të zeza, trotuar, me ndriçim, me të gjitha normat e një rruge që i lidhë magjistralen mes dy qyteteve”, tha Aliu.

Ai shtoi se rruga është në shërbim të funksionalizimit të zonës ekonomike, ndërsa përveç saj, komuna ka bërë edhe investime të tjera në këtë zonë.

Kjo rrugë është në shërbim të funksionalizimit të zonës ekonomike dhe përveç kësaj rruge, ne kemi bërë afro gjysmë milioni euro investime në zonën ekonomike dhe presim që pranverën e ardhshme, siç edhe jemi zotuar me fillu funksionalizimin dhe vendosjen e bizneseve në këtë zonë, e cila do të ndihmojë dhe shërbejë në zhvillimin ekonomik të gjithëmbarshëm në Komunën e Shtimes, por edhe përreth. Kjo zonë ekonomike ka diku 37 hektarë dhe pritet me qenë një nga zonat më të mëdha me biznese”, tha Aliu.

Ky investim i ka kushtuar Komunës së Shtimës mbi 600 mijë euro./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara