Sport

KOK merr vendim për të mbështetur Federatat Olimpike dhe Jo-Olimpike të Kosovës

Published

on

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) ka marrë vendim të mbështesë Federatat Olimpike dhe Jo-Olimpike të Kosovës, pas vështirësive të krijuara nga përhapja e pandemisë Covid-19.

Shuma e ndarë për federatat është rreth 23 mijë euro, të cilat do të ndahen nga 700 Euro për Federatat Olimpike dhe 500 për Federatat Joolimpike të Kosovës.

Për federatat olimpike, KOK ka fituar fonde nga Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Komiteti Olimpik i Evropës (KOE) dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON).

Për të mos anashkaluar Federatata Jo-Olimpike, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut ka vendosur që këto federata të mbështeten nga të hyrat e sponsorëve të KOK-ut.

Gjatë këtij viti, KOK ka mbështetur edhe sportistët elitarë të sporteve të xhudos, boksit, mundjes dhe notit, bazuar në kërkesat e tyre për heqjen e shpenzimeve të përgatitjeve gjatë pandemisë.

Lajmet

Shqipëria luan sonte ndaj Andorrës në Kualifikueset e Botërorit 2026

Published

on

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte në stadiumin “FAF” të Andorrës, ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 në ora 20:45.

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka grumbulluar 25 futbollistë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Ndeshja e mbrëmjes së sotme do të arbitrohet nga Horatiu Fesnic.

Asistentë të Fesnic do të jenë Valentin Avram dhe Alexandru Cerei. Arbitër i katërt është caktuar Rares Vidican. Në sallën e VAR-it, gjithashtu do të jenë rumunë: Ovidiu Haţegan në rolin e arbitrit kryesor të teknologjisë dhe Adrian Costreie si ndihmës i tij.

Kombëtarja shqiptare renditet aktualisht në vendin e dytë me 11 pikë në grupin K dhe një fitore ndaj Andorrës dhe humbja e Serbisë ndaj Anglisë në Londër, do të sillte kualifikimin në play-off./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Barcelona targeton Harry Kane për të zëvendësuar Lewandowskin

Published

on

Kampionët spanjollë e shohin kapitenin 32-vjeçar të Anglisë Harry Kane si pasardhësin ideal të polakut 37-vjeçar Robert Lewandowski, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit tjetër.

Barcelona thuhet se është gati të aktivizojë klauzolën e lirimit në kontratën e Kane me Bayern Munih që do t’i lejonte të largohej për rreth 60 milionë euro verën e ardhshme.

Kane erdhi te Bayern nga Tottenham për më shumë se 100 milionë euro në gusht 2023.

Ai ka shënuar 108 gola në 113 paraqitje dhe në shtator u bë lojtari më i shpejtë i shekullit që shënon 100 gola për një klub në njërën nga pesë ligat më të mira të Evropës.

Ai e përfundoi periudhën e tij të gjatë pa një trofe në maj, duke luajtur një rol kyç në triumfin e Bayern në titullin e Bundesligës.

Edhe pse Kane tha muajin e kaluar se ishte i hapur për të qëndruar në Munih përtej skadimit të kontratës në qershor 2027, mundësia për t’u bashkuar me një nga klubet më të mëdha në botë dhe për të sfiduar për më shumë trofe mund ta joshë atë të shkojë te Barcelona./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Hajdari: Stërvitja është shumë intensive, po udhëtojmë për t’i marrë tre pikët në Slloveni

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me stërvitje para përballjes me Slloveninë, ku në këtë stërvitje, Dardanët janë përqendruar kryesisht në aspektin taktik dhe në zbatimin e filozofisë së lojës që përzgjedhësi Foda synon ta aplikojë në ndeshjen e parë të këtij muaji, atë kundër Sllovenisë.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari pas stërvitjeve ka folur duke thënë se atmosfera është shumë e mirë dhe synojnë pikët maksimale ndaj Sllovenisë.

“Atmosfera është shumë e mirë. Ne jemi gati. Stërvitja është shumë intensive dhe kualiteti shumë i mirë dhe deri tash gjithçka ka shkuar mirë. Ne do të përgatisim lojën kundër Sllovenisë për të marrë maksimumin, 3 pikët”, tha Hajdari.

Kombëtarja jonë më 15 nëntor do të jetë mysafire e Sllovenisë, derisa më 18 nëntor e pret Zvicrën në shtëpi./S.K/FFK/

Continue Reading

Lajmet

Endrick arrin marrëveshje me klubin francez

Published

on

Sulmuesi i talentuar Brazilian Endrick, nuk ka patur startin më të mirë të mundshëm të këtij sezoni te Los Blancos, pasi që erdhi me bujë të madhe sezonin e kaluar nga skuadra braziliane Palmeiras.

Ai nuk ka qenë fare në planet e Xabi Alonsos, por ka zhvilluar një ndeshje këtë sezon ndaj Valencias, ku u aktivizua për 12 minuta.

Gazetari i famshëm Fabrizio Romano ka raportuar që nga tetori se Endrick ka hapur derën për një kalim te skuadra e Olympique Lyon në Francë, për të rigjetur formën me qëllimin e lojtarit, për të qenë i gatshëm për Botërorin 2026.

Gazetari Italian ka cituar burimet e “El Globo”, mediumi brazilian shumë i besueshëm, që klubet kanë arritur marrëveshje për një huazim pa drejtë blerje deri në fund të sezonit./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara