Lajmet

Koeficienti i ri shkakton pakënaqësi, kujt iu bë ulja më “drastike” e pagës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme bëri publik koeficientin për pagat në sektorin publik.

Published

on

Koeficienti i ri i pagave ka shkaktuar ndryshime të mëdha në sektorin publik. Ndërsa rritje të pagave parashihet për kryeministrin, sistemin e arsimit, shëndetësinë, Policinë dhe FSK-në, ulje do të ketë për disa kategori.

Ulje të pagës do të ketë edhe për presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ndonëse do të ketë koeficientin më të lartë në vend. Sipas Ligjit për paga në sektorin publik, koeficienti për pozitën presidentit/es do të jetë 18 që i bie se paga e të parit të shtetit të jetë 1 mijë e 890 euro në vitin 2023, nga 2743 euro sa ishte më parë.

Në anën tjetër rritje të pagës do të ketë për kryeministrin e vendit. Kurti do të marrë pagë mujore prej 1 mijë e 785 eurosh. Deri tani, ai merrte 1 mijë e 305 euro në muaj. Po këtë pagë do ta marrë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nga 2040 euro sa e kishte më parë.

Nga ulja më drastike pësuan sistemi gjyqësor. Me përcaktimin e vlerës së re të koeficientit, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kosovë pritet të ulen ndjeshëm.

Sipas KDI-së, “ky koeficient e zhvlerëson pozitën e gjyqtarit dhe prokurorit duke ua ulur pagat për rreth 25%. Kështu një Gjyqtar i Gjykatës Themelore do të paguhet 1260 euro ndërkohë që paga e tij/saj bazë ishte 1600 euro në muaj”

Gjyqtari në Gjykatën Supreme do të paguhet 1 mijë e 627 euro. Ai në departamentin special të Gjykatës Themelore 1 mijë e 396 euro. Gjyqtari që trajton krimet e rënda dhe rastet me të mitur do të paguhet 1 mijë e 344 euro. Kurse, gjyqtari në Gjykatën Themelore do të paguhet 1 mijë e 260 euro.

Nga 3,450 euro sa aktualisht marrin Kryeprokurori i Shtetit dhe kryetari i Gjykatës Supreme, me Ligjin e ri për paga pritet të jetë 1,785 euro apo 1,665 euro më pak.

Ka reaguar edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), duke kundërshtuar vlerën e koeficientit të Ligjit të Pagave prej 105 euro, të caktuar nga Qeveria e Kosovës të mërkurën.

Përmes një komunikate për media, KPK-ja ka thënë se në vazhdimësi ka marrë pjesë në grupet punuese gjatë procesit të hartimit të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, me ç’rast ka ofruar propozime dhe komente konkrete lidhur me këtë ligj, “por të cilat nuk janë marrë parasysh nga organet përkatëse”.

Pas publikimit të koeficientit të pagave për sektorin publik, ka reaguar edhe Oda e Mjekëve të Kosovës.

Mbi 55 për qind të mjekëve nuk pajtohen me vlerën e koeficientit të pagave.

Edhe nga Sindikatës së Policisë së Kosovës, kanë thënë se nuk janë të kënaqur me vlerën e koeficientit të pagave në sektorin publik (105), që u bë i ditur të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë.

Nga ana tjetër, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka thënë se koeficienti prej 105 euro nuk i plotëson pritjet e tyre por sipas tyre, ligji duhet të nis së zbatuari.

Në reagim, SBASHK-u tha se ndonëse koeficienti nuk i plotëson pritjet e tyre, është mundësuar që mbi 90 për qind e anëtarësisë së tyre të kenë një rritje page mesatare rreth 100 euro.

“Ky rangim ka bërë që vlera e koeficientit prej 105 euro, e cila nuk i plotëson pritjet tona por ajo mundëson që mbi 90 për qind e anëtarësisë tonë kanë një rritje page mesatare rreth 100 euro. Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut jemi të vetëdijshëm se kjo vlerë e koeficientit nuk plotëson pritjet e as nevojat duke marr parasysh ngritjet e çmimeve por edhe koston e jetesës në përgjithësi, por megjithatë SBASHK-u për momentin mendon që ligji duhet të fillon zbatimin me pagat e muajit shkurt 2023 dhe të metat eventuale të ligjit të përmirësohen gjatë kohës sa është duke u zbatuar ligji”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme bëri publik koeficientin për pagat në sektorin publik. Vlera e koeficientit është 105 euro.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara