Lajmet

Kodraliu: Sulmi në Ibër-Lepenc ishte pjesë e një serie sulmesh ndaj sigurisë së Kosovës

Published

on

Prokurori special, Bekim Kodraliu, në seancën e fjalëve hyrëse në rastin për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, tha se sulmi i 29 nëntorit 2024 nuk ishte një veprim spontan, por pjesë e një serie sulmesh të rënda, që rol kyq në përgaditje ka pasur Qeveria e Serbisë kundër rendit juridik dhe sigurisë kombëtare të Kosovës , raporton Ekonomia Online.

Ai tha se Prokuroria para trupit gjykues do të paraqes edhe prova që janë bërë në bashkëpunim me FBI nga SHBA dhe prova shkencore nga policia italiane, që dëshmojnë se të pandehurit janë fajtor për sulm terrorist.

Ai tha se, sipas Prokurorisë, sulmi në Ibër-Lepenc përbën sulmin e katërt të kësaj natyre, pas sulmit ndaj zyrave të KQZ-së në Mitrovicë në vitin 2022, sulmit ndaj ushtarëve të KFOR-it në vitin 2023, barrikadave dhe sulmit në Banjskë po atë vit.

“Nga hetimet e zhvilluara dhe nga provat e siguruara është vërtetuar se të pandehurit Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe Igor Dimoviq, kanë kryer veprat penale siç janë përshkruar në dispozitivin e aktakuzës. Kjo aktakuzë nuk ka të bëjë me një vepër të zakonshme penale. Ajo ka të bëjë me një sulm të organizuar dhe të planifikuar mirë kundër infrastrukturës kritike të Kosovës, për furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm dhe për funksionimin energjetik të Kosovës… Të akuzuarit së bashku me disa persona ende të panjohur kanë vendosur eksploziv të llojit TNT, 20 kilogramë. Për këto veprime, Prokuroria i ngarkon të pandehurit për veprën penale ‘Rrezikim i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e pajisjeve publike’, lidhur me veprën penale ‘Vepër terroriste’ në bashkëkryerje”, tha ai.

Kodraliu tha se gjatë kontrolleve tek të pandehurit janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje ushtarake.

“Po ashtu gjatë kontrolleve tek të pandehurit janë gjetur e sekuestruar municione, granata, mjete ushtarake të komunikimit, uniforma ushtarake dhe pajisje të tjera, posedimi i të cilave ka qenë në kundërshtim me ligjin në fuqi dhe akuzohen për veprën penale armëmbajtje pa leje. Jovani Viqentijeviq, nga provat e mbledhura gjatë hetimit, do të dëshmohet se i njëjti për një periudhë të caktuar kohore e deri në arrestimin e tij ka vepruar në dobi të shërbimit inteligjent ushtarak serb dhe atë duke mbledhur, transmetuar informacione dhe dokumente të ndjeshme dhe konfidenciale të sigurisë, që drejtpërdrejt ka cenuar rendin juridik dhe sigurinë kombëtare, për këtë arsye akuzohet për veprën e spiunazhit në vazhdimësi”, tha ai.

Sipas tij, edhe i akuzuari Igor Dimoviq do të përballet me akuzat për armëmbajtje pa leje.

“Igor Dimoviq, nga provat se tek i njëjti janë gjetur armë dhe municion dhe pajisje ushtarake pa lejen e organit kompetent. Provat që do të paraqiten përbëhen nga raportet e Policisë së Kosovës, raportet e teknikës kriminalistike, ekspertizat e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, analizat e ADN-së, ekspertiza e Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së, ekspertizat shkencore të Policisë së Italisë, raportet e organeve kompetente mbi analizat e eksplozivëve duke përfshirë edhe ato të KFOR-it amerikan, analizat e pajisjeve elektronike, dëshmitë materiale… Prokurori do të provojë që ky sulm nuk ishte një veprim spontan apo i mbuluar i të pandehurve, por pjesë e një veprimtarie të organizuar, të planifikuar dhe të koordinuar mirë me të vetmin qëllim që të cenojë infrastrukturën dhe sigurinë kombëtare të Kosovës”, tha ai.

Ai tha se sulmi në Ibër-Lepenc është pjesë e një vargu sulmesh të rënda ndaj institucioneve dhe sigurisë së vendit.

“Sulmi në këtë kanal përbën vazhdimësi të një serie sulmesh të rënda, që në tre vitet kanë pasur për objektiv cenimin e rendit juridik dhe sigurisë kombëtare. Sipas provave që kemi siguruar dhe që do të paraqiten para jush, ky sulm paraqet sulmin e katërt të natyrës së tillë, pas ngjarjeve të mëhershme që kanë cenuar institucionet dhe sigurinë e vendit. Më duhet të veçoj sulmin e zyrave të KQZ-së në Mitrovicë, në dhjetor 2022, duke vazhduar me sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në maj 2023, vendosjen e barrikadave dhe sulmin në Banjskë në shtator të vitit 2023 e duke u finalizuar me sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc”, tha ai.

Prokurori special tha po ashtu se një pjesë e provave lidhen edhe me trajnimet dhe përgatitjet që dyshohet se janë zhvilluar në Serbi.

Ai tha se të dy vëllezërit e akuzuarit dyshohen edhe për vrajse të rënd në territorin e Istogut, duke kërkuar denim sipas kodit penal të Kosovës.

“Nga provat që do të paraqiten do të jenë edhe provat që paraqesin trajnimet dhe përgatitjet që janë zhvilluar në poligonin ushtarak të quajtur ‘Livadhet e Pasulit’, në Serbi, që tashmë po dyshohet që ka edhe varrezë masive, krejt kjo si pjesë e përgatitjeve të kundërligjshme ndaj shtetit të Kosovës. E që nga provat që kemi siguruar, që do të prezantohen para jush, por edhe nga provat e rasteve të mëhershme, vërtetohet se qeveria e Serbisë ka pasur një rol kyç në këto përgatitje”, ka thënë Kodraliu.

Përfaqësuesja e palës së dëmtuarës Ibër-Lepenc, Naxhie Sadiku, tha se e mbështet në tërësi fjalën hyrëse të Prokurorisë, duke theksuar se shpërthimi kishte krijuar frikë dhe pasiguri edhe tek punëtorët e ndërmarrjes.

“Ibër-Lepenci përveçse ka pasur një sfidë shumë të madhe ditën e ngjarjes, ka pasur edhe rrezikim dhe frikë të krijuar për punëtorët e tij në terren, pasi shpërthimi ka qenë shumë i madh dhe ka dëmtuar infrastrukturën kritike me të cilën operon Ibër-Lepenci për furnizim me ujë industrial, ujësjellësit, KEK-un, Ferronikelin dhe industritë e tjera. Përveç kësaj është dashur të ndërmerren hapa që menjëherë të bëhet një zgjidhje teknike që të mos ketë dëme në pronat përreth dhe të bëhet zgjidhja teknike që industritë që furnizohen me ujë të pandërprerë të kenë mundësinë që të mos ndërpriten shërbimet për qytetarët. Kemi pësuar dëme të mëdha materiale në vlerë e cila është potencuar edhe në aktakuzë”, tha ajo.

Edhe drejtori i Infrastrukturës në Ibër-Lepenc, Enes Kërçeli, tha se e mbështet fjalën e Prokurorisë, duke paralajmëruar për pasojat që do të mund të kishte sulmi.

“Kosova ka pasur mundësi të hyjë në krizë të madhe energjetike dhe në krizë të madhe sanitare si pasojë e mungesës së ujit të pijes”, tha ai./ekonomiaonline/A.K/

 

Continue Reading

lajme

Akademia Verore e Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë solli praktikën laboratorike në fokus të ditës së tretë

Published

on

By

Në kuadër të Global UBT Fest, Akademia Verore e Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë vazhdoi aktivitetet e saj me ditën e tretë, e cila u karakterizua nga puna praktike dhe përvoja e drejtpërdrejtë në mjedise moderne laboratorike dhe klinike.

Gjatë këtij aktiviteti, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen nga afër me organizimin dhe funksionimin e laboratorëve klinikë, menaxhimin dhe ruajtjen e mostrave biologjike, përdorimin e analizatorëve bashkëkohorë, teknikat e pipetimit dhe mikroskopisë, si dhe proceset e diagnostikimit laboratorik dhe imazherik.

Përmes demonstrimeve praktike dhe punës në laborator, studentët dhe pjesëmarrësit zgjeruan njohuritë e tyre mbi standardet profesionale që udhëheqin praktikën laboratorike moderne. Vëmendje e veçantë iu kushtua saktësisë analitike, biosigurisë, kontrollit të cilësisë dhe etikës profesionale, si elemente kyçe për garantimin e rezultateve të besueshme dhe mbrojtjen e shëndetit të pacientëve.

Aktiviteti dëshmoi edhe një herë qasjen bashkëkohore të Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë, i cili ndërton një model arsimimi të bazuar në integrimin e mësimit teorik me praktikën profesionale, duke krijuar një ekosistem ku universiteti, laboratori dhe institucionet shëndetësore bashkëpunojnë për zhvillimin e dijes, kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Përmes Akademisë Verore, UBT vazhdon të krijojë mundësi për zhvillimin profesional të studentëve dhe profesionistëve të rinj, duke i pajisur ata me kompetenca praktike dhe njohuri të avancuara, në përputhje me standardet bashkëkohore të diagnostikës laboratorike dhe shkencave biomjekësore.

Continue Reading

Lajmet

UBT në Ferizaj hap regjistrimet në tri drejtimet më të kërkuara: Shkenca Kompjuterike, Arkitekturë dhe Biznes

Published

on

By

Qendra e UBT-së në Ferizaj, ka nisur zyrtarisht fushatën e regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik. Përmes një oferte akademike të ndërtuar mbi kërkesat e tregut modern të punës, kjo qendër po shndërrohet në destinacionin kryesor për të gjithë të rinjtë e rajonit të Ferizajt që duan të ndërtojnë një karrierë të suksesshme në fushën e teknologjisë, planifikimit hapësinor dhe ekonomisë.

Në kuadër të shënimit të një çerekshekulli ekselencë akademike nga UBT, Qendra në Ferizaj ofron tri nga drejtimet më të kërkuara: Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, si dhe Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi. Ky model studimi kombinon anën teorike me praktikat më moderne, duke u dhënë studentëve mundësinë të pajisen me aftësi ndërkombëtare pa pasur nevojë të largohen nga qyteti i tyre.

Mbi rëndësinë e këtij afati dhe vizionin e kampusit, drejtoresha e qendrës, Fatime Tahiri, ka theksuar se Ferizaji po e përqafon çdo ditë e më shumë inovacionin, duke shtuar se përmes këtij kampusi të rinjtë po përfitojnë standarde të larta akademike dhe infrastrukturë moderne për një të ardhme të sigurt profesionale.

“Ferizaji po dëshmon çdo ditë e më shumë se është një qytet që e përqafon inovacionin dhe zhvillimin. Përmes kampusit tonë, ne po u ofrojmë të rinjve të këtij rajoni standardet më të larta akademike dhe infrastrukturën më moderne. Zgjedhja e UBT-së është një hap i sigurt drejt një të ardhmeje të ndritur profesionale, prandaj i ftojmë të gjithë maturantët që të bëhen pjesë e rrjetit tonë të ekselencës”, u shpreh Tahiri.

Ndërsa, të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë tani duke vizituar uebfaqen zyrtare të institucionit në www.ubt-uni.net.

Për informata shtesë rreth procesit të regjistrimit, UBT ka vënë në dispozicion numrin e telefonit +383 38 541 400 si dhe adresën elektronike [email protected].

 

Continue Reading

Vendi

Përmbyllen punimet e Akademisë Verore të Inxhinierisë Ndërtimore në UBT: Fokus te ndërtimi i gjelbër dhe licencimi i inxhinierëve të rinj

Published

on

By

Në kampusin e UBT-së në Emshir, sot u përmbyllën me sukses punimet katërditore të Akademisë Verore të Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, e cila këtë vit u mbajt në kuadër të “Global UBT Fest 2026” nën moton “Green Buildings and Green Infrastructure”.

Ky edicion, i cili u udhëhoq nga Dekani i Fakultetit, Prof. Visar Krelani, pas aktiviteteve të shumta të ditëve të kaluara – ku përfshiheshin vizita studimore në fabrikën “Sharrcem” dhe sesione mbi efiçiencën e energjisë e menaxhimin e mbetjeve – në ditën e sotme përmbyllëse solli në fokus diskutimet mbi Ndërtimin e Gjelbër dhe Performancën Termike të Ndërtesave. Profesorë, studentë dhe përfaqësues të industrisë shkëmbyen njohuri mbi metodat më të reja të izolimit ekologjik dhe ndërtimit të qëndrueshëm.

Krejt në fund, akademia u përmbyll me ligjëratën mjaft praktike e frymëzuese “Nga Student deri te Inxhinier i Licencuar”. Ky sesion shërbeu si një udhërrëfyes i qartë për studentët e rregullt dhe ata të rinj, duke u treguar hapat konkretë dhe procedurat që duhet të ndjekin për t’u integruar me sukses dhe për t’u licencuar në tregun e punës.

Continue Reading

lajme

Në Prizren nisin regjistrimet në Gjimnazin TIK të UBT International Smart Schools

Published

on

By

Prizreni, qyteti i historisë, kulturës dhe trashëgimisë, po bëhet gjithnjë e më shumë edhe një qendër e arsimit modern dhe inovacionit teknologjik. Në këtë frymë, kanë nisur zyrtarisht regjistrimet në Gjimnazin TIK të UBT International Smart Schools në Prizren, duke u ofruar të rinjve një mundësi unike për të ndërtuar karrierën e tyre në profesionet më të kërkuara të së ardhmes.

Regjistrimet janë të hapura jo vetëm për nxënësit nga Prizreni, por edhe për të rinjtë nga e gjithë rajoni i Prizrenit, si Suhareka, Dragashi, Malisheva, Rahoveci dhe Mamusha, si dhe për nxënësit nga Kukësi dhe zonat përreth në Shqipëri, të cilët dëshirojnë të ndjekin një arsim të standardeve ndërkombëtare në një nga institucionet më moderne të vendit.

Në një kohë kur tregu global i punës kërkon gjithnjë e më shumë profesionistë të fushës së teknologjisë, programimit dhe inteligjencës artificiale, Gjimnazi TIK sjell një model bashkëkohor të arsimit, ku teoria ndërthuret me praktikën dhe inovacioni bëhet pjesë e përditshmërisë së nxënësve.

Përmes laboratorëve modernë, pajisjeve të teknologjisë së fundit dhe metodave inovative të mësimdhënies, nxënësit zhvillojnë aftësi në programim, zhvillim të aplikacioneve, inteligjencë artificiale (AI), robotikë dhe realizimin e projekteve praktike, duke u përgatitur për studime universitare dhe për një treg pune që ndryshon me ritme të shpejta.

Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë institucion është fakti se UBT International Smart Schools është plotësisht i akredituar nga Cambridge International Education, duke ofruar standarde ndërkombëtare të cilësisë në arsim dhe një përvojë mësimore të krahasueshme me shkollat më të avancuara në botë.

Me një staf të kualifikuar, ambiente moderne, teknologji të avancuar dhe një qasje që promovon kreativitetin, mendimin kritik dhe inovacionin, Gjimnazi TIK në Prizren synon të formojë gjeneratën e ardhshme të programuesve, inxhinierëve, zhvilluesve të teknologjisë dhe liderëve në këto fusha.

Regjistrimet tashmë janë të hapura për të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të jenë pjesë e një shkolle ku teknologjia, dijet dhe vizioni për të ardhmen ecin paralelisht, duke e shndërruar arsimin në një investim të sigurt për suksesin akademik dhe profesional.

Aplikimet mund të bëhen online: LINKU ONLINE

Continue Reading

Të kërkuara