Lajmet

Koalicioni LDK-AAK, Lushaku: Qëllimi i këtij koalicioni është për ta krijuar shumicën në Kuvendin Komunal

Published

on

Koalicioni i arritur mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), po shihet si një mundësi e mirë për rritjen e numrit të asamblistëve, për të ecur tutje me procedurat e parapara të Komunës. Kështu, zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Donat Lushaku.

Ai ka thënë se qëllimi këtij koalicioni është për ta krijuar shumicën në Kuvendin Komunal të Prishtinës, që të kenë më të lehtë të kalojnë plani zhvillimor komunal, buxhetin e kryeqytetit për vitin 2025 dhe një mori rregulloresh e iniciativash tjera që duhet të realizohen.

Qëllimi i këtij koalicioni është për ta krijuar shumicës , shumica në Prishtinë është shumë e rëndësishme sepse përmes shumicës kalohen edhe të gjitha proceset e rëndësishme duke filluar nga plani zhvillimor komunal që është në proces e sipër pastaj pason me buxhetin e kryeqytetit për vitin 2025 dhe një mori rregulloresh e iniciativash tjera që duhet të realizohen”, ka thënë Lushaku.

Lushaku, ka thënë tutje se partia e AAK-së, do t’i ketë dy drejtori atë të sportit dhe administratës, ndërsa në diskutimet në vazhdimësi pritet të i kalojë edhe Drejtoria e Moblitetit.

“Realisht, sot pak a shumë veçse është zyrtarizu koalicioni mes PDK dhe AAK ka pasur edhe biseda paraprake mes tyre partive për të arritur edhe koalicionin bashkë kuptohet edhe me iniciativën e kryetarit Rama dhe akterëve tjerë prej sot AAK do të jetë pjesë e udhëheqjes së komunës dhe do të i ketë dy drejtori atë të sportit dhe administratës gjersa është duke u diskutuar që nga drejtoria e shërbimeve të ketë një të themi shkëputje apo një ndarje të vogël ashtu që Drejtoria e Mobilitetit të krijohet nga kjo drejtori dhe pastaj edhe kjo të i delegohet AAK-së”, ka thënë ai.

Ndërsa, sa i përket Partisë Demokratike të Kosovës, Lushaku ka thënë se nuk janë pajtuar në disa çështje që kanë dërguar deri në prishje të koalicionit, mirëpo prape llogarisin në përkrahjen e tyre.

“Për një kohë të caktuar bashkëpunimi me ish-partnerin ka qenë relativisht i mirë ka pasur disa çështje të cilat kanë dërguar në prishje të koalicionit që i ka theksuar edhe kryetari Rama nëpër shumë emisione, sigurisht se tani janë në opozitë dhe në kuptimin politik, janë kundërshtarë dhe që po besoj në iniciativa të cilat janë të mira të kryeqytetit në përgjithësi do të kemi edhe përkrahjen e tyre”, ka thënë Lushaku.

Në kuadër të këtij koalicioni, AAK-ja do të ketë përgjegjësinë e dy drejtorive, administratës dhe të sportit.

Nga ana e AAK-së, për drejtimin e Administratës është emëruar Valbona Ajeti, ndërsa Kushtrim Mushica do të udhëheqë Drejtorinë e Sportit. Bardh Krasniqi do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në planifikimin dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, bashkë me Vigan Kastrati.

Vendi

Votohet Qeveria Kurti me 66 vota pro

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të Kosovës në krye me Albin Kurtin. Pro qeverisë votuan 66 deputetë, 49 votuan kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.

Me këtë votim, Kuvendi zgjodhi zyrtarisht Qeverinë e re të Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Albin Kurti, ka bërë publike përbërjen e kabinetit qeveritar me të cilin synon të udhëheqë vendin gjatë katër viteve të ardhshme, duke theksuar prioritetet kryesore të programit qeverisës.

Në prezantimin e tij, Kurti ka propozuar këtë përbërje të Qeverisë:

Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të jetë Glauk Konjufca.

Zëvendëskryeministre e Dytë dhe Ministre e Drejtësisë është propozuar Donika Gërvalla, ndërsa Zëvendëskryeministër i Tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Ekonomik Fikrim Damka.

Ministër i Financave është propozuar Hekuran Murati, ndërsa Ministër për Familje dhe Vlera të Luftës Andin Hoti.

Resori i Mbrojtjes do të udhëhiqet nga Ejup Maqedonci, ndërsa ai i Punëve të Brendshme nga Xhelal Sveçla. Për Ministrinë e Administratës Publike dhe Digjitalizimit është propozuar Lulëzon Jagxhiu.

Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia, ndërsa Ministër i Arsimit dhe Shkencës Hajrulla Çeku.

Ministre e Kulturës dhe Turizmit është propozuar Saranda Bogujevci.

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë Rasim Demiri.

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është propozuar Fitore Pacolli, ndërsa Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Armend Muja.

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit do të jetë Dimal Basha.

Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit është propozuar Mimoza Kusari, ndërsa Ministre e Energjisë Artane Rizvanolli.

Për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim është propozuar Nenad Rashiq, ndërsa për Zhvillim Rajonal Elbert Krasniqi.

Continue Reading

Vendi

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar

Published

on

By

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka bërë publike përbërjen e kabinetit qeveritar me të cilin synon të udhëheqë vendin gjatë katër viteve të ardhshme, duke theksuar prioritetet kryesore të programit qeverisës.

Në prezantimin e tij, Kurti ka propozuar këtë përbërje të Qeverisë:

Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të jetë Glauk Konjufca.

Zëvendëskryeministre e Dytë dhe Ministre e Drejtësisë është propozuar Donika Gërvalla, ndërsa Zëvendëskryeministër i Tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Ekonomik Fikrim Damka.

Ministër i Financave është propozuar Hekuran Murati, ndërsa Ministër për Familje dhe Vlera të Luftës Andin Hoti.

Resori i Mbrojtjes do të udhëhiqet nga Ejup Maqedonci, ndërsa ai i Punëve të Brendshme nga Xhelal Sveçla.

Për Ministrinë e Administratës Publike dhe Digjitalizimit është propozuar Lulzon Jagxhiu.

Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia, ndërsa Ministër i Arsimit dhe Shkencës Hajrulla Çeku.

Ministre e Kulturës dhe Turizmit është propozuar Saranda Bogujevci.

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë Rasim Demiri.

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është propozuar Fitore Pacolli, ndërsa Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja.

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit do të jetë Dimal Basha. Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit është propozuar Mimoza Kusari, ndërsa Ministre e Energjisë Artane Rizvanolli.

Për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim është propozuar Nenad Rashiq, ndërsa për Zhvillim Rajonal Elbert Krasniqi.

Kabineti i propozuar pritet t’i nënshtrohet votimit në Kuvend.

Continue Reading

Vendi

Osmani cakton Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Përmes një njoftimi publik, Presidentja bëri të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke i dhënë kështu kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje mandatin për formimin e ekzekutivit të ri. Ky hap vjen pas përmbylljes së procedurave të nevojshme institucionale dhe hap rrugën për krijimin e kabinetit të ri qeveritar.

Presidentja Osmani i uroi suksese Kurtit në udhëheqjen e Qeverisë së re, duke theksuar rëndësinë e punës në shërbim të qytetarëve dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës. “Ju priftë e mbara!”, përfundoi ajo mesazhin e saj publik.

Continue Reading

Lajmet

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Në seancën e mbajtur më 11 shkurt 2026, Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Haxhiu mori 66 vota për, 44 vota kundër dhe 8 abstenime, duke siguruar kështu mbështetjen e nevojshme për të marrë drejtimin e institucionit legjislativ.

Seanca konstituive u kryesua nga deputeti më i moshuar i Kuvendit, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili u asistua nga deputetja më e re në moshë, Fatma Taçi nga KDTP.

Me zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, pritet të vazhdojnë procedurat e tjera për konstituimin e plotë të legjislaturës së re.

Në Kosovë u mbajtën më 28 dhjetor 2025 zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare pas një ngërçi politik që la vendin pa qeveri funksionale për mbi një vit.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi qartë me 51.10% të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvend, një rekord që nga pavarësia e vendit.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) morën respektivisht 22 dhe 15 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe siguruan disa ulëse të tjera.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 47.5%, e ngjashme me zgjedhjet e mëparshme, duke reflektuar sfidën e mobilizimit të votuesve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet dhe seanca konstituive e Kuvendit u caktua për 11 shkurt 2026, duke hapur rrugën për krijimin e institucioneve funksionale dhe miratimin e buxhetit. Këto zgjedhje shënojnë një hap vendimtar për kapërcimin e ngërçit politik dhe stabilizimin e qeverisjes në Kosovë.

Continue Reading

Të kërkuara