Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste kriminale të ndodhura gjatë ditës së djeshme nëpër rajone të ndryshme të vendit. Rastet më të theksuara lidhen me lëndime trupore, dhunë në familje, posedim të narkotikëve dhe armëve, si dhe kontrabandë me mallra.
Në Gllogoc është arrestuar një person pasi që, pas një mosmarrëveshjeje dhe përleshjeje me viktimën, ka tentuar t’i vërë flakën veturës së tij. Si pasojë, të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas trajtimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dhe përleshje që kishte me viktimën mashkull kosovar ka tentuar t’ia vejë flakën veturës të cilën e drejtonte viktima. Si pasojë viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas tretmanit mjekësor dërgohet në mbajtje. “ thuhet në njoftim.
Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë ndër më të shpeshtat.
Prishtinë / 07.09.2025 – 12:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Podujevë / 27.08.2025 – 21:00. Më 17.09.2025 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shkaktuar dhunë ndaj dy viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
· Fushë Kosovë / 07.09.2025 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
· Fushë Kosovë / 07.09.2025 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. |
Në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, policia gjeti dhe sekuestroi 4.13 gramë marihuanë në një objekt të vjetër. Është identifikuar një i dyshuar, i cili është në kërkim policor.
“Gjatë kontrollit në një objekt të vjetër është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 4.13 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është identifikuar një i dyshuar kosovar i cili është në kërkim policor. “ thuhet në njoftim.
Fushë Kosovë një i dyshuar u arrestua për mospërfillje të gjykatës dhe vjedhje të rëndë. Me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje.
“Me datë 07.09.2025 është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. ” thuhet në njoftim. |
Kaçanik një person kërcënoi verbalisht një zyrtar. Ai u arrestua dhe dërgua në mbajtje.
“Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar është kanosur verbalisht nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raport.
Istog një person nën ndikim të alkoolit, me armë zjarri gjysmë automatike, shkoi në shtëpinë e një viktime. Arma u konfiskua dhe i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit kishte shkuar të shtëpia e viktimës mashkull kosovar me një armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit gjysmë automatike. Pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.
Vushtrri pas një zjarri në kodrinë, është dëgjuar shpërthim. Policia dhe zjarrfikësit zbuluan pjesë armësh dhe municion. Rasti është në hetime.
“Pas raportimit lidhur me një zjarr në një kodrinë është dëgjuar një shpërthim-detonim. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është vërejtur një gropë ku janë gjetur edhe disa pjesë të armëve dhe municionit si: dy karikatorë të armëve, disa këllëfë të armëve, një shufër metalike dhe municion i ndryshëm. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.” thuhet në raport nga Policia e Kosovës.
Rahovec viktima që ishte rrëzuar dhe pësuar lëndime të rënda ndërroi jetë më 07.09.2025 në QKUK. Trupi u dërgua në IML për obduksion.
“Më 07.09.2025 ka ndërruar jetë viktima i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, pasi i njëjti me datën e lartcekur dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime të rënda. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” thuhet në njoftim
Është raportuar se dy meshkuj kosovarë janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Prokuroria është njoftuar, ndërsa policia po heton rastin.
“Është raportuar se dy meshkuj kosovarë me datën e cekur kanë dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. ” thuhet në njoftim.
Kaçanik dy persona u ndaluan me 40 kg duhan pa dokumente. Malli u konfiskua dhe iu dorëzua doganës, ndërsa të dyshuarit u liruan bashkë me veturën.
“Njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar dy persona të dyshuar kosovarë, të cilët ishin duke qarkulluar me veturë dhe gjatë kontrollit u është gjetur mall-duhan rreth 40 kg pa dokumente përcjellëse i cili dyshohet të jetë i kontrabanduar. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar bashkë me veturën, ndërsa malli-duhani është konfiskuar dhe i është dorëzuar doganës për procedura të mëtejshme.” thuhet në raport.
Uglarë, Podujevë (07.09.2025 – 22:10): Katër persona u ndaluan nga policia dhe KFOR-i. U gjetën 20 fishekë dhe një çantë arme të gjatë. Pas bastisjes, nuk u gjetën prova shtesë. Të dyshuarit u liruan në procedurë të rregullt.
“Njësitet policore në bashkëpunim me njësitet KFOR-it kanë ndaluar katër persona të dyshuar kosovarë, gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 20-fishekë dhe një çantë të armës së gjatë. Në konsultim me prokurorin, janë bastisur edhe shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Të dyshuarit pas intervistimit dhe verifikimit në konsultim me prokuronin janë liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës thekson se në disa rajone nuk janë raportuar ngjarje me rëndësi, megjithatë incidentet e ditës së djeshme tregojnë për vazhdimësinë e rasteve të dhunës në familje dhe mbajtjes së armëve pa leje, si dhe për përpjekjet për kontrabandë mallrash./D.B/UBTNews