Lajmet

KMP-ja me rregullore të re për fushatën zgjedhore, kërkohet balancim medial për subjektet politike

Published

on

Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, ka organizuar tryezë me përfaqësues të institucioneve, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile rreth obligimeve, përgjegjësive e sfidave të mediave gjatë zgjedhjeve. Aty u kërkua nga mediat që të jenë të balancuara dhe t’iu japin hapësirë të barabartë të gjitha subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media, Jeton Mehmeti, tha se Ligji për Zgjedhjet kërkon nga mediat të paraqesin në mënyrë të drejt dhe të paanshme të gjitha subjektet politike të certifikuara.

Përkitazi me këtë, ai tha se KMP-ja ka hartuar një rregullore të re, ku i mundëson mediave të kenë më të lehtë dhe të qartë obligimet e veta gjatë fushatës zgjedhore.

Ligji kërkon nga vet mediat që të sigurojnë që të gjitha subjektet politike të certifikuara përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të paanshme në emisionet gjatë fushatave zgjedhore. Mbikëqyrjen e zbatimit të këtij obligimi ligjor e ka KMP-ja, duke kërkuar që të nxjerr një udhëzues që siguron kushte të barabarta dhe mosdiskriminuese për qasje në kohën e reklamimit, shpalosjen e çmimit të hapësirës reklamuese që i vihet në dispozicion partive politike. KMP-ja ka iniciuar hartimin një rregullore të re për sjelljen e mediave gjatë fushatës zgjedhore. Qëllimi i kësaj rregullore është fillimisht përmbledhja e të gjitha dispozitave ligjore në një vend, në mënyrë që mediat të kenë më të lehtë dhe më të qartë për obligimet e veta gjatë fushatës zgjedhore. Qëllimi i dytë është që të vendosen specifikacione për obligimet që janë lënë në kompetencë KMP-së dhe në theks të veçantë në vendosjen e kufirit, sasinë e kohës që transmetuesi mund t’ia shesë secilit subjekt politik”, tha ai.

Ndërkaq, drejtoresha e departamentit për demokraci në OSBE, Pascale Roussy, tha se është e domosdoshme që gjatë fushatës zgjedhore të 9 shkurtit të ketë një mbulim të balancuar medial për të gjitha subjektet politike.

Është shumë e rëndësishme që të kemi një rregullim medial, si një mënyrë për të rregulluar mbulimin e balancuar medial. Duhet të kuptohet se një aspekt shumë i rëndësishëm është që të gjendet balanci i duhur për respekt ndaj pavarësisë editoriale. Është shumë e rëndësishme që profesionistët e mediave të marrin vet masa pozitive, duke respektuar dhe mbuluar në mënyrë të përgjegjshme fushatën zgjedhore”, tha ajo.

Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili tha se ky institucion për herë të parë do të monitorojë organizimin e takimeve të partive politike, për veprimtarit e fushatës së zgjedhjeve dhe atyre reklamuese.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike për herë të parë do të monitorojë organizimin e takimeve, veprimtarive të fushatës së zgjedhjeve. Po ashtu edhe fushatat reklamuese, materialet të tjera promovuese të subjekteve politike që do të certifikohen për pjesëmarrjen në këto zgjedhje… Këto raporte do të shfrytëzohen si informacione me qëllim të evidentimit dhe krahasimit me të dhënat e deklaruara të fushatës së zgjedhjeve që do të dorëzohen nga subjektet politike”, deklaroi ai.

Në anën tjetër, komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva, tha se gjatë fushatës zgjedhore është e rëndësishme respektimi i privatësisë i qytetarëve.

Në procesin zgjedhor do të kemi një rol të rëndësishëm. Ne do të jemi kujdestar të asaj se çfarë mediat janë duke bërë në raport me qytetarët e thjeshtë. Të keni parasysh se kur flasim për privatësinë, privatësia është një e drejt relative dhe ajo absolute. Andaj dallon privatësia kur flasim për një figurë publike, një politikan dhe dallon shumë kur kemi të bëjmë me qytetarë të thjeshtë”, tha Sogojeva.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të fillojë me 11 janar.

Vendi

Votohet Qeveria Kurti me 66 vota pro

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të Kosovës në krye me Albin Kurtin. Pro qeverisë votuan 66 deputetë, 49 votuan kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.

Me këtë votim, Kuvendi zgjodhi zyrtarisht Qeverinë e re të Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Albin Kurti, ka bërë publike përbërjen e kabinetit qeveritar me të cilin synon të udhëheqë vendin gjatë katër viteve të ardhshme, duke theksuar prioritetet kryesore të programit qeverisës.

Në prezantimin e tij, Kurti ka propozuar këtë përbërje të Qeverisë:

Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të jetë Glauk Konjufca.

Zëvendëskryeministre e Dytë dhe Ministre e Drejtësisë është propozuar Donika Gërvalla, ndërsa Zëvendëskryeministër i Tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Ekonomik Fikrim Damka.

Ministër i Financave është propozuar Hekuran Murati, ndërsa Ministër për Familje dhe Vlera të Luftës Andin Hoti.

Resori i Mbrojtjes do të udhëhiqet nga Ejup Maqedonci, ndërsa ai i Punëve të Brendshme nga Xhelal Sveçla. Për Ministrinë e Administratës Publike dhe Digjitalizimit është propozuar Lulëzon Jagxhiu.

Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia, ndërsa Ministër i Arsimit dhe Shkencës Hajrulla Çeku.

Ministre e Kulturës dhe Turizmit është propozuar Saranda Bogujevci.

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë Rasim Demiri.

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është propozuar Fitore Pacolli, ndërsa Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Armend Muja.

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit do të jetë Dimal Basha.

Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit është propozuar Mimoza Kusari, ndërsa Ministre e Energjisë Artane Rizvanolli.

Për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim është propozuar Nenad Rashiq, ndërsa për Zhvillim Rajonal Elbert Krasniqi.

Continue Reading

Vendi

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar

Published

on

By

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka bërë publike përbërjen e kabinetit qeveritar me të cilin synon të udhëheqë vendin gjatë katër viteve të ardhshme, duke theksuar prioritetet kryesore të programit qeverisës.

Në prezantimin e tij, Kurti ka propozuar këtë përbërje të Qeverisë:

Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të jetë Glauk Konjufca.

Zëvendëskryeministre e Dytë dhe Ministre e Drejtësisë është propozuar Donika Gërvalla, ndërsa Zëvendëskryeministër i Tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Ekonomik Fikrim Damka.

Ministër i Financave është propozuar Hekuran Murati, ndërsa Ministër për Familje dhe Vlera të Luftës Andin Hoti.

Resori i Mbrojtjes do të udhëhiqet nga Ejup Maqedonci, ndërsa ai i Punëve të Brendshme nga Xhelal Sveçla.

Për Ministrinë e Administratës Publike dhe Digjitalizimit është propozuar Lulzon Jagxhiu.

Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia, ndërsa Ministër i Arsimit dhe Shkencës Hajrulla Çeku.

Ministre e Kulturës dhe Turizmit është propozuar Saranda Bogujevci.

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë Rasim Demiri.

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është propozuar Fitore Pacolli, ndërsa Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja.

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit do të jetë Dimal Basha. Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit është propozuar Mimoza Kusari, ndërsa Ministre e Energjisë Artane Rizvanolli.

Për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim është propozuar Nenad Rashiq, ndërsa për Zhvillim Rajonal Elbert Krasniqi.

Kabineti i propozuar pritet t’i nënshtrohet votimit në Kuvend.

Continue Reading

Vendi

Osmani cakton Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Përmes një njoftimi publik, Presidentja bëri të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke i dhënë kështu kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje mandatin për formimin e ekzekutivit të ri. Ky hap vjen pas përmbylljes së procedurave të nevojshme institucionale dhe hap rrugën për krijimin e kabinetit të ri qeveritar.

Presidentja Osmani i uroi suksese Kurtit në udhëheqjen e Qeverisë së re, duke theksuar rëndësinë e punës në shërbim të qytetarëve dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës. “Ju priftë e mbara!”, përfundoi ajo mesazhin e saj publik.

Continue Reading

Lajmet

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Në seancën e mbajtur më 11 shkurt 2026, Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Haxhiu mori 66 vota për, 44 vota kundër dhe 8 abstenime, duke siguruar kështu mbështetjen e nevojshme për të marrë drejtimin e institucionit legjislativ.

Seanca konstituive u kryesua nga deputeti më i moshuar i Kuvendit, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili u asistua nga deputetja më e re në moshë, Fatma Taçi nga KDTP.

Me zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, pritet të vazhdojnë procedurat e tjera për konstituimin e plotë të legjislaturës së re.

Në Kosovë u mbajtën më 28 dhjetor 2025 zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare pas një ngërçi politik që la vendin pa qeveri funksionale për mbi një vit.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi qartë me 51.10% të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvend, një rekord që nga pavarësia e vendit.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) morën respektivisht 22 dhe 15 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe siguruan disa ulëse të tjera.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 47.5%, e ngjashme me zgjedhjet e mëparshme, duke reflektuar sfidën e mobilizimit të votuesve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet dhe seanca konstituive e Kuvendit u caktua për 11 shkurt 2026, duke hapur rrugën për krijimin e institucioneve funksionale dhe miratimin e buxhetit. Këto zgjedhje shënojnë një hap vendimtar për kapërcimin e ngërçit politik dhe stabilizimin e qeverisjes në Kosovë.

Continue Reading

Të kërkuara