Lajmet

KMDLNj: Para Sholcit dhe Makronit, Kurti është dashur t’i drejtohet qytetarëve të Kosovës

Ata që e kanë detyrim ligjor t’i informojnë qytetarët e Kosovës, po iu ofrojnë një terr absolut informativ, sipas KMDLNj.

Published

on

Në mungesë të informatave për propozimin franko – gjerman për arritje të një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, qytetarët e Kosovës po informohen nga burime tjera e që, në raste të caktuara, mund të jenë edhe dezinformata. Ata që e kanë detyrim ligjor t’i informojnë qytetarët e Kosovës e që janë edhe votues, në vend të informatave po iu ofrojnë një terr absolut informativ, i paprecedentë për një shtet dhe shoqëri demokratike që transparencën dhe llogaridhënien përveç se e kanë detyrim, në të njëjtën kohë duhet ta konsiderojnë si vlerë të shtuar të demokracisë. Kështu thuhet në një reagim që ka adresuar Këshilli për Mbrojtjen dhe Lirinë e të Drejtave të Njeriut.

“As kryeministri Kurti, as presidentja Osmani nuk e dhanë asnjë informatë për këtë propozim sikur të bëhet fjalë për një ngjarje në Afrikë apo Mongoli e jo për një çështje jetike për Kosovën. Kryetari i Kuvendit, duke thënë se në këtë propozom shihej njohja faktike ( por jo edhe juridike ) e pavarësisë nga Serbia, i shtoi kësaj mjegullnaje edhe një grusht me tym kurse zkryeministri Bislimi fillimisht tha se ky propozim është më afër interesave të Serbisë dhe se kryeministri Kurti gjatë takimit në Samitin e Berlinit do t’ua thotë qëndrimin e Kosovës për këtë propozim presidentit Makron dhe kancelarit Sholc. KMDLNj, disa herë ka reaguar për mungesën e transparencës për propozimin franko – gjerman sikur edhe për ecurinë e bisedimeve me Serbinë por se ky terr informativ vetëm sa është sforcuar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që e zotëron thuaja 100 % vendimmarrjen në Kosovë, në mënyrën më flagrante ka shkelur detyrimin ligjor që të informojë qytetarët e Kosovës për proceset që përmbajtësisht kanë të bëjnë me ardhmërinë e Kosovës dhe të drejtat e qytetarëve të saj për t’u informuar për këtë. Kancelari Sholc dhe presidenti Makron nuk janë votues të Albin Kurtit dhe kryeministri i Kosovës nuk ka ndonjë detyrim t’i informojë ata para se t’i ketë informuar qytetarët e Kosovës dhe ta ketë marrë pëlqimin nga ta për një marrëveshje eventuale me Serbinë”, thuhet më tej në reagim.

KMDLNj thekson se, vetmjaftueshmëria dhe bunkerizimi i kryeministrit Kurti për të mos ndarë informatat me qytetarët e Kosovës është një sinjal se po luhen lojëra aspak korrekte rreth dhe për Kosovën. Në këtë kontekst, KMDLNj i sheh edhe ftesat për takime me zyrtarët e lartë amerikanë në Uashington, të kyçur në bisedime, për udhëheqësit e opozites kosovare, Memli Krasniqit të PDK-së dhe Lumir Abdixhikut të LDK-së. Pasi kryeministri Kurti nuk arriti ta ndërtojë një konsensus brenda Kosovës për këtë marrëveshje, ndërkombëtarët do ta bëjnë këtë duke mos pranuar që kjo marrëveshje të nënshkruhet vetëm nga një subjekt politikë shkaku se do ta vështirësonte zbatimin. Në këtë funksion është takimi në Uashington për ta bindur opoziten të bëhet pjesë e procesit. Për të kërkuar dhe siguruar konstruktivitet edhe për kompromise dhe zgjidhje të dhimbshme.

Ky terr informativ i vë qytetarët e Kosovës para një akti të kryer e që është në kundërshtim të plotë me të drejtat civile dhe politike të qytetarëve të Kosovës për t’u përcaktuar për fatin e tyre.

Tensionimet e situatës në veri të Kosovës, përqëndrimi i ushtrisë serbe bri kufirit me Kosovën, improvizimi i lojës me dronë, refuzimi i konvertimit të tabelave ilegale, paralajmërimi për bllokim të rrugëve dhe pikave kufitare pas vendosjes së afatit të ri të përshkallëzuar për konvertim të tabelave ilegale, refuzimi i komandatit të Policisë së Kosovës për të shpërndarë fletëqortimet në veri të Kosovës janë veprime shantazhuese dhe të dënueshme. Komandanti i Policisë në veri të Kosovës duhet të shkarkohet urgjentisht dhe ndaj tij duhet të inicohet procedurë ligjore.

Zjarrëvënia në shtëpi dhe vetura të atyre që i kanë konvertuar tabelat ilegale janë vepra kriminale, të dënueshme sipas ligjeve në fuqi dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërlidhen me masat që i ka marrë qeveria e Kosovës për konvertim të tabelave ilegale. Qeveria e Kosovës duhet të vendosë ligjshmëri në veri të Kosovës dhe ndërkombëtarët nuk duhet të pengojnë punën e qeverisë por se duhet ta ndihmojnë në këtë drejtim.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta detyrojnë kryeministrin e Kosovës, me mjete parlamentare që të raportojë në mënyrë të detajuar për ecurinë e bisedimeve me Serbinë dhe me propozimin franko – gjerman i cili duhet të bëhet publik, për aq sa nuk e rrezikon marrëveshjen përfundimtare. Gjithashtu, edhe udhëheqësit e opozitës do të duhej të raportonin për takimet në Ëashington për faktin se këto takime dhe bisedime ndërlidhen drejtpërsëdrejti me propozimin franko – gjerman i cili, për qytetarët e Kosovës është një paqartësi e madhe, në radhë të parë për shkak të territ absolut informativ nga qeveria e Kosovës dhe pamundësisë që ky tekst të jetë i qasshëm për qytetarët e Kosovës.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara