Sport

​Klubet e futbollit pajisen me polisa të sigurimit nga FFK-ja

Published

on

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë shpërndarjen e policave të sigurimit për klubet e Albi Mall Superligës dhe Viva Fresh Ligës së Parë për vitin e dytë. Shpërndarja është bërë në selinë e FFK-së nga presidenti Agim Ademi, nënkryetari Agim Dibrani dhe anëtari i KE-së, Agim Nura, e ku të pranishme kanë qenë edhe përfaqësueset e kompanisë Sigal.

Presidenti Agim Ademi tha se në vitin e parë ky projekt ka rezultuar tejet i suksesshëm. Në bazë të bisedave me futbollistët dhe analizës në terren, i pari i FFK-së tha se futbollistët janë ndjerë më të sigurt gjatë ndeshjeve të futbollit, duke e ditur se në rast lëndimi, ata mund të shërohen pa shpenzuar fare. Ndër të tjera presidenti Ademi përmendi shumën prej 159.414 euro që kanë kushtuar shpenzimet e futbollistëve, të cilët e kanë përdorur sigurimin shëndetësor në vitin e parë.

Nga ana tjetër drejtoresha në departamentin e shëndetit në Sigal, Arbresha Jonuzi i informoi përfaqësuesit e klubeve mbi policat e reja. Ajo tha se kontratat janë të njëjta ashtu siç është edhe mbulueshmëria. Kontrata aktuale është valide deri më 30 shtator, derisa nga 1 tetori fillon viti i ri. Drejtoresha Jonuzi i informoi të pranishmit edhe me detaje tjera në lidhje me policat e reja të sigurimit.

Ndërkaq, përfaqësuesit e klubeve u shprehën mirënjohës dhe të lumtur për këtë projekt, të cilin e vlerësuan si tejet të suksesshëm dhe të rëndësishëm si për klubet ashtu edhe për futbollistët. Të gjithë ata futbollistë të cilët i janë nënshtruar intervenimeve por nuk kanë pasur polica sigurimi, do ta gëzojnë të drejtën e plotë të rimbursimit të mjeteve.

Sport

Sot luhet finalja e madhe e Kupës së Botës 2026

Published

on

By

Gjithçka është gati për finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, ku sonte do të përballen dy gjigantët e futbollit botëror, Spanja dhe Argjentina, në një duel që do të përcaktojë kampionin e ri të botës. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin New York New Jersey Stadium” (MetLife Stadium), me fillim nga ora 21:00 sipas kohës së Kosovës.

Të dyja kombëtaret kanë zhvilluar një turne të jashtëzakonshëm për të arritur deri në finalen e madhe. Spanja synon të rikthehet në majën e futbollit botëror, ndërsa Argjentina kërkon të shtojë një tjetër trofe në historinë e saj të lavdishme.

Pritet një përballje spektakolare mes dy skuadrave me shumë cilësi, ku çdo detaj mund të jetë vendimtar në garën për trofeun më prestigjioz të futbollit. Miliona tifozë në mbarë botën do ta ndjekin me interes këtë finale, e cila pritet të mbyllë në mënyrën më të mirë Botërorin 2026.

D.L

Continue Reading

Sport

Real Madridi nuk heq dorë nga Michael Olise, por transferimi këtë verë duket i pamundur

Published

on

By

Anësori francez Michael Olise nuk pritet të largohet nga Bayern Munich gjatë kësaj vere, pavarësisht interesimit të madh të Real Madridit për ta transferuar.

Sipas gazetarit gjerman Christian Falk, kampioni gjerman nuk ka ndërmend të lejojë largimin e 23-vjeçarit në afatin aktual kalimtar. Megjithatë, situata mund të ndryshojë verën e ardhshme, nëse Olise vendos të mos rinovojë kontratën me Bayernin, çka do ta detyronte klubin bavarez të shqyrtonte mundësinë e shitjes së tij.

Raportohet se vetë futbollisti e sheh Real Madridin si destinacionin ideal për karrierën e tij, por pozita e fortë e Bayernit në negociata dhe shuma e lartë që klubi gjerman do të kërkonte për kartonin e tij e bëjnë transferimin këtë verë pothuajse të pamundur.

Ndërkohë, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, vazhdon ta konsiderojë Olisen si një nga objektivat kryesorë të klubit. Perez thuhet se është mahnitur nga zhvillimi i shpejtë i francezit te Bayerni, si dhe nga paraqitjet e tij mbresëlënëse në Kupën e Botës.

Edhe pse një marrëveshje nuk pritet të realizohet këtë verë, Real Madridi mbetet i interesuar dhe mund të rikthehet me një ofertë serioze në afatin kalimtar të verës së ardhshme, nëse krijohen kushtet për transferimin e sulmuesit francez.

D.L

Continue Reading

Sport

Slavko Vinçiç do të gjykojë finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës

Published

on

By

FIFA ka zyrtarizuar ekipin e arbitrave që do të drejtojë finalen e madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, e cila do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin New York New Jersey Stadium, i njohur edhe si MetLife Stadium.

Përballja që do të përcaktojë kampionin e ri të botës do të drejtohet nga gjyqtari slloven Slavko Vinçiç, një prej arbitrave më të vlerësuar në skenën ndërkombëtare. FIFA i ka besuar atij përgjegjësinë për të udhëhequr ndeshjen më të rëndësishme të turneut.

Vinçiç do të ketë në krah dy bashkëkombësit e tij, Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic, të cilët do të shërbejnë si gjyqtarë anësorë.

Ekipi i arbitrimit do të kompletohet nga zyrtarë nga Jordania. Adham Makhadmeh është caktuar si gjyqtar i katërt, ndërsa Mohammad Alkalaf do të jetë gjyqtari ndihmës rezervë.

Me këtë vendim, FIFA i ka besuar një prej sfidave më të mëdha të futbollit botëror një ekipi arbitrash me përvojë ndërkombëtare, për të garantuar drejtësi në finalen ku Spanja dhe Argjentina do të luftojnë për trofeun prestigjioz.

D.L

Continue Reading

Sport

Trump do të jetë i pranishëm në finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës, ku të dielën do të përballen Spanja dhe Argjentina. Prania e tij në stadium është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë.

Më herët, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, kishte bërë të ditur se Trump do të ketë një rol në ceremoninë e mbylljes dhe do t’ia dorëzojë trofeun ekipit që do të shpallet kampion i botës.

Pjesëmarrja e liderëve shtetërorë në finalet e Kupës së Botës është një traditë e njohur, ndërsa në disa edicione ata kanë qenë pjesë e ceremonisë së dorëzimit të trofeut. Kjo ka ndodhur edhe në finalet e Botërorit “Rusia 2018” dhe “Katar 2022”.

Kjo do të jetë paraqitja e parë e Trumpit në stadium gjatë këtij Botërori, pasi ai nuk ka qenë i pranishëm në asnjë nga ndeshjet e mëparshme të turneut.

Ndërkohë, ka pasur reagime të shumta edhe për përfshirjen e tij në rastin e futbollistit amerikan Folarin Balogun. Pas një kërkese për pezullimin e dënimit të lojtarit, Balogun u lejua të luante ndaj Belgjikës, pavarësisht se kishte marrë karton të kuq në ndeshjen paraprake. Ky vendim shkaktoi kritika ndaj FIFA-s dhe ngriti diskutime mbi ndikimet e jashtme në vendimet sportive.

D.L

Foto: Reuters

Continue Reading

Të kërkuara