Lajmet

Klitschko: Kievi është rrethuar nga forcat ruse

Klitschko tha për AP se nuk mund të bëhet evakuimi i qytetarëve në rast se rusët marrin kontrollin në kryeqytet.

Publikuar

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko deklaroi për Associated Press se qyteti është rrethuar nga forcat ruse.

Klitschko tha për Associated Press se nuk mund të bëhet evakuimi i qytetarëve në rast se rusët marrin kontrollin në kryeqytet.

“Nuk mund ta bëjmë, sepse janë të bllokuar. Aktualisht jemi të rrethuar”, deklaroi ai./UBTNews/

Lajmet

Vrasja e gruas në Pejë, Haxhiu fton në një takim ministrin e Brendshëm, drejtorin e Policisë dhe kryeprokurorin

“Nuk ka rrugë tjetër pos si institucione të Republikës së Kosovës të luftojmë pa kompromis këto fenomene”, ka shkruar ndër të tjera ministrja Haxhiu.

Publikuar

nga

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Pejë nga ana e bashkëshortit.

Haxhiu në Facebook ka njoftuar se ka ftuar në takim ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, u.d Kryeprokurorin dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe po ashtu në një takim tjetër edhe mbledhjen e grupit ndërministror.

“Nuk ka rrugë tjetër pos si institucione të Republikës së Kosovës të luftojmë pa kompromis këto fenomene”, ka shkruar ndër të tjera ministrja Haxhiu.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Çitaku reagon pas vrasjes së gruas në Pejë: Situata është alarmante

Çitaku në Facebook ka shkruar se situata është alarmante.

Publikuar

nga

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas raportimeve për vrasjen e një gruaje në Pejë.

Çitaku në Facebook ka shkruar se situata është alarmante.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Osmani: Të rizgjohemi si shoqëri, ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Osmani tha se kjo ngjarje ndodhi një ditë pas nisjes së edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqe dhe Siguri, ku u diskutua për dhunën ndaj grave.

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dënuar vrasjen e një gruaje në Pejë që po dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti i saj, duke theksuar se të gjithë e kanë për detyrë të mbrojnë gratë dhe vajzat. Presidentja Osmani tha se kjo ngjarje ndodhi një ditë pas nisjes së edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqe dhe Siguri, ku u diskutua për dhunën ndaj grave.

“Fatkeqësisht sot jemi zgjuar të gjithë në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të e një gruaje nga bashkëshorti saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet me çdo kusht dhe mënyra e vetme për ta ndalur atë është në çoftë se ri zgjohemi të gjithë si shoqëri, si shet e si komb. Rizgjohemi të gjithë në këmbë kundër këtij fenomeni sepse nuk kemi jetë vajzash e grashë për të humbur. Prandaj ju bëj thirrje të gjithëve, aktivistë të shoqërisë civile, institucione të sigurisë dhe të drejtësisë, qytetarë, gra e burra bashkë që të ndalim një herë e përgjithmonë dhunën mbi baza gjinore i cili siç e përmenda po e njollosë shtetin tonë dhe mund ta shkatërrojë atë përbrenda. E kemi detyrë që ta luftojmë këtë fenomen dhe ti mbrojmë vajzat e gratë dhe qytetarët”, ka thënë ajo.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Tahiri: Shumica dërmuese janë në anën tonë

Ai ka thënë gjatë diskutimeve se Kosova i plotëson standardet dhe kushtet.

Publikuar

nga

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se anëtarësimi i Kosovës i hapë rrugë edhe minoriteteve për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ai ka thënë gjatë diskutimeve se Kosova i plotëson standardet dhe kushtet.

“Këtë e kanë thënë tashmë juristët eminent dhe te tri raportueset. Anëtarësimi i Kosovës i hapë rrugë edhe minoriteteve për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Është WIN-WIN, fitore e të gjithëve”, ka thënë Tahiri.

Tahiri po ashtu shtoi se në të dy takimet e Komiteteve, në atë për Barazi dhe Mosdiskriminim dhe në Komitetin për Çështje Ligjore dhe Drejta të Njeriut, diskutimet dhe votimet treguan se shumica dërmuese janë në anën e Kosovës.

“Në të parin votimi ishte i qartë, 30 vota ishin PËR, 2 KUNDËR dhe 4 abstenime ndërsa në të dytin, në Legal 23 vota PËR dhe 3 KUNDËR. Ky trend i votimit tregon saktë se 2/3 e votave janë reale për votimin e sotshëm. Për pak do të kemi edhe një betejë atë të mos votimit të 16 amandamendeve, shumica të iniciuara nga delegacioni serb”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara