Lajmet

Klinaku kërkon që seancat ndaj ish-krerëve të UÇK-së të jenë publike

Ai kërkoi që seancat nuk duhet të mbyllen për publikun.

Published

on

Ushtruesi i detyrës së OVL të UÇK-së, Faton Klinaku po kërkon që procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të jetë i hapur dhe të mos fshihet asgjë dhe dëshmia e dëshmitarëve të jetë publike.

Ai në një prononcim gjatë përcjelljes së seancës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, shtoi se seancat nuk duhet që të mbyllen për publikun.

“Zotëri Veseli tha se shpreh pakënaqësinë e tij pse dy vite e gjysmë stërzgjatin këto procedura kur kanë mundur të fillojnë procedurat më herët.  Nga ky gjykim edhe pse nuk i besojmë kësaj drejtësie, presim se paku që të mos vazhdojë sikur gjykimet e kaluara tek çështja e dëshmitarëve. Dëshmitarët duhet të jenë të hapur s’ka nevojë të jenë të fshehur fare. Por edhe seancat nuk duhet të mbyllen për publikun përderisa këtë edhe thirren edhe shqiptimin e dënimit e bëjnë në emër të popullit, në qoftë se shqiptojnë dënime në emër të popullit është e rëndësishme që të shohë seancat publike”, tha ai.

Ai tha se populli ka treguar të dielën se nuk pranon dhe nuk pajtohet që në emër të tyre të gjykohen bijtë dhe bijat që luftuan për liri.

“Ne vazhdimisht e kemi kundërshtuar si organizatë, edhe marrshi që ishte dje që ishte masovik që u përkrahë nga qytetarët, është i rëndësishme moralisht për këtë që janë në Hagë. Populli ju ka tregu edhe dje që është me ta dhe nuk pranon e nuk pajtohet që në emër të popullit apo populli nuk e gjykojnë bijtë dhe bijat e tij që kanë luftuar për lirin e tij”, tha ai.

Lajmet

Moti sot në Kosovë: Diell dhe vranësira të shpërndara

Published

on

By

Ditën e sotme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa ato maximale pritet të arrijnë nga 16 deri në 20 gradë Celsius.

Sipas meteorologëve, do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Protestat e dhunshme në Francë, vendoset shtetrrethimi i pjesshëm në Paris dhe disa qytete të tjera

Published

on

By

Policia e Parisit njoftoi se shtetrrethimi do të zbatohet nga ora 23:00 deri në orën 06:00, sipas orës lokale, në zonën e Place de la République, ku protestuesit ishin mbledhur gjatë fundjavës, si dhe në zonën tregtare Les Halles.

Gjithashtu, në disa zona të tjera të qendrës së qytetit është ndaluar organizimi i tubimeve pa autorizim.

Shtetrrethime të pjesshme, që kufizojnë lëvizjen e të rinjve dhe organizimin e grumbullimeve, janë njoftuar edhe në qytete si Marseja, Bordoja, Nica dhe Lioni, në jug të vendit, si dhe në Lilë dhe qytete të tjera në veri.

Më herët, ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, i cili është kritikuar ashpër nga politikanët e opozitës për mungesën e përgatitjes për përballimin e trazirave, pranoi se policia kishte “humbur kontrollin” në disa qytete. Presidenti Emmanuel Macron kishte refuzuar dorëheqjen e tij.

Protestat nisën muajin e kaluar, kur studentët kërkuan përmirësimin e kushteve në shkolla, por më pas u zgjeruan duke përfshirë edhe një sërë shqetësimesh të tjera. Numri i protestuesve gjatë fundjavës u rrit edhe për shkak të pjesëmarrjes së sindikatave dhe grupeve të ndryshme protestuese.

Sipas zyrtarëve, më shumë se 2 500 persona janë arrestuar. Agjencia e lajmeve AFP raportoi se një protestuesi i ishte këputur dora nga shpërthimi i një granate policore për kontrollin e turmave. Ndërkohë, rreth 1 000 efektivë policie janë plagosur.

Pas një mbledhjeje urgjente të hënën, kryeministri tha se kryetarëve të bashkive po u jepej kompetenca për të vendosur shtetrrethim “aty ku është e nevojshme”, pa specifikuar qytetet ku do të zbatohet masa.

Kryeministri Sébastien Lecornu, i cili nuk e përjashtoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, tha se qeveria do të vërë në dispozicion fonde për të ndihmuar zonat e prekura të rikuperohen nga dëmet. Sipas tij, shpenzimet do të mbulohen nga personat përgjegjës për dhunën.

“Do të miratohet një ligj për të gjetur mënyra që ata që kanë dëmtuar pronat të detyrohen të paguajnë”, tha Lecornu.

Ai njoftoi gjithashtu krijimin e një skeme të pjesshme për kompensimin e papunësisë për personat që nuk kanë mundur të punojnë për shkak të trazirave dhe plaçkitjeve.

Ndërkohë, Nuñez tha se 200 hetues po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar personat që mund të kenë organizuar trazirat.

Ai kishte tentuar të jepte dorëheqjen të dielën, por Macron e refuzoi atë, duke vlerësuar se ishte i nevojshëm vazhdimi i drejtimit të forcave të rendit, sipas një deklarate të Pallatit Élysée.

Në deklaratë thuhej se Nuñez duhej të ishte transparent lidhur me ato që Macron i cilësoi si “dështime në inteligjencë dhe parashikim”.

Kreu i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Francës (CCI) tha se më shumë se 2 000 dyqane dhe biznese të tjera janë prekur drejtpërdrejt nga dhuna e fundjavës.

Dy ministra të qeverisë franceze thanë se mallrat e plaçkitura ishin publikuar për shitje në disa platforma online. Një zëdhënës i platformës Vinted tha se shitja ose ofrimi për shitje i mallrave të vjedhura është “rreptësisht i ndaluar”.

“Që prej këtij fundjave, ekipet tona kanë ndërmarrë menjëherë veprime për të identifikuar dhe hequr njoftimet e lidhura me plaçkitjet, si dhe kanë shtuar monitorimin e njoftimeve të dyshimta”, thuhet në deklaratë.

Rreth 550 000 protestues dolën në rrugë gjatë fundjavës për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të karburanteve, koston e jetesës dhe përkeqësimin e shërbimeve publike, përfshirë arsimin.

Grupe protestuesish të dhunshëm, disa të veshur me të zeza dhe me maska, u panë duke u vënë zjarrin makinave dhe ndërtesave, si dhe duke plaçkitur biznese në Paris, Marsejë, qytete të tjera dhe zona më të vogla urbane. /EO/

Continue Reading

Lajmet

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet sot për të diskutuar për Kosovën

Published

on

By

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit mbi situatën në Kosovë, ku do të diskutohen zhvillimet politike, gjendja e sigurisë dhe ecuria e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Seanca është paraparë të nisë në orën 21:00 sipas kohës lokale në Kosovë.

Gjatë kësaj seance, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefi i UNMIK-ut, Peter Due, do të paraqesë raportin gjashtëmujor që mbulon periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2026.

Sipas dokumentit zyrtar, situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë vlerësohet e qëndrueshme, mirëpo gjendja në veri të vendit përshkruhet si e qetë por e brishtë. Raporti vë në spikatur mosmarrëveshjet mes autoriteteve qendrore dhe atyre lokale, si dhe trajton çështjet që lidhen me kompetencat komunale, pronat dhe veprimet e Policisë së Kosovës.

Në pjesën politike, vëmendje u është kushtuar zhvillimeve të fundit në vend, përfshirë formimin e qeverisë në shtator dhe zgjedhjen e Justina Pula-Shirokës në postin e presidentes më 7 tetor.

Sa i përket dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, nënvizohet se nuk është mbajtur asnjë takim i nivelit të lartë gjatë periudhës raportuese, ndonëse emisari i posaçëm Peter Sørensen ka vazhduar kontaktet me palët për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Po ashtu, në mbledhje pritet të preken edhe çështja e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë, përpjekjet për rikthimin e gjyqtarëve e prokurorëve serbë në sistemin e drejtësisë, si dhe fati i 1,579 personave që ende figurojnë të zhdukur nga lufta.

Seanca pritet të shoqërohet edhe me përplasje qëndrimesh rreth të ardhmes së misionit të UNMIK-ut, ku SHBA-ja dhe Britania e Madhe mbështesin mbylljen apo rishikimin e tij strategjik, përkundër kundërshtimeve nga Rusia dhe Kina. Në mbledhje do të marrin pjesë përfaqësues nga Kosova, Serbia dhe BE-ja. /KosovaPress/

 

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë të vrarë pasi një dron rus godet një park në Ukrainë

Published

on

By

Gjashtë persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë, kur një dron rus goditi një park në rajonin e Harkivit, në verilindje të Ukrainës, thanë autoritetet më 19 tetor.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e dënoi sulmin, që e cilësoi si “mizori”, duke shkruar në Facebook se droni “goditi direkt njerëzit në një park afër një kafeneje”.

Në mesin e tyre ishte një vajzë njëvjeçare, shkroi ai, duke ripublikuar një fotografi të një vajze të vogël në një karrocë fëmijësh.

Sulmi në parkun qendror të Nova Vodollagës, në rajonin verilindor të Harkivit, la të vrarë edhe nënën e vajzës.

Qyteti, që gjendet pranë vijës së frontit, kishte rreth 10.000 banorë para se Rusia të niste pushtimin në shkallë të plotë të ZUUkrainës në vitin 2022.

Guvernatori i rajonit të Harkivit, Oleg Synegubov, tha në Telegram se në mesin e viktimave janë tre fëmijë dhe 15 persona të tjerë janë plagosur – shtatë prej të cilëve, sipas tij, janë fëmijë.

Në një postim të mëhershëm në Telegram, Synegubov dënoi “një tjetër akt terrorist nga Federata Ruse”.

“Armiku godet një park rekreativ në mes të ditës, duke e ditur se aty nuk ka fare infrastrukturë ushtarake”, tha ai.

Edhe policia e rajonit të Harkivit publikoi në Telegram fotografi ku shiheshin një karrocë e djegur, pajisje të dëmtuara të këndit të lojërave dhe një strukturë prej druri në prag të shembjes.

Ndërkohë, Zelensky përsëriti thirrjen drejtuar aleatëve të Kievit që t’i sigurojnë vendit më shumë kapacitete të mbrojtjes ajrore, në një kohë të rritjes së tensioneve me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Kërkojmë që sanksionet ndaj Rusisë të mbeten në fuqi për sa kohë që vazhdojnë vrasjet. Kërkojmë që Amerika të jetë e fortë”, tha Zelensky, i cili më herët ka kritikuar vendimin e Uashingtonit për të hequr disa sanksione ndaj Moskës.

Ndërkaq, autoritetet lokale në rajonin lindor të Luhanskut, të pushtuar nga Rusia, thanë se tre persona u vranë të hënën, kur një sulm ukrainas goditi një automjet për transportin e arkivoleve.

“Një sulm ukrainas shënjestroi një automjet të shërbimit funeral që po transportonte një person të vdekur. Ky sulm u mori jetën tre personave”, tha në Telegram Leonid Pasechnik, udhëheqësi i rajonit i instaluar nga Moska. /REL/

Continue Reading

Të kërkuara