Lajmet

Kjo javë në hapësirë

Published

on

Fluturimi i parë i një helikopteri të NASA-s në një planet tjetër do të duhet të presë të paktën deri javën e ardhshme, thanë shkencëtarët. Agjencia amerikane e hapësirës tha se do të instalojë përsëri programin kompjuterik të helikopterit Ingenuity pas shqetësimeve të ngritura gjatë një prove.

NASA e quan eksperimentin me minihelikopterin po aq historik sa edhe fluturimin e parë të suksesshëm të realizuar nga “Vëllezërit Wright”, në vitin 1903, në Karolinën e Veriut

Fluturimi historik i minihelikopterit do të realizohet 55 milion kilometra larg Tokës, dhe do të drejtohet nga shkencëtarët në planetin tonë.

Deri tani, NASA nuk ka thënë asgjë se kur do të bëhen fluturimet e helikopterit Ingenuity.

Agjencia festoi ndërkohë 20 vjetorin e sondës orbitale Mars Odyssey, me publikimin e imazheve termike të dunave të rërës marsiane ku bluja tregon temperaturat e ulta ndërsa e kuqja të lartat. Kamerat e sondës i morën fotografitë e Marsit në fillimit të vitit 2000.

Një lajm tjetër, Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë emëroi komandantin e ardhshëm të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, astronautin francez, Thomas Pesquet, si Ambasador të Vullnetit të Mirë. Pesquet u emërua më 12 Prill, që ishte Dita Ndërkombëtare e Fluturimeve të Hapësirës. Ai thotë se ai ka parë qartë nga hapësira efektet e ndryshimit të klimës në Tokë.

“Kur e shikon këtë me sytë e tu, atëherë përpiqesh të gjesh një mënyrë për të vepruar që gjërat të bëhen më mirë dhe për të ndihmuar këtë anije të hapësirës, Tokën, të fluturojë për aq kohë sa të jetë e mundur dhe në formën më të mirë të mundur për të gjithë ekuipazhin”, tha astronauti.

OKB-ja thotë se e emëroi astronautin falë punës së tij për të rritur ndërgjegjësimin mbi efektet e ndryshimit të klimës në bujqësi. Pesquet pritet të kthehet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës javën e ardhshme me një kapsulë të kompanisë SpaceX, që do të shënojë partneritetin e parë ndërkombëtar në bordin e një anijeje komerciale të hapësirës.

Ndërkohë, në Teksasin Perëndimor, kompania private e fluturimeve hapësinore Blue Origin, në pronësi të themeluesit të firmës Amazon, Jeff Bezos, nisi me sukses mjetin e saj nënorbital New Shepard. Mjeti e merr emrin nga amerikani i parë në hapësirë, Alan Shepard, por kompania thotë se do ta përdorë atë për fluturime të shkurtra mbi Teksas. Si raketa ashtu edhe kapsula u ulën pa probleme në shkretëtirë.

Një tjetër lajm këtë javë: Kalifornia, NASA dhe miliarderi Michael Bloomberg po bashkohen kundër ndryshimit të klimës. Partneriteti përfshin kompaninë satelitore, Planet, dhe synon të identifikojë ndotësit më të mëdhenj të gazit të dëmshëm, metan, që shkakton efektin serë.

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara