Kuriozitete

Kjo është mosha kur njerëzit shpenzojnë më shumë

Published

on

E dini se në çfarë moshe njerëzit shpenzojnë më shumë? Kompania ClearScore bëri një studim ku intervistuan 3,000 njerëz dhe një pjesë e mirë e tyre kishin shpenzuar më shumë para në të njëjtën moshë, 31 vjeç.

Çdo vit mund të duket i shtrenjtë dhe më i shtrenjtë se viti paraardhës. Kjo pasi njerëzve u duhet të përballojnë çmimet në rritje të qirave, rritjen e inflacionit të produkteve ushqimore përfshirë dhe koston e jetesës.

Por, studimi zbuloi se një britanik mesatar, shpenzon më shumë se 43 000 £ për të mbuluar të gjitha shpenzimet e moshës 31-vjeçare.

Për të arritur në këtë 3 000 njerëz u pyetën për të treguar gjërat për të cilat kanë shpenzuar më shumë në jetën e tyre.

Nga përgjigjet u zbulua se shpenzimet më të mëdha janë bërë në moshën 31-vjeçare, pasi kjo moshë përfshin disa momente që tentojnë të tkurrin trasësinë e portofolit tuaj dhe janë 4 faktorë që ndikojnë në këtë:

-Pagesa e martëses 27%

-Blerja e një shtëpie 48%

-Të kesh një fëmijë 20%

-Të bësh muaj mjalti 14%

Mënyra më e zakonshme për të paguar të gjitha këto shpenzime të këtij viti të shtrenjtë të jetës janë kursimet, por ka edhe nga ata që preferojnë të marrin kredi në bankë. Prandaj, nëse ende nuk e keni arritur këtë vit të jetës suaj, studiuesit këshillojnë nisjen e kursimeve.

Kuriozitete

Kur gëzimi stresohet, pse disa të rritur ndihen të tensionuar nga festat?

Published

on

Shumë të rritur çdo vit presin festat me ndjenja të përziera.

Në vend të gëzimit, shpesh ndiejnë tension, ankth dhe një peshë në stomak sapo fillojnë të vijnë ftesat për mbledhje familjare.

Edhe pse rrallë flitet për këtë, reagimi është më i zakonshëm se sa mendohet e ka rrënjë të thella. Psikologët shpjegojnë se frika nga takimet festive shpesh buron nga përvoja të hershme të fëmijërisë, edhe kur si të rritur, njerëzit kanë ndërtuar një jetë krejt tjetër.

Më poshtë janë disa modele të zakonshme që shkaktojnë tension dhe rezistencë ndaj mbledhjeve familjare:

Rritja në atmosferë të paparashikueshme

Fëmijët që nuk e dinin në çfarë gjendjeje shpirtërore do t’i gjenin prindërit zhvillojnë vigjilencë të vazhdueshme. Reagimet e paqëndrueshme dhe shpërthimet krijojnë një refleks emocional që nuk zhduket lehtë, duke bërë që takimet familjare të duken si terren i pasigurt.

Nënvlerësimi i emocioneve

Kur fëmijëve u thuhet se janë “të ndjeshëm” ose se nuk kanë arsye të ndihen si ndihen, ata mësojnë të fshehin emocionet e tyre. Si të rritur, kjo bën që ata të ndihen të pamundur të jenë emocionalisht të sinqertë para familjes.

Modele të pashëndetshme të konfliktit

Në familjet ku konfliktet ishin të forta ose të ndaluara plotësisht, fëmijët nuk mësojnë komunikim të shëndetshëm. Për pasojë, një drekë festive mund të shkaktojë frikë nga përplasjet ose tensionet e heshtura.

Krahasimi i vazhdueshëm

Në familje ku dashuria lidhej me arritje, notat ose sukseset, rikthimi i kësaj atmosfere sjellë ndjenja të mospërmbushjes, pavarësisht sukseseve reale.

Mungesa e kufijve familjarë

Fëmijët që nuk kanë pasur privatësi ndihen të pambrojtur kur të rriturit bëjnë pyetje të padëshiruara ose ndërhyjnë në jetën personale.

Rritja pranë varësive

Në familjet ku alkooli ose varësitë ishin prezente, trupi lidhet pavetëdijshëm me ankthin gjatë festave, edhe nëse situata është stabilizuar.

Marrja e roleve të rritura shumë herët

Fëmijët që kujdeseshin për të tjerët më herët, shpesh automatikisht marrin të njëjtin rol gjatë mbledhjeve familjare, duke shkaktuar lodhje emocionale.

Favorizimi i një fëmije

Kur një fëmijë favorizohet dhe tjetri neglizhohet, plagët emocionale zgjasin gjatë gjithë jetës. Festat shpesh rikthejnë këto ndjenja të vjetra.

Kritika e vazhdueshme dhe mungesa e butësisë

Në familje ku kritika ishte norma, të rriturit presin komente negative për pamjen, karrierën ose zgjedhjet e tyre. Festa bëhet burim tensioni, jo gëzimi.

Mospranimi i identitetit dhe zgjedhjeve personale

Fëmijët që nuk kanë përjetuar pranimin për atë që janë, shpesh fshehin veten. Kur festat i rikthejnë në role që nuk iu përkasin, ndjenja e distancës dhe mbrojtjes emocionale është normale.

Të kuptuarit e rrënjës së shqetësimit është hapi i parë drejt ndryshimit

Mosdashja e festave nuk do të thotë mungesë shpirtërore a mosmirënjohje. Tregon se trupi e mendja mbajnë tensione të vjetra. Kur njeriu i njeh modelet, është më e lehtë të vendosë kufij, të kufizojë kohën në ambiente të lodhshme dhe të krijojë mënyrën e tij të festimit pa stres.

Në moshë të rritur, shumë njerëz kuptojnë se kanë të drejtë të zgjedhin marrëdhëniet dhe mënyrën se si duan të festojnë. E drejta për qetësi është po aq legjitime sa e drejta për të festuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Krahët robotikë humanoidë që pasqyrojnë lëvizjet njerëzore hapin epokën e AI fizike

Published

on

Një krah robotik me lëvizje të ngjashme me ato njerëzore, i ndërtuar për kërkime mbi inteligjencën artificiale fizike, mund të pasqyrojë çdo lëvizje të një operatori që përdor helmetë VR, duke rrotulluar duart si një magjistar.

Sipas kompanisë Enactic, me pak praktikë, këta krahë mund të kryejnë vetë detyra të përditshme.

Ata zhvillojnë robotë humanoidë për të larë enët dhe për të bërë lavanderinë në shtëpitë e kujdesit në Japoni, ku mungon fuqia punëtore.

Kjo shënon fillimin e epokës së AI-së në botën materiale, përmes robotëve të zgjuar, makinave vetëdrejtuese dhe pajisjeve autonome.

Kompanitë teknologjike investojnë miliarda dollarë në këtë fushë, dhe Morgan Stanley parashikon se deri më 2050 mund të ketë më shumë se një miliard robotë humanoidë në botë.

Shembuj nga terreni:

Në Guangzhou, Kina, XPeng prezantoi javën e kaluar një robot humanoid me pamje elegante që ecën dhe madje kërcejnë, mes duartrokitjeve dhe habisë së publikut.

Megjithatë, manipulimi i objekteve të ndërlikuara ende mbetet sfidë, dhe kostoja e lartë e pjesëve mekanike e bën zëvendësimin masiv të punonjësve ende të paarritshëm.

Me mjaftueshëm të dhëna dhe trajnim, robotët humanoidë kryejnë çdo detyrë njerëzore, nga dado e kuzhinier te kopshtari.

Në Japoni, Enactic po bashkëpunon me qendra kujdesi për të lehtësuar punët e rënda, duke lejuar profesionistët të fokusohen te mirëqenia e të moshuarve. Kjo përvojë shërben për të trajnuar modelet e AI fizike, të cilat në të ardhmen pritet të veprojnë në mënyrë autonome. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Rekord botëror: Veza e rrallë Fabergé kalon në ankand

Published

on

Një vezë e rrallë Fabergé, e zbukuruar me diamante dhe në pronësi të nënës së fundit perandori rus, është shitur në ankand për 22.9 milionë paund, duke thyer rekordin botëror për një objekt të këtij lloji.

Veza e Dimrit, e porositur më 1913 nga Perandori Nikolla II për nënën, Perandoreshën Maria Feodorovna, konsiderohet si një nga krijimet më të shquara të mjeshtrit Peter Carl Fabergé, i njohur për dhjetëra vepra të porositura nga familjet mbretërore ruse, daneze dhe britanike.

Punuar në kristal me motive ngrice dhe e dekoruar me fjolla bore prej platini të vendosura me diamante, veza ka kaluar një histori të pasur: pas Revolucionit Rus të vitit 1917, u transportua në Kremlinin e Moskës, më pas u shit disa herë gjatë shekullit të 20-të, duke përfshirë blerje nga Wartski i Londrës dhe ankande të Christie’s.

Sipas Margo Oganesian, drejtoreshë e departamentit të Fabergé në Christie’s: “Kjo është hera e tretë që Veza e Dimrit vendos një rekord botëror. Është një mundësi historike për koleksionistët dhe një dëshmi e rrallësisë dhe mjeshtërisë së Fabergé-së.” /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Energjia juaj është pasuria juaj, si ta mbroni nga njerëzit negativë?

Published

on

Gjeni më poshtë 11 mënyra që do të ju ndihmojnë të qëndroni pozitivë, edhe kur rrethoheni nga njerëz negativë.

Mos e merrni personale

Nëse keni të bëni me dikë që ka personalitet “toksik”, mbani mend: nuk është aspak puna juaj cka mendojnë të tjerët për ju, kjo nuk ju prek aspak. Nëse mendojnë negativisht për ju, kujt i bëhet vonë? Thjesht jini vetvetja.

Ruani qetësinë

Duke mos u ulur në standardin e negativëve, do të kuptoni që është më e kollajtë të ruani qetësinë, të mbesni pozitivë dhe thjeshtë të pranoni gjendjen e gjërave, ashtu si janë, deri kur mund të dilni prej situatës.

“Hiqeni” veten nga situata

Mund të duket si gjëja më e kollajtë, por ndonjëherë është edhe më e mira. Nëse keni ngecur dhe nuk dilni dot, thjeshtë sprapsja nga një bisedë negative dhe “ëndërrimi me sy hapur” mund të mjaftojë për të mbajtur negativitetin larg jush.

Merrni frymë

Të gjithë terapistët e mirë rekomandojnë terapinë e frymëmarrjes për të lehtësuar ankthin, dhe funksionon.

Numëroni deri në 10. Nëse nuk bën punë, numëroni deri në 20

Funksionon për së mbari. Kjo ndodh sepse ju jep juve disa sekonda për të hequr dorë nga reagimi instiktiv, dhe kështu nuk e lejoni negativitetin t’ju prekë.

Ushtrohuni

Nëse ushtroheni për 15 minuta, ndiheni më mirë, e kokën do ta keni më të kthjellët. Nuk do të thotë të lini menjëherë një situatë negative e të vraponi të bëni ushtrime, por ushtrimet e shpeshta do ta bëjnë mendjen një vend të shëndetshëm për të luftuar ndikimet negative.

Flisni

Nëse jeni të gatshëm e keni vullnet, luftoni negativitetin me fjalë pozitive. Thjeshtë jini gati të mbroni pozicionin tuaj, dhe të mbani kokën lart, ose përndryshe do të përfundoni duke ulur standardet tuaja, pa e kuptuar.

Mbajeni veten të zënë

Nëse mendja juaj është e fokusuar në diçka tjetër, është më e lehtë të injoroni pesimizmin që ju rrethon.

Rrethohuni me gjëra që ju ndihmojnë të mbesni pozitivë

Nëse mendoni që mjedisi juaj i punës është shkatërrues për humorin tuaj, përpiquni të rrethoheni me gjëra që ju mbajnë të zënë dhe ju kënaqin. S’ka rëndësi nëse janë shënime me citime optimiste, foto familjare, apo muzikë që ju shpie në një vend pozitiv – përpiquni që hapësirën e punës ta mbushni me të gjithë gjërat që ju kujtojnë se ju jeni mbi negativitetin.

Mos mbani mëri

Thjeshtë nuk ju bën mirë. Do ju ulë poshtë përmes vetëshkatërrimit, dhe do jetë shumë e vështirë të largoheni. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara