Lifestyle

Kjo është mosha ideale kur duhet të martoheni

Published

on

Kushti kryesor për një martesë pa divorc është mosha e nisjes së këtij udhëtimi bashkëshortor.

Këtu nuk po themi se pas kësaj fshihet gjithë suksesi, por fillimi i mbarë gjysma e punës.

Hulumtuesi Nicholas Wolfinger nga Universiteti Utah ka deklaruar se ka gjetur moshën ideale për martesë, pas një sondazhi të realizuar në një revistë amerikane.

Wolfinger, një profesor i sociologjisë në këtë universitetin Utah, tha se shanset për t’u divorcuar ishin më të vogla kur një çift ishte martuar në mes të moshës 28 dhe 32.

Shansi për t’u ndarë është më i lartë nëse martoheni më të ri, në këto moshë zgjedhja është subjektive.

Lifestyle

Mëngjesi i shëndetshëm – hapat e parë drejt një dite produktive

Published

on

Nisja e ditës në mënyrë të shëndetshme është një nga faktorët më të rëndësishëm për mirëqenien fizike dhe mendore. Mënyra si e kalojmë orën e parë të mëngjesit ndikon drejtpërdrejt në energjinë, përqendrimin dhe humorin tonë gjatë gjithë ditës.

Studimet kanë treguar se krijimi i një rutine të rregullt mëngjesi mund të përmirësojë performancën e njeriut, të rrisë produktivitetin dhe të reduktojë stresin.

Zgjimi i ngadaltë dhe ekspozimi ndaj dritës natyrore

Sipas hulumtimeve të botuara në Sleep Health, zgjimi natyral, pa alarme të zhurmshme dhe ekspozimi ndaj dritës së diellit brenda 30 minutave pas zgjimit ndihmon në rregullimin e ritmit cirkadian dhe përmirëson gjendjen shpirtërore.

Hidratimi menjëherë pas zgjimit

Natën, trupi humbet lëngje përmes frymëmarrjes dhe djersës. Një gotë ujë në mëngjes ndihmon në hidratimin e trupit e në nisjen e funksioneve metabolike.

Aktiviteti fizik i lehtë

Edhe 10-15 minuta aktivitet fizik në mëngjes mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut, të rrisë energjinë dhe të çlirojë endorfinë, hormonet e mirëqenies.

Mëngjes i pasur dhe i balancuar ushqyes

Një mëngjes i shëndetshëm është çelësi për tru aktiv dhe trup të fuqishëm. Kombinimi i karbohidrateve komplekse, proteinave dhe yndyrave të shëndetshme është ideal.

Praktika mendore – meditim ose shkrim reflektiv

Praktika të tilla si meditimi, frymëmarrja e thellë apo mbajtja e një ditari ndihmojnë në menaxhimin e stresit dhe vendosjen e qëllimeve ditore.

Continue Reading

Lifestyle

Këshilla si të kërkoni rritje page

Published

on

Continue Reading

Lifestyle

Moti sot: Diell dhe me vranësira të shpërndara

Published

on

Moti sot mbi vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizn ndërmjet 12 e 18 gradë Celsius.

Derisa ato maksimalet do të jenë nga 28 e deri në 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej një e deri në pesë gradë Celsius. /UBT News/

 

Continue Reading

Lifestyle

Psikologjia e turpit: Pse e ndiejmë dhe si ta përballojmë?

Published

on

Nëse jeni ndjerë ndonjëherë të turpëruar për diçka që keni bërë apo diçka që ju ka ndodhur, nuk jeni vetëm.

Turpi është emocion universal që na prek të gjithëve në një mënyrë ose tjetër. Por, çfarë është turpi dhe si mund ta kuptojmë dhe menaxhojmë më mirë këtë emocion kaq të fuqishëm?

Turpi është një ndjenjë e mosvlerësimit dhe dështimit, që vjen si pasojë e ndjenjës se nuk jemi të denjë apo të vlefshëm.

Ndryshe nga faji, i cili lidhet me veprimet tona (“kam bërë diçka të gabuar”), turpi lidhet me identitetin tonë (“jam diçka e gabuar”).

Kjo ndjenjë mund të shkaktojë një ndjesi të fortë të izolimit dhe dyshimit te vetja.

Pse ndihemi të turpëruar?

Mund të jenë të shumta e të ndryshme për çdo individ, disa nga shkaqet më të zakonshme përfshijnë:

Normat shoqërore dhe kulturore

Ato që shoqëria jonë konsideron të pranueshme apo të papranueshme luajnë një rol të madh në krijimin e ndjenjës së turpit.

Pritshmëritë personale

Standardet që vendosim për veten tonë mund të jenë të pamundura për t’u arritur, duke na bërë të ndihemi të turpëruar kur nuk i arrijmë.

Përvojat e kaluara

Turpi mund të rrjedhë nga përjetimet traumatike ose nga kritikat e ashpra të të tjerëve.

Efektet e turpit në shëndetin mendor

Turpi mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin mendor, përfshirë ankthin, depresionin e izolimin social. Turpi ndikon në marrëdhëniet tona me të tjerët.

Si ta përballojmë turpin?

Duhet të bëjmë një hap prapa të kuptojmë burimin e këtij emocioni.

Pranoni dhe përqafoni emocionet tuaja

Pranojeni turpin si një pjesë e natyrshme të përvojës njerëzore dhe mos e injoroni

Flisni me dikë

Ndarja e ndjenjave tuaja me një mik të besuar a terapist ndihmon në zbutjen e ndjenjës së izolimit

Kujdesi për veten

Praktikoni kujdesin për veten përmes aktiviteteve që ju sjellin kënaqësi

Sfidoni mendimet negative

Përpiquni të sfidoni mendimet negative e krijoni një “bisedë” më të butë me veten

Turpi është emocion i vështirë për t’u përballuar, por me kohë e përpjekje, mësojmë të jetojmë me të dhe të mos lejojmë të na kontrollojë jetën. Mos harroni, çdo emocion ka një qëllim dhe na ndihmon të kuptojmë më mirë veten dhe botën përreth nesh. /UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara