Shëndet
Kjo është formula perfekte për gjumë të qetë
Bajamet, arrat dhe farat e pishës janë ndër arrorët më të mirë për t’i rezistuar plogështisë emocionale.
Published
3 years agoon
By
UBT newsEkspertët rekomandojnë konsumin e rregullt të arrorëve të ndryshëm për të zbutur shqetësimet emocionale gjatë pandemisë por edhe për të përmirësuar humorin
Sipas tyre, njerëzit që konsumojnë arrorë rregullisht, por pa e tepruar janë 23 përqind më pak të rrezikuar nga depresioni.
Kjo i atribuohet amino acidit triptofan që prodhon serotoninën ose hormonin e lumturisë.
Bajamet, arrat dhe farat e pishës janë ndër arrorët më të mirë për t’i rezistuar plogështisë emocionale gjatë karantinës.
Kjo e fundit ka ndikuar gjerësisht në cilësinë e gjumit.
Lexuesit e AgroWeb.org kanë shprehur shumë interes për kurat më të mira natyrale të gjumit në këtë kohë, e ku ka më mirë se bajamet
Bajame dhe hurma arabie, formula perfekte për gjumë të qetë
Kjo kurë funksionon ndryshe nga ato tradicionale që merren përpara orës së gjumit.
Ekspertët thonë se njerëzit duhet të hanë tetë arra dhe dy hurma Arabie në mëngjes.
Besojeni ose jo, ngrënia e mëngjesit luan një rol të rëndësishëm për gjumin.
Nëse ju nuk hani mëngjes, trupi beson se po jeton në krizë ushqimore dhe prodhon hormonet e stresit.
Sa më gjatë të jeni të stresuar aq më e keqe do të jetë cilësia e gjumit.
Nëse ju hani mëngjes të shëndetshëm rregullisht, trupi kupton që ka ushqim mjaftueshëm dhe nuk ndihet i stresuar dhe nuk prek sistemin e gjumit dhe të energjisë.
Gjumi është i rëndësishëm edhe kundër mbipeshës. Mungesa e tij ju nxit të konsumoni më shumë ushqime që japin kënaqësi të menjëhershme por që janë të dëmshme për shëndetin.
Përveç gjumit, konsumi i tetë bajameve dhe dy hurmave të thata është një hap i duhur drejt rënies nga pesha dhe përshpejtimit të metabolizmit.
Bajamet dhe hurmat, sipas ekspertëve, e përshpejtojnë metabolizmin me të paktën 10 përqind.
Kësisoj, përfitimi nga kjo formulë është i dyfishtë.
Jo vetëm që do të jeni më pak të stresuar por edhe do të ndëmerrni hapa të shëndetshëm drejt peshës ideale dhe do të flini më mirë.
Kjo po që është një formulë shpërblyese./AgroWeb.org
Shëndet
Shijoni vjeshtën me 5 ushqime kryesore për energji dhe shëndet
Published
2 hours agoon
November 5, 2025By
UBT News
Vjeshta është stina ideale për fruta, perime dhe ushqime nëntokësore që ndihmojnë në humbjen e kilogramëve, mbrojtjen e zemrës dhe forcimin e imunitetit.
Kungulli i artë – i njohur si mbreti i vjeshtës, mund të përdoret në byrek, supa apo ëmbëlsira. Mund të piqet në furrë dhe të shoqërohet me kajmak dhe arra, duke shijuar vlerat e tij të pasura ushqyese.
Kërpudhat – të pasura me vitaminë B, selenium, zink dhe kalium, ofrojnë energji, pak kalori dhe mbrojnë zemrën falë vlerave antioksiduese.
Lulelakra – një perime super e shëndetshme me vitamina B, C, K, Omega-3 dhe fibër. Përmban sulforafan, substancë që ndihmon në luftimin e qelizave të dëmshme dhe përmirëson tretjen.
Molla – fruti i shëndetshëm që mbron zemrën dhe ul rrezikun e diabetit tip 2. Konsumi i dy mollëve në ditë përmirëson kolesterolin dhe ul sheqerin në gjak.
Dardha – e pasur me fibër, vitamina B2, C, E, bakër, kalium dhe antioksidantë. Konsumimi i saj, veçanërisht me lëkurë, ndihmon në rregullimin e sheqerit dhe mirëmbajtjen e peshës trupore.
Vjeshta sjell bollëk të ushqimeve që janë të shijshme dhe njëkohësisht të dobishme për shëndetin. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Studim: Konsumimi i tepërt i pijeve të ëmbla mund të lidhet me rënien e flokëve
Published
4 hours agoon
November 5, 2025By
UBT News
Një studim i ri sugjeron se konsumimi i madh i pijeve të ëmbla mund të lidhet me rrezik më të lartë për rënien e flokëve.
Dieta dhe ushqimi luajnë rol në shëndetin e flokëve, veçanërisht marrja e mjaftueshme e vitaminës D dhe hekurit, ndërsa kufizimi i alkoolit e pijeve të gazuara mund të jetë i dobishëm, shkruajnë studiuesit nga Universidade do Porto në Portugali, raporton The Independent.
Këto përfundime bazohen në të dhëna të mbledhura, sipas të cilave konsumimi i pijeve të ëmbla lidhet me rrezik më të lartë të rënies së flokëve, sidomos te burrat. Inflamacioni i shkaktuar nga sheqernat e thjeshta shihet si një nga faktorët që kontribuon në këtë dukuri.
Një studim i vitit 2023 nga Universiteti Tsinghua tregoi se konsumimi i 11 kënaçeve pije të ëmbla në javë (mbi 3,500 ml) rrit rrezikun e rënies së flokëve te burrat. Autorët theksuan se të dhënat ishin të vetëraportuara nga 1,028 pjesëmarrës, ishte e vështirë të përcaktohej një lidhje shkakësore direkte.
Studimet tjera e kanë përforcuar këtë lidhje. Një kërkim i vitit 2016 tregoi se ushqimet e përpunuara me sheqerna të thjeshta mund të jenë faktor indirekt i lidhur me rënien e flokëve, pasi rrisin prodhimin e sebumit — substancë yndyrore që hidraton skalpin dhe flokët.
Teprica e sebumit krijon kushte për shumimin e baktereve, duke shkaktuar inflamacion dhe irritim që kontribuojnë në humbjen e flokëve.
Studiuesit sugjerojnë se ndërhyrjet në mënyrën e ushqyerjes janë të rëndësishme për parandalimin e menaxhimin e alopecisë e rënies së flokëve, theksojnë se nevojiten studime për të kuptuar këto lidhje dhe për të dhënë udhëzime të bazuara në prova për shëndetin e flokëve.
Rënia e flokëve lidhet me alopecinë androgjenetike, e njohur ndryshe si tullaci e trashëguar, që prek si burrat, ashtu edhe gratë.
Sipas Mayo Clinic, ekzistojnë trajtime efektive, duke përfshirë medikamentet si Propecia për burrat dhe Rogaine për të dy gjinitë, si dhe ndërhyrjet kirurgjikale. Në disa raste, flokët mund të rriten përsëri edhe pa trajtim.
Marrja e mjaftueshme e vitaminës D lidhet me uljen e ashpërsisë së alopecisë e përmirësimin e rritjes së flokëve. /A.Z/UBT News/
Shëndet
A i’a vlen të lahet orizi para gatimit?
Published
5 hours agoon
November 5, 2025By
UBT News
Ekspertët shprehin se larja e orizit bën një ndryshim të dukshëm, sidomos tek orizi kokërr gjatë.
Shpëlarja largon papastërtitë e grumbulluara gjatë paketimit dhe, më e rëndësishmja, eliminon niseshten që mbulon sipërfaqen e kokrrës dhe shkakton ngjitjen e tij.
Për shpëlarjen mund të përdoret një enë qelqi ose një kullesë. Në fillim, uji i larjes do të duket i turbullt, por pas disa shpëlarjesh ai do të bëhet i pastër. Ky proces ndihmon që pilafi të jetë i lirë dhe kokrrat të mos ngjiten me njëra-tjetrën.
Megjithatë, ky rregull nuk vlen për gatime si rizoto me perime ose mish, ku orizi duhet të jetë më i qullët dhe kremoz.
Kremoziteti i rizotos mbështetet pikërisht në niseshten e sipërfaqes së kokrrës.
Ekspertët theksojnë se në disa paketime, orizi mund të përzihet me shtresë pluhuri për të parandaluar lagështinë.
Ky pluhur zakonisht nuk është i dëmshëm, por nuk është i dëshirueshëm në gatim.
Ekziston edhe një debat se larja e orizit largon disa ushqyes. Megjithatë, orizi i bardhë është i përpunuar dhe i pastruar nga shumica e nutrientëve, prandaj larja nuk ka një ndikim të madh në këtë aspekt. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Avokado: sekret i natyrës për çrregullimet hormonale
Published
8 hours agoon
November 5, 2025By
UBT News
Edhe pse avokado ka mbërritur më vonë në tregun tonë krahasuar me Evropën dhe pjesë tjera të botës, ai është bërë shpejt një nga frutat më të çmuara për shëndetin.
Ky frut i mrekullueshëm mund të ndihmojë në rivendosjen e ekuilibrit hormonal, humbjen e peshës dhe mbrojtjen kundër kancerit.
Përmirëson shëndetin e zemrës
Ndihmon në balancimin e lipideve në gjak falë acideve yndyrore të shëndetshme që përmban. Një avokado mesatare përmban 71% acide yndyrore mono të ngopura, 13% poli të ngopura dhe 16% të ngopura. Konsumi i rregullt përmirëson qarkullimin e gjakut e ndihmon në pastrimin e arterieve dhe venave.
Lëkurë dhe flokë të shëndetshëm
Vitamina dhe acidet Omega-3 tek avokado mbajnë lëkurën të shëndetshme, ndihmojnë në balancimin e nivelit të sebumit. Avokado është hidratues i shkëlqyer për skalpin dhe flokët, ndërsa luteina që përmban mbron dhe forcon shikimin.
Parandalon kancerin
Sipas një studimi të publikuar në Journal of Nutrition and Cancer, fitokimikët në avokado kanë efekt të fuqishëm dhe ndihmojnë në mbështetje të trajtimeve për pacientët me kancer të gojës. Po ashtu, antioksidantët karotenoidë të avokados mund të pengojnë rritjen e qelizave kancerogjene të lëkurës.
Ndihmon në humbjen e peshës
Dietat e varfra në karbohidrate, por të pasura me yndyrna të shëndetshme, përshpejtojnë rënien nga pesha. Për këtë arsye, avokado është një shtesë ideale në regjimet dobësuese.
Balancimi i hormoneve
Acidet yndyrore esenciale që gjenden tek avokado ndihmojnë natyrshëm në balancimin e çrregullimeve hormonale dhe ndikojnë pozitivisht në funksionin riprodhues dhe atë njohës. /A.Z/UBT News/
Gjumë me ndërprerje natën, historia dhe shkenca që mund t’ju habisë
Halsey përfundon në urgjencë pas koncertit në Boston
U mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
Shijoni vjeshtën me 5 ushqime kryesore për energji dhe shëndet
A$AP Rocky dhe Rihanna, çifti i parë që marrin të dy çmimin Ikonë e Modës
Trump i godet prodhuesit japonezë, Toyota regjistron rënie fitimi
Studim: Konsumimi i tepërt i pijeve të ëmbla mund të lidhet me rënien e flokëve
Si të zgjidhni mes serumeve dhe kremrave për zonën rreth syve?
Kosova heton tentim-vrasjen e një zyrtari të BE-së
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet2 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni1 month agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
