Lajmet

Kjo është dita më vdekjeprurëse e javës sipas shkencës

Kjo sipas një studimi të fundit.

Published

on

Ky është një skenar shumë i zakonshëm: Po afrohet fundi i javës së punës, jeni i lodhur, dëshironi të humbni mendjen dhe po mendoni nëse do të dilni diku për fundjavë apo jo. Ndoshta bisedoni me miqtë për të parë se çfarë do të bëjnë për të dalë të premten, ose ndoshta vendosni të qëndroni në shtëpi të premten dhe të dilni të shtunën.

Të dielën duhet të jeni të kujdesshëm, sepse nis java e re e punës ndaj duhet të pushoni mjaftueshëm, etj, etj. Por kujdes: E shtuna është gjithashtu dita e javës që ka më shumë gjasa të vdisni. Por pse të shtunën? Sepse kjo konfirmohet nga të dhënat e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) nga viti 1999 deri në 2014-ën.

Sipas tyre forma të caktuara të vdekjes jo-natyrore – sidomos vdekja nga aksidentet rrugore dhe nga mbidoza e drogës – kulmojnë të shtunave. Pse? Sepse njerëzit përfshihen në sjellje më të rrezikshme në këtë ditë, sidomos sjellje që lidhen me abuzimin me alkoolin, si ngjarja e makinës në gjendje të dehur.

1.640 njerëz vdesin çdo të shtunë nga këto lloje vdekjesh dhe kjo vetëm në Shtetet e Bashkuara. Është gjithashtu e rëndësishme të kihet parasysh se tek “vdekjet nga aksidentet rrugore” përfshihen si shoferët e dehur ashtu edhe viktimat e goditura nga shoferë të dehur.

Duke e parë javën në tërësi, vdekjet e lidhura me sjelljen e rrezikshme rriten në fundjavë dhe bien në mes të javës. Në fakt vdekjet për shkak të armëve arrijnë kulmin të dielën, dhe jo të shtunën (e shtuna është e dyta). Ndërkohë numri i vdekjeve nga sulmi në zemër mbetet i qëndrueshëm gjatë javës, me përjashtim të së hënës kur arrin kulmin.

Një analizë e vitit 2005 nga “European Journal of Epidemiology” arriti në një përfundim të ngjashëm. Sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë, 10 shkaqet kryesore të vdekjeve në vitin 2019 përbënin 55 për qind të të gjitha vdekjeve në nivel globale.

Pra rreth 9 milionë njerëz në mbarë botën vdiqën atë vit nga sëmundjet e zemrës, ndërsa 200.000 vdiqën nga aksidentet me makinë. Kjo do të thotë që pa marrë parasysh rrethanat, të shtunën keni akoma më shumë gjasa të pësoni një atak në zemër sesa të mbi-dozoheni ose të goditeni nga një makinë. Në përgjithësi, shtetet më të populluara kanë më shumë vdekje. / Grunge – Bota.al

Lajmet

​Yildiz: Nuk më pëlqen të krahasohem me Del Pieron

Published

on

Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është gati për përballjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Yildiz që mban fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë, foli për emocionet e tij në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku pranoi se është i motivuar nga pritshmëritë që ka publiku, por shtoi se nuk i pëlqejnë krahasimet.

“Jam vetvetja. Nuk dua të krahasohem me askënd.”, tha Yildiz.

Lidhur me ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u shpreh:

“Është fantastike. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Tani kjo ëndërr është bërë realitet. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Lajmet

​Ish-lojtari i Real Madridit pëson goditje në tru

Published

on

Ish-futbollisti holandez, Royston Drenthe, ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor në spital.

“Të premten e kaluar, Royston Drenthe pësoi një goditje në tru. Ai po trajtohet dhe është në duar të sigurta. Familja e tij kërkon paqe dhe privatësi gjatë kësaj periudhe, për t’i mundësuar shërimin e plotë,” thuhet në njoftimin e klubit në Instagram.

Drenthe, i cili u konsiderua një prej talenteve më premtues të futbollit holandez, nuk arriti të përmbushte pritshmëritë pas transferimit te Real Madridi. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në Spanjë, Angli, Rusi, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa futbollin aktiv e përfundoi në Holandë në vitin 2019.

Lajmi është konfirmuar edhe nga FC Der Rebellen, ekipi i ish-lojtarëve profesionistë ku bën pjesë edhe 38-vjeçari.

Pas tërheqjes nga futbolli, Drenthe iu përkushtua muzikës dhe prej vitit 2023 punon si komentator në kanalin holandez Ziggo Sports./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara