Shëndet

Kjo është dieta që preferohet për moshën mbi 50 vjeç

Nevojitet një dietë e pasur me ushqime që përmbajnë pak yndyrë, ose me nivel të ulët glicemie.

Published

on

Problemet me shëndetin, siç janë kolesteroli i lartë, tensioni i lartë i gjakut apo diabeti i tipit dy janë tipiket për këtë grupmoshë.

Një dietë e pasur me ushqime që përmbajnë pak yndyrë, ose me nivel të ulët glicemie është mënyra më e mirë për të parandaluar dhe trajtuar këto probleme, sugjerojnë ekspertët e AgroWeb.org.

Femrat dhe meshkujt në këtë fazë të jetës kanë ndryshime hormonale, e cila shoqërohet nga një sërë simptomash, siç janë sëmundjet e zemrës dhe osteoporoza, të gjitha të lidhura ngushtë me nivelin e estrogjenit.

Ndryshimet hormonale përshpejtojnë humbjen e kalciumit nga kockat duke i bërë ato më të brishta.

Është e rëndësishme të kundërveproni dhe të hani të paktën tre racione me ushqime të pasura me kalcium dhe me më pak yndyrë në ditë.

Gjenet dhe mjedisi janë gjithashtu faktorë në reagimin që trupi ka ndaj një ushqimi. Ushqimet e pasura me fitoestrogjen përfshijnë sojën, farat e linit, bizelet, qiqrrat dhe fasulet.

Duhani dhe stili pasiv i jetesës mund të dëmtojnë kockat tuaja, andaj stërvituni. Shëtitjet, ecja e shpejtë dhe ngritja e peshave të lehta janë të rëndësishme për të mbajtur kockat të forta.

Zhvillimi dhe tonifikimi i muskujve mund të rrisin ritmet e metabolizmit. Kjo pasi një masë e zhvilluar muskulore e mban peshën në nivele konstante.

Vazhdoni të pini 6-8 gota ujë ose çajra bimorë në ditë dhe kini kujdes me kafenë. Kafeina mund të ndërhyjë në sasinë e kalciumit që trupi përthith zakonisht.

Nëse nuk arrini të konsumoni të paktën një racion me peshk në javë, duhet të merrni në konsideratë marrjen e suplementëve me Omega-3.

Çfarë duhet të hani?

Stili Mesdhetar i Ushqyerjes. Mënyra Mesdhetare e ushqyerjes bazohet tek frutat dhe perimet të të gjitha llojeve dhe ngjyrave, në mënyrë që të merrni sa më shumë vitamina dhe minerale që i bëjnë mirë zemrës.

Ushqime të tjera të sugjeruara janë drithërat e plota, mishi pa dhjamë, peshku, ushqimet me yndyrna të shëndetshme siç është vaji i ullirit.

Kontrolloni rregullisht nivelin e kolesterolit dhe të tensionit të gjakut dhe konsumoni ushqime që ulin yndyrnat në gjak.

Hiqni dorë nga yndyrnat e ngopura. Me kalimin e moshës, nevoja e trupit për energji bie. Yndyrnat depozitohen në trup nëse marrim shumë kalori dhe nuk i djegim ato gjatë ditës.

Konsumoni ushqime me yndyrna mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura siç janë arrorët, farat dhe vajrat e tyre duke hequr dorë nga yndyrnat e ngopura nga produktet shtazore.

Proteinat Bimore. Konsumoni 15-25 gramë proteinë soje në ditë që të ulni nivelet e kolesterolit. Konsumoni qumësht soje që është i pasur me kalcium, së bashku me drithërat tuaja.

Nëse soja nuk ju pëlqen, zgjidhni burime të tjera të pasura me proteina bimore. Këtu hyjnë thjerrëzat, kikirikët, farat e linit, patatet e ëmbla dhe mashurkat.

Acidet yndyrore Omega-3. Synoni të konsumoni tre racione me ushqime të pasura me Omega-3 në javë, sepse këto acide mbajnë zemrën dhe kockat të shëndetshme.

Mos harroni salmonin dhe sardelet, qofshin këto të konservuara. Burime të tjera të pasura me Omega-3 janë vezët dhe farat e linit./AgroWeb.org

Shëndet

Sekreti i çokollatës së zezë për një trup më të ri

Published

on

Një studim i ri ka gjetur një lidhje mes teobrominës, një përbërësi natyral i çokollatës së zezë, dhe ngadalësimit të plakjes biologjike.

Studiuesit analizuan mbi 1,600 persona në Britani dhe Gjermani dhe vunë re se ata me nivele më të larta teobromine kishin një moshë biologjike më të ulët se mosha reale.

Mosha biologjike mat gjendjen reale të trupit duke u bazuar në qelizat, indet dhe organet, dhe lidhet me faktorë si stili i jetesës, mjedisi dhe gjenetika.

Studiuesit përdorën ndryshimet në ADN dhe gjatësinë e telomereve për këtë matje.

Ekspertët theksojnë se nevojiten më shumë studime për të kuptuar ndikimin e teobrominës dhe paralajmërojnë që sheqeri dhe yndyra në çokollatë mund të ulin përfitimet.

Shija e çokollatës mund të shijohet në sasi të vogla dhe rrallë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Varianti K: Mutacioni më infektues që po përhapet shpejt në botë

Published

on

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit pësojnë ndryshime për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, dhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin. Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kombinimet e rrezikshme të suplementeve! Çfarë nuk duhet marrë kurrë bashkë?

Published

on

Përdorimi i pakontrolluar i suplementeve mund të sjellë më shumë dëm sesa përfitim, paralajmërojnë mjekët.

Ata theksojnë se suplementet duhet të merren vetëm kur vërtetohet mungesa e një vitamine apo minerali dhe nën këshillim profesional.

Kombinimet e gabuara mund të zvogëlojnë efektin e njëri-tjetrit ose të shkaktojnë mungesa të rëndësishme ushqyese.

P.sh., konsumimi i kafesë me suplemente hekuri ul ndjeshëm përthithjen. Dr. Karan Rajan shpjegon se edhe marrja e sasive të mëdha të kalciumit ndikon negativisht në përthithjen e hekurit. Po ashtu, disa kombinime të suplementeve mund të shkaktojnë komplikime.

Kombinimet që duhet shmangur:

Kalcium dhe hekur – Nuk rekomandohet të merren njëkohësisht; duhet një interval prej së paku dy orësh. Hekuri përthithet më mirë me vitaminë C, ndërsa kalciumi nuk duhet marrë me ushqime të pasura me hekur.

Zink dhe kalcium – Konkurojnë për përthithje në zorrë, ndaj duhet të merren të ndara me të paktën dy orë diferencë.

Zink dhe hekur – Dozat e larta të hekurit (mbi 25 mg) ulin përthithjen e zinkut. Zinku duhet marrë pas disa orësh.

Çaji jeshil dhe hekuri – Ulin përthithjen e hekurit. Konsumimi i tepruar i çajit jeshil mund të çojë në mungesë hekuri.

Vitamina C dhe vitamina B12 – Vitamina C në doza të larta zvogëlon përthithjen e B12. Duhet të merren të ndara me disa orë.

Zink dhe magnez – Zinku në doza të larta pengon përthithjen e magnezit, prandaj rekomandohet marrja në kohë të ndryshme të ditës.

Mjekët këshillojnë që suplementet të përdoren me kujdes dhe vetëm kur janë të nevojshme, për të shmangur probleme shëndetësore të panevojshme. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Uleni temperaturën pa ilaçe, këshilla të thjeshta dhe efektive

Published

on

Virozat e ndryshme shkaktojnë temperaturë të lartë trupore, e cila mund të shkaktojë lodhje dhe ndjesi jo komode.

Ekzistojnë disa mënyra për të ulur temperaturën pa përdorur ilaçe, por është e rëndësishme të mbani mend se nëse zgjat për disa ditë, duhet të konsultoheni me mjekun.

Kjo sepse trupi mund të jetë duke luftuar ndonjë infeksion më serioz.

Ja dy metoda të thjeshta dhe efektive që mund t’ju ndihmojnë:

1. Patate:

Merrni një patate dhe pritini në rrathë të hollë. Vendosini rrathët brenda çorapeve dhe vishni, duke i mbajtur derisa të ndjeni se temperatura ka rënë. Patatja ndihmon në ftohjen e trupit në mënyrë natyrale. Kujdes: mos e mbani shumë gjatë, pasi mund të ulë temperaturën në nivele të tepërta.

2. Dush me ujë të vakët:

Kur keni temperaturë, dush me ujë të vakët ndihmon në uljen e saj. Mos përdorni ujë të ftohtë, sepse kjo shkakton të dridhura dhe të përkeqësojë gjendjen tuaj. Një dush i vakët ndihmon trupin të freskohet pa stres dhe rrit komoditetin gjatë shërimit.

Përveç këtyre, është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar, të pushoni, të hani ushqime të lehta.

Kujdesi natyral dhe pushimi janë çelësi për rikuperim më të shpejtë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara