Kuriozitete

Kjo është anija më e madhe në botë në formë breshke që do të mbajë 60 mijë pasagjerë

Published

on

Studioja italiane Lazzarini Design ka prezantuar një projekt të jashtëzakonshëm detar që po trondit botën e arkitekturës dhe teknologjisë detare: Pangeos, një anije në formë breshke, me përmasa gjigante.

Sipas CNN, kjo anije do të jetë më e madhja ndonjëherë e ndërtuar dhe do të ketë qendra tregtare, hotele, pishina, kopshte dhe deri në 60.000 pasagjerë.

Me një gjatësi prej 550 metrash e gjerësi maksimale prej 610 metrash, Pangeos nuk është mjet lundrimi, por qytet lundrues. Për ndërtimin e saj do të nevojitet një kantier i posaçëm prej 600 me 650 metra, ndërkohë që Arabia Saudite është përzgjedhur si vendi më i përshtatshëm për ndërtimin.

Kostoja totale e projektit parashikohet të arrijë në 8 miliardë euro, ndërtimi pritet të nisë sivjet duke kërkuar një periudhë prej 8 vitesh pune për t’u përfunduar. Financimi do të realizohet përmes teknologjisë NFT, shitjes së pasurive virtuale “Unreal Estates” në versionin digjital të jahtit në metaverse.

Përveç përmasave marramendëse, Pangeos do të jetë i pajisur me teknologjitë më moderne, përfshirë një mini-port të brendshëm, dritare panoramike rrëshqitëse dhe sistem hidroale, që e lejon të ngrihet mbi sipërfaqen e ujit dhe të lëvizë me shpejtësi, falë tre motorëve me hidrogjen.

“Që në vitin 1964 industria e kishte potencialin të ndërtonte struktura të tilla – tani është koha të realizohet”, thotë Lazzarini Design.

Kuriozitete

A e dini pse peshqirët kanë vija në skaje?

Published

on

Nëse e keni vënë re, pothuajse çdo peshqir ka disa vija karakteristike në fund, të njohura si bordura. Edhe pse duken si detaj dekorativ, ato kanë funksion shumë më të rëndësishëm se thjesht pamja.

Shpesh është menduar se këto shirita tregojnë anën e sipërme e të poshtme të peshqirit apo ndihmojnë në tharjen më të shpejtë. Por, sipas ekspertëve të industrisë së tekstilit, bordura shërben për të forcuar strukturën e peshqirit, duke e bërë më rezistent ndaj grisjes dhe konsumimit gjatë larjeve të shpeshta. Ajo ndihmon që fijet të mos shpërbëhen, ruan formën dhe zgjat jetëgjatësinë e materialit.

Pra, bordura nuk është vetëm mbrojtëse, por ndikon edhe në fuqinë thithëse të peshqirit, duke shpërndarë më mirë lagështinë.

Funksion dhe estetikë

Përveç rolit praktik, bordurat shtojnë edhe prekje elegance. Kjo është arsyeja pse i gjejmë shpesh në peshqirët luksozë të hoteleve, ku kërkohet kombinimi i cilësisë, thithjes dhe pamjes së rafinuar.

Pse janë të rëndësishme?

rrisin fuqinë thithëse,

ruajnë stabilitetin dhe formën,

parandalojnë shpërbërjen e pëlhurës,

japin një ndjesi luksi gjatë përdorimit.

Ema Sejmur nga Good Housekeeping Institute shpjegon se bordura i jep peshqirit më shumë strukturë sesa materiali frotir dhe ndihmon që ai të mos shpërbëhet shpejt.

Prandaj, herën tjetër që të merrni një peshqir në dorë, kujtoni: ato vija të vogla në fund nuk janë thjesht dekor, por një detaj i menduar mirë që bën diferencën në jetëgjatësi, funksionalitet dhe estetikë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Studim i ri: Mikroplastikat lidhen me dobësimin e kockave

Published

on

Mikroplastikat janë bërë tashmë kaq të pranishme në jetën tonë sa që i pimë, i hamë dhe i thithim çdo ditë. Si rezultat, ato janë gjetur në jashtëqitje, në placenta, në organet riprodhuese dhe madje edhe në tru.

Sipas Science Alert, këto grimca mikroskopike, të cilat vijnë nga përpunimi i lëndëve djegëse fosile, tashmë janë zbuluar edhe në eshtrat e njeriut. Një rishikim i 62 studimeve ka treguar se mikroplastikat dhe nanoplastikat ndikojnë në shëndetin e kockave në disa forma.

“Një pjesë e madhe e provave sugjeron se këto grimca depërtojnë deri në indet më të thella të kockave, përfshirë palcën, dhe potencialisht prishin metabolizmin”, shpjegon Rodrigo Bueno de Oliveira, shkencëtar mjekësor në Universitetin Shtetëror të Kampinas, Brazil.

Studimet te njerëzit kanë treguar se grimcat plastike arrijnë në kocka përmes gjakut pasi gëlltiten, eksperimentet te kafshët sugjerojnë se ato ngadalësojnë rritjen e kockave. Dëmtimi i osteoklasteve, qelizave që ndihmojnë në rritjen dhe riparimin e kockave – dobëson strukturën e tyre dhe i bën më të ndjeshme ndaj frakturave dhe deformimeve.

Analizat e thelluara kanë treguar se mikroplastikat ulin qëndrueshmërinë qelizore, përshpejtojnë procesin e plakjes e nxisin inflamacionin.

Edhe pse efektet te njerëzit nuk janë të konfirmuara, ekspertët paralajmërojnë se rritja globale e rasteve të osteoporozës mund të ketë lidhje edhe me praninë e mikroplastikave, përveç faktorëve të njohur si mosha apo përdorimi i alkoolit.

Rreziku është në rritje çdo vit prodhohen mbi 400 milionë tonë plastikë, duke gjeneruar 1.8 miliardë tonë gazra serrë, shkencëtarët kërkojnë më shumë mbështetje për të studiuar ndikimet e mikroplastikave në trupin e njeriut.

Ndërkohë, ekspertët sugjerojnë disa hapa praktikë për të ulur ekspozimin: filtrimi i ujit të pijshëm dhe kufizimi i përdorimit të produkteve plastike, si shishet plastike apo veshjet sintetike. Studimi është publikuar në revistën Osteoporosis International. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Çfarë ndodhi me vëllezërit nga Gaza që prekën botën? Historia e Jadoua dhe Khaled

Published

on

Në tragjedinë e përditshme që përjeton Palestina, mes rrënojave dhe dhimbjes së pashuar, historia e dy fëmijëve të kapur nga objektivi i fotoreporterit Ahmed Younis është bërë një simbol shprese.

Pak ditë më parë, një fotografi e tij preku botën dhe u bë virale në rrjetet sociale. Ajo tregon një djalë të vogël me lot në sy, që mbante mbi supe vëllain më të vogël, duke u larguar nga shtëpia e tyre e shkatërruar në Gaza.

Ky moment rrëqethës ilustron peshën e padurueshme të luftës mbi supet e pafajshme të fëmijëve.

Ahmed Younis shkroi për atë skenë: “Një fëmijë mban vëllain e tij më të vogël në rrugën e gjatë të zhvendosjes nga Gaza Veriore në Jug, një pamje që tregon koston e tmerrshme humanitare të luftës mbi civilët.”

Disa ditë më vonë, Younis publikoi një tjetër fotografi, ku të njëjtit fëmijë shihen duke qeshur dhe duke luajtur së bashku. Ky kontrast i fortë me imazhin e parë dëshmon fuqinë e jetës dhe aftësinë për të gjetur momente lumturie edhe në mes vuajtjes.

“Jadoua dhe Khaled nga zhvendosja, tek një moment i këndshëm,” shkroi Younis.

Në foton e parë, Jadoua mbante vëllain mbi supe, përmes rrugëve të ashpra të zhvendosjes, një pamje që preku zemrat e njerëzve në të gjithë botën dhe u bë simbol i fëmijërisë që mban barrën e luftës.

Në imazhin e dytë, ata buzëqeshin si çdo fëmijë tjetër, duke na kujtuar se çdo fëmijë meriton të jetojë fëmijërinë e tij pa frikë.

Midis dy imazheve shtrihet historia e një brezi që mbijeton përmes dashurisë dhe solidaritetit, një mësim i fuqishëm për humanitetin. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kuriozitete

Si u krijua reklama më e shtrenjtë në historinë e televizionit?

Published

on

Gati dy dekada më parë, bota e modës dhe ajo e filmit u takuan në një mënyrë që la gjurmë të përjetshme.

Në vitin 2004, Chanel publikoi “No. 5 The Film”, një reklamë ikonike për parfumin legjendar Chanel No. 5, me protagoniste aktoren fituese të çmimit Oscar, Nicole Kidman, nën regjinë e të jashtëzakonshmit Baz Luhrmann.

Sa kushtoi dhe si u realizua?

E njohur si reklama televizive më e shtrenjtë e të gjitha kohërave, prodhimi kushtoi 33 milionë dollarë, shifër që sot korrespondon me rreth 52 milionë dollarë.

Spoti zgjat vetëm 3 minuta, që do të thotë se çdo sekondë kushtoi mesatarisht midis 275,000 dhe 288,000 dollarë. Megjithatë, çdo qindarkë rezultoi e justifikuar.

Estetika e reklamës ishte kombinim i luksit karakteristik të Chanel e stilit romantik e teatror të “Moulin Rouge!”, një vizion i Luhrmann.

Nicole Kidman luan rolin e një ylli të famshëm të filmit, i cili përpiqet të largohet nga bota e dritave për të përjetuar një histori dashurie të ndaluar me një të panjohur, rol që interpretohet nga aktori brazilian Rodrigo Santoro.

Kidman u pagua midis 3 dhe 3.7 milionë dollarë për pjesëmarrjen, duke veshur një krijim magjepsës të modës së lartë, stiluar nga Karl Lagerfeld, atëherë drejtor artistik i Chanel dhe përgjegjës për drejtimin artistik të gjithë fushatës.

Kolona zanore e reklamës përdori një pjesë nga Claude Debussy, duke shtuar hijeshi dhe elegancë këtij produksioni kinematografik të jashtëzakonshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara