Kuriozitete

Kjo birrë është prodhuar nga uji i ricikluar i dushit

Birra është e sigurt për t’u pirë, falë disa trajtimeve.

Published

on

Nuk do ta dinit nëse do ta shijonit, por Epic OneWater Brew është një birrë me një përbërës të veçantë: është bërë me ujë të ricikluar nga dushet, lavamanët dhe makinat larëse të një ndërtese banimi.

Birra është e sigurt për t’u pirë, falë disa trajtimeve sikurse mikrofiltrimi dhe drita ultravjollcë, dhe ka për qëllim të tërheq vëmendjen për çështjen e mungesës së ujit dhe ripërdorimit.

“Ndërtesat globalisht shfrytëzojnë 14% të të gjithë ujit të pijshëm”, thotë Aaron Tartakovsky, CEO dhe bashkëthemelues i Epic Cleantec, kompania e trajtimit të ujit me qendër në San Francisko që e prodhoi birrën në bashkëpunim me një fabrikë birre lokale. “Pothuajse asnjë ndërtesë nuk e ripërdor atë ujë – kjo është ajo që ne po përpiqemi të ndryshojmë”.

Birra është një pije alkoolike e stilit Kölsch – një pije e freskët me origjinë nga Gjermania – dhe është bërë me ujë gri të ricikluar nga Fifteen Fifty, një ndërtesë apartamentesh luksoze 40-katëshe në San Francisko. Por nuk është për shitje, pasi rregulloret ndalojnë përdorimin e ujërave të zeza të ricikluara në pije komerciale./UBTNews/

Kuriozitete

Shkenca hedh dritë mbi vlerën e dëgjimit

Published

on

Shkenca për degjimin është një fushë mjaft e gjerë që përfshin si funksionon veshët, përpunimin e tingujve nga truri, dhe faktorët që ndikojnë në dëgjim.

Truri nuk e regjistron vetëm tingullin, por edhe intenzitetin, frekuencën dhe drejtimin nga vjen zëri.

Degjimi ndihmon në komunikim, orientim në hapësirë, dhe përvojën emocionale të muzikës.

Ajo dobësohet pas të 50-ave dhe shkenca spjegon se veshët nuk pushojnë kurrë – Edhe kur flemë, janë aktivë dhe truri përpunon tingujt, si zhurmën e ambientit ose zërin e dikujt që thërret emrin tonë.

Zëri i majtë shpesh ndikon më shumë në perceptimin e muzikës, ndërsa zëri i djathtë ndihmon në lokalizimin e zërit në hapësirë.

Për shembull, vetëm 15 minuta në një koncert të zhurmshëm mund të shkaktojë lodhje të veshëve.

Disa njerëz e “shohin” tingullin – Fenomeni i quajtur sinestezia lejon disa individë të lidhin tingujt me ngjyra ose forma.

Per fund, studimet lidhin humbjen e dëgjimit me rritjen e stresit, izolimin social dhe rrezikun për demencë tek të moshuarit.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Përplasja e vrimave të zeza konfirmon parashikimet e Ajnshtajnit dhe Hawking

Published

on

Astronomët kanë zbuluar përplasje midis dy vrimave të zeza me detaje të papara, duke ofruar pamjen më të qartë mbi natyrën e këtyre çudirave kozmike dhe duke konfirmuar parashikimet e mbajtura prej kohësh nga fizikanët Albert Ajnshtajni dhe Stephen Hawking.

Ngjarja, e quajtur GW250114, u bë e njohur në janar kur studiuesit e vunë re përmes Observatorit të Valëve të Gravitetit të Interferometrit Laser, një grup prej dy instrumentesh identikë të vendosur në Livingston, Luiziana, dhe Hanford, Uashington, transmeton CNN.

Instrumentet zbuluan valë të gravitetit, valëzime në hapësirë-kohë të prodhuara nga dy vrima që përplasen. Kërkimi i valëve, fenomene të parashikuara më 1915 si pjesë e teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit, është e vetmja mënyrë për të identifikuar përplasjet e vrimave të zeza nga Toka.

Ajnshtajni besonte se valët do të ishin të dobëta për t’u kapur nga teknologjia njerëzore, por në shtator 2015, LIGO i regjistroi për herë të parë, duke fituar më vonë Çmimin Nobel për tre shkencëtarë që dhanë kontribute kyçe në zhvillimin e këtij “teleskopi me vrima të zeza”.

Vrimat e zeza të zbuluara ishin secila rreth 30 deri 35 herë më e madhe se masa e Diellit dhe ato po rrotulloheshin ngadalë, tha Maximiliano Isi, një profesor asistent i astronomisë pranë Universitetin e Kolumbias e një astrofizikan në Qendrën për Astrofizikë Kompjuterike të Institutit Flatiron në Nju Jork.

Isi drejtoi një studim të ri për Bashkëpunimin LIGO-Virgo-KAGRA mbi të dhënat GW250114, të cilat u botuan në revistën Physical Review Letters.

“Vrimat e zeza ishin rreth 1 miliard vite dritë larg dhe ato po orbitonin rreth njëra-tjetrës në pothuajse një rreth të përsosur”, tha Isi. “Vrima e zezë që rezultoi ishte rreth 63 herë më e madhe se masa e diellit dhe po rrotullohej me 100 rrotullime në sekondë.”

Isi tha se vëzhgimi u jep shkencëtarëve një pamje të re në “dinamikën e hapësirës dhe kohës”.

Parashikimi i parë, i hartuar nga matematikani i Zelandës së Re, Roy Kerr, më 1963, ndërtohet mbi teorinë e relativitetit të Ajnshtajnit e pohon se vrimat duhet të jenë objekte paradoksalisht të thjeshta, të përshkruara nga një ekuacion i vetëm.

“Po, vrimat e zeza janë misterioze, komplekse e kanë implikime të rëndësishme për evolucionin e universit,” tha Isi, “por matematikisht ne mendojmë se ato duhet të përshkruhen plotësisht vetëm nga dy numra. Gjithçka që duhet të dimë rreth tyre duhet të vijë nga sa e madhe është vrima e zezë – ose sa është masa e saj – dhe sa shpejt rrotullohet.”

Për të testuar këtë teori, studiuesit përdorën një veçori unike të përplasjeve të vrimave të zeza: një “zile” ose dridhjem si një zile që është goditur – që prodhon vrima e zezë përfundimtare.

“Nëse keni një zile dhe e godisni me çekiç, ajo do të tingëllojë,” vuri në dukje Isi. “Totali dhe kohëzgjatja e tingullit, karakteristikat e tingullit, ju tregojnë diçka rreth asaj se nga çfarë është bërë zilja. Me vrimat e zeza ndodh diçka e ngjashme – ato tingëllojnë në valë të gravitetit.”

Parashikimi i dytë i konfirmuar nga GW250114 është ai i bërë më 1971 nga fizikani Stephen Hawking, pohon se kur dy vrima të zeza bashkohen, sipërfaqja që rezulton duhet të jetë e barabartë ose më e madhe se ajo e vrimave të zeza origjinale.

Continue Reading

Kuriozitete

Gërmimet në Turqi zbulojnë kafka elefantësh 7.7 milionë vjeçare

Published

on

Tre kafka elefanti që datojnë rreth 7.7 milionë vjet më parë janë zbuluar gjatë gërmimeve në Kayseri, në Turqinë Qendrore.

Gërmimet, të cilat nisën më 2018 pas një raportimi nga një bari në vitin 2017 pranë Digës së Yamoula-s, po vazhdojnë nën mbikëqyrjen e Drejtorisë së Muzeut të Kayserit dhe me mbështetjen financiare të bashkisë së qytetit.

Kafkat u zbuluan në rajonin e Kocaşinanit, përgjatë lumit Kızılırmak. Gjatë gërmimeve janë zbuluar edhe një sërë fosilesh të tjera, përfshirë mbetje të gjirafave prehistorike, elefantëve, mamuthëve, rinocerontëve, dhive, antilopave, breshkave dhe derrave.

Arkeologu Ömer Dağ i tha agjencisë turke të lajmeve Anadolu se ekipi i tij po përqendrohet kryesisht në fosilet e elefantëve, duke gërmuar në zonën përreth digës.

“Mund ta quajmë këtë vit ‘vitin e elefantit’,” tha Dağ. “Që nga fillimi i gërmimeve në vitin 2018, kemi zbuluar dy kafka. Por vetëm këtë vit, gjatë një sezoni të vetëm, kemi gjetur tre,” shtoi ai, duke theksuar se edhe pse dhëmbët janë disi të dëmtuar, njëra nga kafkat u gjet me nofullën e poshtme të paprekur.

Analizat radiometrike i datojnë këto gjetje rreth 7.7 milionë vjet më parë. Shumica e fosileve të elefantëve janë zbuluar në zonën Sevril, e cila njihet si “brezi i elefantëve”. Arkeologu theksoi rëndësinë e këtyre gjetjeve për shkak të madhësisë dhe gjendjes së mirë të ruajtjes së fosileve të megafaunës, të cilat kanë tërhequr vëmendje shkencore ndërkombëtare.

“Përqendrimi i elefantëve në vende të caktuara e dendësia na ofrojnë informacione të vlefshme në lidhje me paleogjeografinë e zonës,” shtoi Dağ.

Continue Reading

Kuriozitete

James Webb zbulon lindjen e mijëra yjeve në Pismis 24

Published

on

Teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s ka kapur një imazh spektakolar që tregon mijëra yje të rinj, 5.500 vite dritë larg Tokës, dhe një re pluhuri dhe gazi ku po formohen yje.

Një grup yjesh të rinj, Pismis 24, është fotografuar pas më shumë se 5 orësh ekspozim.

Pismis 24 është një klaster yjesh shumë i ri (star cluster), pjesë e nebulozës së Lobsterit (NGC 6357) në konstelacionin Skorpi.

James Webb, më i madhi dhe më i fuqishmi teleskop hapësinor, vëzhgon universin në spektrin infra të kuq, duke depërtuar në pluhurin hapësinor për të regjistruar lindjen e yjeve.

Ekspozimi për këtë imazh ka qenë mbi 5 orë, që lejon shkrepje shumë të qarta dhe me detaje të mëdha në strukturat e pluhurit, gazit dhe formimit yjor.

Imazhi na tregon se si strukturat e pluhurit dhe gazit reagojnë ndaj energjisë së fortë të yjeve super-masivë: kjo ka implikime për të kuptuar se si sistemi diellor, planetet dhe formimi i yjeve të vegjël mund të ndikohen nga yjet e mëdhenj rrethues.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara